MagazineThenie

“Inteligjenca pa ambicie është si një zog pa krahë”. Thënie fantastike nga Salvador Dali

Salvador Dali  ishte një artist surrealist spanjoll i njohur për aftësitë e tij teknike, hartimin e saktë dhe imazhet goditëse dhe të çuditshme në punën e tij. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të këtij artisti:

“Inteligjenca pa ambicie është si një zog pa krahë”.

“Artisti nuk është një person i frymëzuar, por një person që frymëzon të tjerët”.

“Gabimet janë thuajse gjithmonë të një natyre të shenjtë. Mos u mundo asnjëherë t’i korrigjosh ato. Përkundrazi, mendo për to, kuptoji. Pas kësaj, do ta kesh të mundur t’i lartësosh”.

“Asnjë kryevepër nuk është arritur të krijohet nga një artist përtac”.

“Nëse unë do të bëhem dikush më sipër mesatares, nëse dua që të tjerët të më mbajnë mend, atëherë duhet të avancoj në art, në jetë, në gjithçka”.

“Mos ki frikë nga perfeksioni. Nuk ke për ta arritur kurrë atë”.

“Unë do të jetoj përgjithmonë. Gjenitë nuk vdesin asnjëherë”.

“Çdo mëngjes kur zgjohem, përjetoj gjithnjë një kënaqësi supreme – të qenurit Salvador Dali”.

“Diçka që bota nuk do ta ketë asnjëherë mjaftueshëm, është egërsia”.

“Ai që di ta shijojë verën, nuk pi verë, por ruan sekrete”.

Back to top button
Close
Close