Psikologji

“Hiqini qafe” këta pesë lloje njerëzish. Ju helmojnë

5 llojet e personave toksikë që duhet t’i shmangni me çdo kusht

Nëse nuk i kushtoni vëmendje të kujdesshme, njerëzit toksikë depërtojnë në jetën tuaj dhe përdorin energjinë tuaj mendore, durimin dhe lumturinë, pa e kuptuar ju vetë. Të gjithë kemi hasur njerëz si këta dhe disa prej nesh mund të kenë qenë edhe toksikë në një moment në jetën tonë. Eshtë e rëndësishme të shmangim këto pesë lloje të njerëzve toksikë.

1. Thashethemexhinjtë

Thashethemexhinjtë janë një forcë e fshehtë në çdo vend. Ata ju bëjnë të ndiheni sikur po ju sjellin në vathë, duke ndarë informacione delikate me ju. Duket sikur gjithçka që ata bëjnë, është të mbledhin dhe shpërndajnë copëza informacionesh për njerëzit e tjerë.

Kur dikush dëshiron të flasë me ju për dikë tjetër prapa shpinës, kjo është pothuajse gjithmonë një situatë toksike. Nuk i shton vlera jetës tënde, dhe nëse thashethemexhiu flet me ty, mund të jesh e sigurt se flet për ju me dikë tjetër.

Ky është personi në punë, që ju zë rrugën gjatë kohës së pushimit dhe ju flet keq për performancën e një bashkëpunëtori tjetër. Kur personi mendon se mund të vijë tek ju, ata do të mund ta përsërisin këtë pa pushim. Njerëzit ju shohin së bashku, dhe ata madje mund t’ju etiketojnë si thashethemexhinj edhe ju vetë, vetëm për faktins e shoqëroheni me këtë lloj të personit toksik.

Nëse mendoni për atë që mund të merrni nga këto biseda, ka shumë të ngjarë që nuk do të përfitoni aspak prej tyre. Në fakt, shoqërimi me një thashethemexhi mund t’ju dëmtojë vërtet. Mendoni se si do të ndiheshit, nëse do të mësonit se dikush po fliste për ju pas shpine. Tani imagjinoni që dikush ju kap në mes të një shkëmbimi thashethemesh. Ju nuk keni nevojë për këtë lloj drame në jetën tuaj.

2. Manipulatorët

Manipulatorët e dinë se çfarë duan, dhe ata do t’ju përdorin për ta marrë atë. Atyre nuk u bëhet vonë për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Duket sikur sa më shumë kohë që kaloni me ta, aq më pak fuqi keni mbi fatin tuaj. Rrini me këta lloje tipash shumë të gjatë, dhe do të përfundoni duke bërë çfarë duan ata, në vend që të qëndroni për veten tuaj.

Shumica prej nesh nuk veprojnë pa qëllime, por manipuluesi është i vendosur për të arritur misionin e vet, në kurriz të të gjithë atyre që ka përreth. Manipulimi mund të marrë disa forma, por një mënyrë klasike për të manipuluar është përmes viktimësisë.

Për shembull, unë kam një mik që është në një marrëdhënie toksike. E dashura e tij është kontrolluese dhe abuzuese, dhe çdo herë që duket sikur ai do të dalë nga gjendja negative, ajo e manipulon atë për të qëndruar. Sa herë që përpiqet të largohet, ajo sajon një krizë shëndetësore për ta bërë atë që të ndjehet keq. Meqë shoku im është një djalë i këndshëm, ai qëndron dhe përpiqet ta bëjë atë të ndjehet më mirë.

3. Gjykuesit

Kaq shumë kultura vërtiten përreth turpit, dhe gjykuesit përfitojnë nga parehatia juaj me turpin, për t’jua vjedhur energjinë tuaj. Pavarësisht nga ajo që thoni, mendoni apo bëni, gjykuesi gjithmonë do të ketë kritika për ju. Ata nuk përpiqen kurrë që të vihen në vendin tuaj. Shqetësimi i tyre i vetëm është ajo që keni bërë ose nuk keni bërë. Sa më shumë kohë të kaloni me ta, aq më shumë do të ndjeheni në depresion. Ju kurrë nuk mund t’i bëni të lumtur, dhe nëse mendimi i tyre për ju ndikon në vetëvlerësimin tuaj, atëherë jeni të dënuar me mjerim. Kur keni të bëni me një gjykues, gjithmonë faji do ju hidhet juve.

4. Ekzagjeruesit

Një ekzagjerues nuk di ta mbajë një problem të vogël, të tillë. Shpesh përdor fjalë të tilla si: “Ju kurrë nuk bëni …” ose “Ju keni qenë gjithmonë …” Ata nuk marrin kohë për të shqyrtuar hapat që keni ndërmarrë për të ndrequr problemin, ose për të korrigjuar gabimin tuaj. Dilni përpara një ekzagjeruesi dhe përgatituni që të etiketoheni me gabimin tuaj. Për një ekzagjerues, gjithçka duket si fundi i botës. Imagjinoni që jeni në një ekip dhe po planifikoni një prezantim të madh. Ju u caktuat të punoni në një pjesë të prezantimit, por pastaj dikush në familjen tuaj u sëmur dhe duhej të shkonte në spital. Ju nuk arrini të paraqisni pjesën tuaj të projektit në ekip, por prezantimi përfundimtar është ende më shumë se një javë larg.

Shumica e njerëzve do të kuptonin këto rrethana të vështira dhe disa mund të ofrohen t’ju ndihmojnë të përfundoni punën tuaj, gjatë kësaj kohe stresuese. Megjithatë, ekzagjeruesi nuk është si shumica e njerëzve. Një ekzagjerues do ta trajtojë si një problem të tmerrshëm që tregon mungesën e përkushtimit ndaj ekipit. Ata do të vazhdojnë t’jua përmendin, edhe shumë kohë pas prezantimit.

5. Shprehësi emocional

Të qënurit mjaftueshëm të prekshëm për të folur për ndjenjat mund të jetë gjë e vlefshme në marrëdhënie, por ndonjëherë njerëzit e teprojnë vërtetë. Shprehësve emocionalë u pëlqen të flasë për ndjenjat, por ata kurrë nuk e bëjnë këtë në mënyrë konstruktive. Ky është personi që vazhdimisht ju tregon se si diçka i bën ata të ndihen, por kurrë nuk ndërmerr ndonjë veprim për të përmirësuar situatat e këqija.

Është kaq e lehtë të biesh në këtë kurth të të folurit, në vend se të veprosh. Nëse rri me shprehës emocionalë, herët a vonë, do të bëhesh njësoj si ata. Njerëz si këta mund të kapen kaq fort pas diskutimit të ndjenjave të veta, saqë humbasin aftësinë për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo nuk është një mënyrë produktive apo e shëndetshme për të jetuar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button