Covid19MAIN

INTERVISTA / Ekspertja britanike: Vaksinimi, rruga jonë e vetme për të dalë nga kjo pandemi

Në shumë vende, është duke u rritur numri i infeksioneve të reja me Covid-19. A mos u nxituan qeveritë kur hoqën bllokimet? Cili është roli i variantit Delta? Në një intervistë dhënëpër “Der Spiegel studiuesja britanik Devi Sridar, profesore e shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgut, flet mbi rreziqet e valës së re të pandemisë, dhe argumenton se vaksinimi është rrugëdalja jone e vetme nga pandemia.

Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në shumë vende, pavarësisht përqindjeve të larta të vaksinimit. Ndërkohë, shumë vende po vazhdojnë të rihapen, siçkishte rasti i Britanisë të hënën e kaluar. A është kjo një ide e mirë?

Ne po shkelim në një terren të panjohur. Sidomos Britania e Madhe dhe Izraeli, janë tani nënjë lloj eksperimenti. Të gjithë po i vëzhgojnë për të zbuluar:Çfarë ndodh nëse lejon rritjen e rasteve në një mënyrë pak a shumë në mënyrë të pakontrollueshme, kur të vaksinohen tëmoshuarit dhe grupimet e rrezikuara të popullsisë?

Sa shtrime në spital dhe vdekje do të ketë? Është pak a shumë si të hidhesh nga një shkëmb i lartë. Në dalim nga një vit më parë, ne kemi sot krahë dhe këto janë vaksinat. Por a janë krahët aq të fortë sa të na mbajnë në ajër, duke mos na rrëzuar poshtë?

Gjatë gjithë pandemisë, ju keni qenë një nga avokatet e strategjisë më të ashpër Zero Covid19, qëllimi i së cilës ishte të ulte sa më shumë që të ishte e mundur numrin e rasteve, siç ndodhi në Zelandën e Re dhe Australi. A nuk e kundërshtojnë këto hapje gjithçka për të cilën ju keni luftuar?

Gjatë kësaj periudhe situata ka ndryshuar ndjeshëm. Një vit më parë, masat synonin kryesisht blerjen e kohës për arritjen e zhvillimit të një vaksine apo trajtimi. Se kanë treguar Zelanda e Re dhe Australia, por edhe shumë vende aziatike, “Zero Covidishte sigurisht strategjia më e mirë për shpëtimin e jetës, ekonomisë dhe lirive civile, derisa të kishim në dispozicion një vaksinë.

Tani kemi vaksinat, dhe çështja është se si t’i përdorim më mirë ato për të dalë nga pandemia. Edhe unë e kam evoluar pozicionin tim bazuar në vaksina të sigurta dhe shumë efektive.Mendoj se ne njerëzit jemi tek e fundit qenie shoqërore.

Për disa, jeta merr kuptim sepse shkojnë në kishë. Për të tjerët, është salla e bingos, vizita tek të afërmit apo edhe lokali i mbushur me njerëz. Kjo është ajo që i bën njerëzit të lumtur, dhe u jep atyre kuptim. Por mënyra e vetme e qëndrueshme për ta ndaluar këtë pandemi është vaksinimi.

Jo vetëm në Britani, por edhe në Holandë, Spanjë dhe Izrael, numri i rasteve u rrit shumë kur filluan rihapjet, edhe pse më shumë se 40 për qind e popullsisë në këto vende është tashmë plotësisht e vaksinuar...

Varianti Delta i Sars-CoV-2, që vjen nga India, po dominon aktualisht në shumë vende, dhe kësisoj jemi në një fazë të re të pandemisë. Mjerisht, një përqindje vaksinimi prej 60 për qind nuk është e mjaftueshme për variantin Delta. Për një jetë deri diku normale, kemi nevojë për shumë më tepër njerëz të vaksinuar, ndoshta 80 deri 90 për qind të popullsisë.

Delta po ndryshon rregullat e lojës në të gjithë botën. Shihni Afrikën, Indinë, dhe të gjitha vendet që para se të vinte Delta menduan se e kishin kaluar keqen. Dhe ne nuk e dimë se çfarë na pret tjetër, dhe cilat variante të tjera do të shfaqen.

Nëse vaksinimi është strategjia jonë e vetme e daljes nga pandemia, pse kaq shumë njerëz hezitojnë të vaksinohen?

Unë mendoj se në rastin e Gjermanisë, kjo ndodh edhe sepse për momentin Sars-CoV-2 nuk duket shumë kërcënues për shumë njerëz, për shkak të incidencës së ulët. Njerëzit mendojnë: Jeta ime është tani në rregull, e pse më duhet vaksina? Por kur numri i rasteve të rritet sërish, jam i sigurt se do të ndryshojë mendim.

Ne në Britani po shohim një gatishmëri të madhe të rinjve për t’u vaksinuar. Ata e kuptojnë se zgjedhja e tyre e vetme është midis vaksinimit dhe infeksionit. Ne jemi të gjithë jemi në Titanikun që po fundoset në Oqeanin Delta. Ose do të hipësh në varkën e shpëtimit, qëështë vaksinimi. Ose do të fundosesh.

Fatkeqësisht ky është realiteti i hidhur. Në momentin kur njerëzit do ta kuptojnë se vaksinimi është e vetmja rrugëdalje, ata do të vaksinohen. Ndërkohë, miliona njerëz në të gjithë botën janë vaksinuar, dhe kësisoj ne e dimë se vaksinat antiCovid janë shumë të sigurta.

Po për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve? A do të duhet të mbyllen serish shkollat kur të rriten normat e infeksionit?

Për momentin kjo është një çështje delikate. Sigurisht, dikush mund të thotë:Epo, disa fëmijë vdesin çdo vit nga gripi apo infeksionet e tjera të frymëmarrjes, dhe ne nuk i kemi mbyllurshkollat ​​për shkak të këtyre sëmundjeve. Nga ana tjetër, Sars-CoV-2 është një virus i ri, dhe ne e dimë që qindra fëmijë kanë vdekur prej tij në SHBA.

Plus, është dukuria e “Covidit Gjatë. Por dëmi i shkaktuar nga pengesa e fëmijëve pëtë luajtur bashkë dhe shkuar në shkollë është edhe më i madh. Dhe ndryshe nga dëmi ekonomik, ky lloj dëmi nuk riparohet me para. Një fëmijë që ka humbur 2 vite shkollënuk mund t’i kompensojë dot kurrë ato.

Pra, ju mendoni se duhen vaksinuar të gjithë fëmijët 12-16 vjeç, për të cilët është miratuar një vaksinë?

Mendimi im personal është po. Unë mendoj se infeksioni i pakontrolluar i fëmijëve është shumë i rrezikshëm. Virusi nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, veshkat, enët e gjakut dhe trurin. Por nuk duhet të ketë një vaksinim të detyrueshëm. Prindërit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, edhe pse ky mund të mos jetë një vendim i lehtë për ta. / Der Spiegel – Bota.al

Back to top button
Close
Close