Keshilla

Je ndjerë ndonjëherë sikur nuk ke qenë mjaftueshëm i/e mirë? Ja se çfarë duhet të dish

Unë jam përballur shpesh me ndjesinë e të mos qenurit mjaftueshëm e mirë për një kohë të gjatë. Edhe tani që e kam kaluar atë periudhë, sërish e gjej veten të kapluar nga ajo ndjesi, por e di se si të dal prej saj. Po ju, a jeni përballur ndonjëherë me një ndjesi të tillë? Nëse po, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur, pasi këtu do të flasim se pse ndihesh sikur nuk je mjaftueshëm i mirë dhe mënyrat se si ta largosh një ndjesi të tillë.

A e dije se duke menduar se nuk je mjaftueshëm i mirë, të njëjtën ndjesi ua përcjell dhe të tjerëve? Edhe ata fillojnë të besojnë se realisht nuk je i mirë në diçka. Cilat janë arsyet e një ndjesie të tillë?

1. Dështimi në diçka të rëndësishme në të shkuarën.
Kjo është arsyeja kryesore se pse e humbisni besimin tek vetja, se mund të jëni mjaftueshëm të mirë për t’ia dalë mbanë edhe në sfida të tjera të jetës.

2. Zëri i brendshëm kritik.
Një zë i tillë kritikues apo gjykues ju kujton përherë dështimet që keni pasur në jetë dhe asnjëherë nuk ju kujton sukseset tuaja. Ky zë ju bind se nuk jeni të mirë në diçka që po synoni të arrini.

3. Shoqëria kritike ndaj jush.
Sigurisht që ndihesh si jo i mirë në diçka, nëse rrethohesh nga një shoqëri që të kritikon, apo të bën të ndihesh inferior. Kritika të tilla të bëjnë ta humbasësh besimin në vete, duke iu bërë të ndiheni si jo të mirë në diçka.

4. Prindërit kritikë, apo të distancuar.
Nëse kur keni qenë të vegjël, prindërit tuaj kanë qenë kritikë ndaj jush dhe kanë kërkuar përherë maksimumin, ka shumë gjasa që ngjarje të tilla t’ju kenë zhgënjyer pamasë. Këto ngjarje lënë gjithashtu edhe pasojat e t’u ndjerit inferior në të ardhmen. Edhe prindërit e distancuar nga shtëpia janë gjithashtu një faktor që ndikon në këtë ndjesi, pasi besimi në vete humbet duke menduar se ka diçka që nuk shkon tek ti, përderisa ata nuk janë afër teje.

Cilat janë mënyrat se si mund t’ia dilni mbanë me këtë ndjesi?

1. Mjaft e krahasove veten me të tjerët.
Gjëja e parë që duhet të bësh, është të mos e krahasosh veten me të tjerët dhe aq më tepër ta krahasosh veten bazuar në arritjet e të tjerëve. Mendo për synimet e tua. Krahasoje veten me atë që ishe dje.

2. Llogarit arritjet e tua.
Ty nuk të përcaktojnë dështimet e tua. Sa herë që ndihesh sikur nuk je mjaftueshëm i mirë, mendo për rastet kur ti e ke bërë një ndryshim. Mendime të tilla do t’jua shtojnë besimin tek vetja.

3. Pjesëmarrja është më e rëndësishme se sa fitorja.
Bëje si një praktikë fokusin tek procesi dhe jo tek ajo që do të ndodhë më pas. Nuk është problemi yt pasoja, ti përqendrohu tek të punuarit fort për ta arritur diçka dhe rezultatet do t’i arrish, në një mënyrë apo në një tjetër.

4. Fol me dikë të besuar.
Kur ndihesh keq me humorin, është gjithmonë diçka e mirë të flasësh me miq apo familjarë që të bëjnë të ndihesh mirë. Fjalët e tyre me siguri do t’ju motivojnë dhe do t’ju bëjnë të ecni përpara më të fortë.

5. Ji altruist.
Duke bërë mirë dhe duke qenë xhentil me të tjerët, sigurisht që ndihesh edhe vetë mirë. Altruizmi është të ndihmuarit e të tjerëve, pa pritur diçka në këmbim. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni sikur keni mjaftueshëm fuqi për të ndihmuar dikë, pra do t’jua heqë ndjesinë e inferioritetit.

6. Kërko ndihmë.
Nëse një ndjesi e tillë po dëmton aktivitetin tuaj të përditshëm, nuk është asnjëherë ide e keqe të kërkoni ndihmë. Mund të vizitoni një mjek familje, apo një profesionist të shëndetit mendor, të cilët do t’ju sugjerojnë terapitë e duhura për t’jua lehtësuar dhimbjen dhe për t’jua zbehur mendimet negative.

Back to top button
Close
Close