Magazine

Integrimi ekonomik në BE si sfidë e qytetarëve, biznesit dhe qeverisë

– Intervistë me z. Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike-

– Çfare duhet te kuptojme me integrim ekonomik te vendit me BE-ne?

– Eshte e qarte se procesi politik dhe ekonomik i vendeve kandidate sic eshte rasti i vendit tone eshte nje proces kompleks, nje proces ne vazhdim  qe i shtrin efektet e veta deri ne antaresimin e plote.  Si tille ai perfshin kontrollin e ndersjelle te sistemeve dhe te politikave, identifikimin e elementeve te ndjeshem ne strukturen industriale, eksplorimin e implikimeve qe sjell zbatimi dhe zbatimi i “acquis communautaire” dhe vleresimin e nevojes per marreveshje kalimtare.

Nga nje kendveshtrim teorik, pranohet gjeresisht se ekziston nje lidhje e forte dhe pozitive midis hapjes dhe rritjes ekonomike. Mundesite me te medha nga tregtia nderkombetare sjellin nje rritje te produktivitetit dhe nivelit te prodhimit vendas, pasi me pengesa me te uleta per tregtine nderkombetare, prodhuesit dhe konsumatoret fitojne akses me te mire ne produkte te specializuara. Barrierat me te uleta tarifore dhe jotarifore mund te nxisin gjithashtu konkurrencen nderkombetare duke i detyruar bizneset te behen me konkurruese. Ne kete menyre, nepermjet shkembimeve dhe kontakteve nderkombetare bizneset jane ne gjendje te shfrytezojne njohurite dhe idete qe vijne nga jashte, duke qene ne gjendje keshtu te pershpejtojne edhe ritmin e tyre te inovacionit. Dmth tregtia nderkombetare e mallrave dhe sherbimeve dhe flukset e medha hyrese te investimeve te huaja direkte (FDI) mund te lehtesojne transferimin e ideve, teknologjive moderne dhe te praktikave te biznesit duke kontribuar ne ate menyre ne produktivitet me te larte dhe investime dhe rritje. Sic deshmon pervoja prej disa dekadash e vete BE-se dhe pervoja e vendeve te reja te pranuara gjate dy dekadave te fundit, ky bashkim ndjek nje politike tregtare qe nxit nje tregti te qendrueshme dhe te drejte, mbeshtet vendet ne zhvillim per te perdorur mundesite tregtare ne dobi te nxitjes se rritjes ekonomike dhe, kuptohet qe kjo ka si rezultante, edhe rritjen e standardeve te te jeteses te qytetareve te vendeve qe i bashkohen BE-se.

Duke pranuar si te mireqene nje perfundim qe haset shpesh ne literaturen mbi zhvillimin ekonomik, besohet se tregtia nderkombetare eshte nje nga disa katalizatoret e produktivitetit dhe rritjes. Dmth per shkak te efikasitetit me te madh ekonomik qe rrjedh nga kostot me te uleta te transaksioneve, te specializimit te thelluar, te ekonomise se shkalles dhe te presionit konkurrues, te dhenat statistikore provojne se liberalizimi i tregtise se BE-se ka dhene nje kontribut gjithnje e me te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendeve te saj te pranuara gjate dy dekadave te fundit. Kuptohet se hapja e vendit ndaj tregtise nderkombetare kontribuon ne pershpejtimin e rritjes se tij ekonomike duke pasur parasysh nje korrelacion pozitiv ndermjet tregtise nderkombetare (eksportit dhe importit) dhe rritjes ekonomike.

Pare ne kete kendveshtim, vete procesi i antaresimit ne BE i Shqiperise mendoj se kerkon nje reflektim te thelle te te gjithe elites politike ne pushtet dhe ne opozite dhe sidomos te botes akademike per te permiresuar fokusin e procesit te politike-berjes drejt prodhimit vendas, intensifikimit te marredhenieve ekonomike, tregtare, te investimeve, kulturore e te kapitalit human me vendet e rajonit dhe impaktin e ndersjellte te ketij procesi, zgjerimin e debatit publik rreth mundesive afatgjate qe ka vendi yne per te qene konkurrues ne aspekte te caktuara, drejtimet e thellimit te specializimit te ekonomise sone kombetare, hapat ne respektimin e kritereve te konvergjences, et.j te gjitha keto  ne dobi te pershpejtimit te procesit te integrimit te vendit ne BE.
 
– Çfare keni parasysh kur flisni per “kriteret e konvergjences”?


– Sic dihet, kriteret e konvergjences, te njohura ndryshe edhe si “kriteret e marreveshjes se Maastricht-it”- 1992,  jane kriteret qe bazuar ne treguesit ekonomike, shtetet anetare te Bashkimit Evropian (BE) duhet te permbushin per te hyre ne zonen e euros. Ketu behet fjale per kontrollin mbi inflacionin, borxhin publik dhe deficitin publik, stabilitetin e kursit te kembimit dhe konvergjencen e normave te interesit. Me konkretisht, kriteret e konvergjences te percaktuara percaktojne treguesit qe duhen respektuar nga vendet anetare dhe eventualisht edhe  vendetkandidate per anetaresim  ne lidhje me  stabilitetin e çmimeve; financat publike, kursin e kembimit dhe normat e interesit afatgjate. Po keshtu ne harkun kohor te tre dekadave te fundit jane bere disa modifikime te ketyre kritereve, por pa iu larguar qellimit primar te tyre.

Duke ballafaquar dinamiken e disa nga treguesit kryesore te ekonomise sone gjate dekades se fundit, pavaresisht shkaqeve thelbesore apo justifikimeve qe mund te gjenden ne tregues te vecante, duhet pranuar se ne nje tregues te rendesishem sic eshte borxhi publik, i lidhur me kriterin e dyte, vendi yne ka shenuar stanjacion dhe hapa pas. Natyrisht qe kjo situate reflekton raportet midis Kuvendit te Shqiperise dhe ekzekutivit (pamundesine e Kuvendit per te ushtruar rolin e vet kushtetues ne monitorimin e ketij te fundit); agresivitetin e programit te qeverise ne kryerjen e shpenzimeve dhe te investimeve publike pertej mundesive reale te ekonomise sone kombetare; nivelin e larte te sektorit informal te ekonomise dhe mbledhshmerine e ulet te tatime-taksave – nen mundesite e ekonomise; peshen specifike te larte te kontratave shteterore te llojit partneritet publik-privat, nje kercenim ne rritje edhe per periudhat qe vijne;  kostot e rritura  dhe te dyshuara gjeresisht per korrupsion te nje numri veprash publike sidomos ne infrastrukture; ndikimin e krizes ekonomike boterore ne ngadalesimin e rritjes ekonomike, etj.  
  
– Kur flasim per ndikimin ekonomik te integrimit ne ekonomi, silat jane disa nga pritshmerite kryesore qe qytetaret shqiptare duhet te kene nga ky proces?

-Nje numer i pafundem studimesh, analizash, raportesh, te dhenash statistikore, etj. deshmojne se integrimi ne  BE kontribuon ndjeshem ne rritjen ekonomike te vendeve qe arrijne te realizojne kete  proces. Ky ndikim shprehet ne ritmet e rritjes se nivelit te te ardhurave, por me shume duket ne nivelin dhe ritmet e absorbimit te investimeve te huaja direkte (FDI), ne fuqizimin e lirise ekonomike, ne avancimin e reformave strukturore dhe thithjen e ndihmes nga BE-ja, etj. Keto tregues te vendeve qe kane ecur me shpejt dhe jane te suksesshme ne kete proces vlejne per te kuptuar se sa i rendesishem eshte integrimi i vendit tone ne BE, vecanerisht ne kontekstin e zhvillimeve globale te ketij viti dhe te pasojave te pashmangshme e paqartesive te medha mbi perspektiven e rendit boteror dhe raporteve ekonomike e poltike ndermjet fuqive te medha te botes se sotme.

Ne kontekstin shqiptar, cdo hap ekonomik perpara ne procesin e integrimit te vendit ne BE duhet pare i lidhur ngushte me politikat ekonomike, fiskale, te tregtise, te bashkepunimit rajonal, etj. qendjek qeveria shume me teper se sa nga vendim-marrjet burokratike dhe te lidhura me faktore gjeostrategjike, etj., te vete BE-se.

Thene ndryshe, sic tregon edhe pervoja e fqinjit tone verior (Malit te Zi) ne disa vendim-marrje te gabuara te qeverise se atij vendi (psh marrja e kredise shteterore nga Kina), cfaredo vendim-marrje ne periudhen e para-antaresimit eshte pergjegjesi e plote per autoritetet shqiptare dhe se vendim-marrjet e nxituara, te motivuara nga interesa politike te momentit apo nga interesat e grupeve dhe lobeve financiare qe ndikojne qeverine,  influencon jo vetem mbi koston e procesit te integrimit, pro edhe mbi ritmet e ketij procesi. Me konkretisht, disa vendim-marrje te meparshme apo ne proces te qeverise shqiptare qe lidhen me institucionet baze te ekonomise se tregut (psh krijimi i Korporates Shqiptare te Investimeve;  vendimi per shnderrimin e Portit te Durresit – portes hyrese te Korridorit te VIII-te – ne nje port jahtesh mbi bazen e nje kontrate qeveritare jotranparente dhe marrja e nje borxhi tjeter publik per ndertimin e nje porti te ri ne afersi te tij, etj.; pesha specifike disa here me e larte se mesatarja e BE-se e kontratave te llojit PPP ndaj GDP-se se vendit, etj., etj., perbejne kosto shtese te vete procesit te integrimit te vendit ne BE.

Ne menyre te terthorte, nje ndikim te ngjashem sjell edhe  perkeqesimi i lirise ekonomike dhe klimes se te berit biznes ne vendin tone. Dmth kinezerimi, turqizimi, arabizimi e ndoshta edhe rusifikimi i investimeve te huaja direkte ne shfrytezimin e pasurive natyrore strategjike te vendit. Kjo jo per te qene selektive ne mundesimin e hyrjes se ketyre investimeve ne ekonomine shqiptare per te cilat eshte ne nevoje te vazhdueshme, por per te kuptuar se burimet e kapitalit nga keto drejtime lidhen ngushtesisht me interesa politike te qeverive prej nga vijne; se per shkak te diferencave qe ato kane ne zhvillim ndaj BE-se nuk arrijne te sjellin teknologji dhe metoda menaxhimi bashkekoohor; se ato kane si karakteristike themelore shfrytezimin agresiv te burimeve natyrore; se ushqejne keq-administrimin e pasurive strategjike dhe orekset korruptive te elites politike drejtuese te vendit, dhe ne kete menyre nuk i sherbejne sa duhet vete procesit te integrimit ne BE.


Ju flisni per permiresimin e lirise ekonomike ne vendin tone si nje pritshmeri e procesit teintegrimit, si ndikon apo ndikohet apo ajo nga ky proces?

Sic dihet, kushtet per anetaresim te vendeve aspirante ne BE, perfshijne nje ekonomi te tregut te lire, demokraci te qendrueshme dhe sundimin e ligjit dhe miratimin e legjislacionit te BE-se.
Parakushtet themelore per t’u bashkuar me BE, nje nga tregjet me te fuqishme dhe te perparuara ekonomike ne bote, kerkojne nje volum te madhe te ndryshimeve institucionale dhe reformave, ne vendeve anetare per te arritur dhe mbajtur nje shkalle te caktuar konvergjence. Vetem ne kete menyre procesi i antaresimit te BE-se shoqerohet me rritje te lirise ekonomike. Natyrisht ketu nuk behet fjale thjesht per adaptimin e disa standardeve minimale per anetaresim, por edhe permiresimin thelbesor ne praktikat rregullatore dhe ne administrimin e brendshem te vendit kandidat. Dmth i gjithe procesi lidhet ngushtesisht me transpozimin ne legjislacionin e vendit tone te nje pjese te madhe te rregulloreve te BE-se qe ndikojne drejtperdrejt ne cilesine e jetes se qytetareve.

Dmth anetaresimi ne kendveshtrimin e lirise ekonomike zgjeron lirine e tregtise kryesisht per shkak te eleminimit te shume llojeve te barrierave; permireson cilesine e akteve rregullatore dhe rrit efektivitetin e sistemit juridik dhe mbrojtjen e te drejtave te prones. Ne kete menyre, vendi anetar shenon progres te matshem dhe dhe te dukshem si ne aspektin e sundimit te ligjit ashtu edhe te politikave ekonomike qe ndjek.

Cili eshte roli ekonomik i qeverise ne procesin e integrimit te vendit ne BE?

Procesi i integrimit ne BE mund te analizohet nga kendveshtrime te ndryshme. Shkalla e perfshirjes se aktoreve dhe faktoreve te ndryshem kushtetues ose jo, varet nga vendi dhe rrethanat. E perbashketa e rolit te qeverise ne kete process, ndermarrja prej saj e nje programi te reformave ekonomike mbetet instrumenti kryesor i dialogut te vendit kandidat (ne rastin tone te Shqiperise) me BE-ne ne aspektin ekonomik te procesit. Dmth qeveria duhet te inicoje reformat e nevojshme ne drejtim te permbushjes se kushteve ekonomike per antaresim dhe te drejtoje pergatitjet e nevojshme per pjesemarrjen e ardhshme te ekipeve shqiptare ne koordinimin e politikave ekonomike me shtetet anetare te BE-se.

Natyrisht qe si kudo ne vendet me nje status te ngjashem anetaresimi, sipas mendimit tim,  qeveria shqiptare duhet te perpjekjet e duhura ne drejtim te arritjes se konsolidimit fiskal, permiresimit te menaxhimit fiskal, reformimit te shoqerive publike, permiresimit te klimes se biznesit, perballimit me realizem te problematikes se sektorit informal.  Keshtu behet e mundur qe permes ndermarrjes se politikave te tilla te krijohen kushtet per te adresuar ato dobesi qe ekonomia shqiptare ka shfaqur sidomos gjate dekades se fundit, duke shenuar ne kete menyre hapa te vegjel, por te sigurte ne rrugen e afrimit te Shqiperise me BE, qe mendoj se mbetet edhe rruga kryesore per te dekurajuar braktisjen e vendit dhe problemet e mprehta social ekonomike qe sjell ky fenomen. 

Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, të Institutit
Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit te Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke.

Back to top button