Psikologji

Ja se si sillen njerëzit që kanë personalitet të fortë

Njerëzit me personalitet të fortë mund ta gjejnë mjaft mirë veten në këtë thënie: “Asgjë në botë nuk mund ta ndalë dot personin me personalitet të fortë për të arritur synimet e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë dot personin me personalitet të dobët për t’i arritur synimet e tij”. Çdo gjë që ne bëjmë, apo nuk bëjmë, varet nga personaliteti ynë. Të kesh një personalitet të fortë nuk është e lehtë, por mund të arrihet me praktikë dhe përkushtim. Më poshtë do të mund të lexoni pesë sjelljet më të zakonshme të personave të fortë mendërisht, por që kanë dhe një personalitet po aq të fortë.

Nuk ankohen shpesh.

Ata e dinë se të ankohesh për problemet që të shfaqen në jetë, është praktikisht e kotë, sepse nuk do të ndryshojnë asgjë. Ndaj, në vend që të ankohen, ata zgjedhin të ndryshojnë në mënyrë që t’i përballojnë më lehtë problemet që kanë.

E mbajnë jetën e tyre nën kontroll.

Njerëzit me personalitet të fortë nuk ankohen për fatkeqësitë që u ndodhin dhe as që presin që dikush të vijë dhe t’i ndihmojë. Edhe nëse dikush i ofron ndihmën e vetë, ata zgjedhin shpesh herë t’ia dalin mbanë të vetëm, duke mbajtur përherë përgjegjësitë e duhura për gjithçka që bëjnë.

Mësojnë “të kërcejnë në shi”.

Ata e kanë kuptuar se jeta nuk është e thjeshtë dhe se ajo nuk vjen me një manual që gjithkush mund ta ndjekë për të korrur sukses, apo për të arritur diku. Duhet ta shkruash vetë rrugëtimin e jetës, ndaj njerëzit me personalitet të fortë mësojnë të marrin më të mirën e çdo gjëje të keqe dhe ta përdorin në të mirën e tyre. Kështu ata arrijnë të kenë edhe më tepër vlerësim për jetën e tyre.

I lënë mënjanë zakonet e këqija.

Njerëzit me personalitet të fortë e kanë kuptuar se për të krijuar versionin më të mirë të vetes dhe për të krijuar jetën ideale, duhet t’i lësh paksa pas dore zakonet e këqija, të cilat nuk shërbejnë për asgjë. Në këto zakone futen ushqimet jo të shëndetshme, marrëdhëniet toksike, drogërat, alkooli etj.

Jetojnë me këmbë në tokë.

Nuk fantazojnë shumë, pasi e dinë që nëse nuk e arrijnë diçka që mund ta synojnë, do të zhgënjehen pamasë. Kjo është arsyeja se pse e jetojnë jetën si t’i vijë, duke pasur synime, të cilat i dinë se mund t’i arrijnë. Kanë respekt për veten dhe ua imponojnë edhe të tjerëve përreth këtë respekt.

Leave a Reply

Back to top button