BotaMAIN

Ja si lidhen ngjarjet ekstreme të motit me ndryshimin e klimës

Nga Gary Yohe

Është gjerësisht e ditur se moti nuk përfaqëson gjithë dukurinë që quhet klimë. Por dihet po ashtu se klima, dhe për këtë arsye edhe ndryshimi i saj, me kalimin e kohës mund të ndikojë ndjeshëm tek moti – jo vetëm në lidhje me ndryshimet në tendencat më të rëndësishme si temperaturat dhe reshjet, por edhe në lidhje me gjasat dhe intensitetet e ngjarjeve ekstreme.

Gjithsesi lidhja midis klimës dhe ndikimeve të saj tek moti, shpesh ndërlikohet nga disa faktorë që përfshijnë shumëllojshmërinë e sjelljeve njerëzore. Kjo është arsyeja pse diçka që quhet “atribuimi kriminalistik”tanimë është një industri në zhvillim.

Benjamin Santer hartoi një përmbledhje të përditësuar të gjendjes së njohurive të atribuimit kriminalistik edhe në fazat e tij formuese të përmbledhur në një botim të fundit. Në vitin 2021, kur ndodh një ngjarje ekstreme si përmbytja e fundit në Gjermaninë Perëndimore, pyetja është “Sa prej intensitetit ekstrem të vëzhguar, mund t’i atribuohet ndryshimit të klimës?”

Siç ndodh gjithmonë në ndryshimin e klimës, përgjigjja e pyetjes është gjithmonë “Varet”. Por nga çfarë? A ka ndonjë mënyrë për të ndarë faktet në lidhje me ndryshimin dhe shkallën e ndryshimit? Del se një përgjigje shkencërisht rigoroze për këtë pyetje është “Po”.

Meqë reagimi ndaj ndryshimeve klimatike është një problem i menaxhimit të rrezikut, bota e ka pranuar tashmë se çelësi për të organizuar mendimet tona duhet të përqendrohet në dy komponentët themelorë të rrezikut:gjasat dhe pasojat, ose thënë në gjuhën popullore frekuencën dhe intensitetin.

Për shembull, marrim përmbytjen e rëndë që goditi pak ditë më parë Gjermaninë perëndimore. Vetëm në 3 orë ra aq shumë shi sa për 3 muaj bashkë. Përmbytja shkaktoi dëme të mëdha me gati 200 të vdekur dhe më shumë se 300 të zhdukur që nga data 20 korrik.

Ishte katastrofa më e rëndë e këtij lloji në më shumë se 50 vjet. Por kjo do të thotë se për disa nga banorët ka pasur ngjarje të ngjashme. Ishte shumë e pazakontë ta shihje atë të përsëritej në vitin 2021, por nuk është e vështirë për t’u shpjeguar nga ana statistikore.

Ky episod është si të luash lojën monopoli kur dikush fiton 12 pikë gjatë hedhjes së zarave3 herë radhazi. Ngjarje e rrallë por e mundshme (0.0002148 për qind probabilitet). Ju mund të dyshoni se zarat ishin manipuluar në mënyrë të tillë që të prodhonin numrin më të lartë.

Por shansi nuk ishte zero që ajo të ishte thjesht një ngjarje e rrallë. Pra askush nuk mund të pretendonte pa prova të tjera, se egërsia e kësaj përmbytjes është shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Kur të analizohet gjithçka me kujdes, ka të ngjarë që dëmi i madh dhe humbja e jetëve t’i atribuohet sjelljeve njerëzore dhe vendimeve të marra gjatë gjysmë shekullit të kaluar që kur ndodhi përmbytja e fundit e këtyre përmasave.

Ndërkohë, merrni një shembull tjetër, atë të valëve të mëdha të të nxehtit në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Gjatë historisë së regjistruar, ka pasur vetëm 3 ditë të tjera me temperatura që arritën maksimumin e 41 gradëve në Portland të shtetit të Oregon (2 korrik 1942; 30 korrik 1965; dhe 10 gusht 1981).

Pastaj, banorët përjetuan 3 ditë të njëpasnjëshme me temperatura mbi 41 gradë gjatë fundit të muajit qershorit, për shkak të një valë te jashtëzakonshme të të nxehtit. Dhe si shembull të tretë, shihnin rastin e Uraganin Harvi në vitin 2017 që solli 107 cm reshje shiu në Hjuston gjatë 36 orëve.

Ato shkaktuan përmbytjen e tretë më të madhe në500 vitet e fundit. Kujtojmë gjithashtu se Uragani Dorian i vitin 2019 u ndal mbi Nasau të Bahamasit për më shumë se një ditë, duke shkaktuar një efekt të ngjashëm. Ndryshimi i klimës nuk shkakton uragane; por sjellja e uraganeve Harvi dhe Dorian, dhe pasojat shkatërruese të Uraganit Maria në Porto Riko në vitin 2017 ishin tipike të uraganeve të fundit.

Pse? Kjo ndoshta për shkak të zhvendosjeve së rrymave atmosferike e shkaktuar nga ngrohja planetare, dhe që e zvogëloi gradientin e energjisë midis poleve dhe ekuatorit. Për t’u rikthyer tek metafora e lojës së monopolit: Ngjarje të tilla,nuk mund të shpjegohen duke hedhur zara të zakonshëm me rezultate të pazakonta.

Kjo është si të marrësh 16 pikë në 3 apo 4 hedhje zarash njëri pas tjetrit, dhe aty qëndrojnë provat e pakundërshtueshme që loja ka ndryshuar. Në kontekstin e klimës, ne kemi prova gati të pakundërshtueshme se Nëna Natyrë i ka ndryshuar “zarat”, pasi në raste të tilla, nuk ka asnjë shpjegim tjetër.

Të gjitha këto kanë qenë histori rreth gjasave. Por, çfarë ndodh me intensitetin (pasojat)? Shihni edhe një shembull tjetër. Vetëm 3 nga 20 zjarret më të mëdha (për sa i përket hektarëve të djegur) kishin ndodhur para vitit 2000 – por 9 nga 10 më të mëdhatë kanë ndodhur nga viti 2012 e këtej.

Edhe ngjarjet ekstreme po bëhen më të mundshme. Në vitin 2017, 9.270 zjarre në SHBA dogjën mbi 1.5 milionë hektarë pyje. Zjarri në kompleksin pyjor Mendocino vitin e ardhshëm u bë “zjarri më i madh në historinë e Kalifornisë”. Ai nisi në gusht dhe u fik vetëm në tetor.

Shumica e zjarreve në vitin 2020 u shkaktuan nga rrufetë, por u favorizuan edhe nga një thatësire rekord.

Shënim: Gary Yohe, është profesor i Fondacionit Huffington për Ekonomi dhe Studime Mjedisi, dhe lektor në Universitetin Ueslejan. / “The Hill”

Back to top button
Close
Close