MAIN

“Kam frikë se do të nxjerrim mësimet e gabuara nga Covid-19”

Sot thuhet shpesh se pandemia e Covid-19 është “e pashembullt”. Dhe në fakt është e vërtetë që shoqëritë në mbarë botën nuk janë mbyllur kurrë në këtë masë, në përpjekje për frenuar përhapjen e një virusi. Por në shumë aspekte, vetë Covid-19 nuk është gjë tjetër veçse një hyrje e re në listën e gjatë të katastrofave njerëzore.

Por a kemi mësuar ne si njerëz, ndonjë leksion nga përballjet tona të shumta me katastrofatpërgjatë gjithë historisë? Niall Ferguson, është një historian i njohur, dhe autor i shumëlibrave bestseller. Libri i tij më i fundit titullohet “Apokalipsi:Politika e Katastrofës”. Ne biseduam me të për të kuptuar nëse po nxjerrim apo jo mësimet e duhura nga katastrofa e fundit.

Cilat janë mësimembresëlënëse që dalin nga historia e katastrofave?

Njëra prej tyre është se dikotomia midis katastrofave natyrore dhe atyre të bëra nga njeriu është e rreme. Duket shumë intuitive të thuash që një luftë është një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, dhe pandemia është një katastrofë natyrore.

Por argumenti i Amartja Sen rreth urisë – që sipas tij nuk është një katastrofë natyrore – është i vërtetë edhe për fatkeqësitë e tjera në përgjithësi. Për shembull, zija e bukës e shkaktuar nga shkatërrimi i të mbjellave me patate, filloi vërtet nga një sëmundje që preku patatet.

Por qëndrimet e klasës sunduese britanike dhe pronarëve irlandezë luajtën një rol të madh në atë që pasoi. Një aspekt tjetër është se dështimi në çdo katastrofë nuk vjen domosdoshmërisht nga drejtuesit. Kur u mbyt Titaniku, të gjithë e urrenin kreun e kompanisëWhite Star Line, si të ishte ai personalisht fajtor.

Por problemi real ishte se ekuipazhi nuk ishte trajnuar si duhet, për të menaxhuar si duhej një evakuim të shpejtë. Edhe sikur të kishte pasur më shumë varka shpëtimi, sërish mbytja do të kishte shkaktuar një katastrofë. Elementi i tretë, është që nëse mendoni se jeni gati për një katastrofë pasi keni përgatitur një plan burokratik, në fakt nuk jeni gati.

Vendet që e përballuan më mirë Covid-19, ishin ato që nuk ishin të ndërvarura nga ai lloj plani, por në fakt ishin më të shpejta në reagim. Kështu ndodhi me Tajvanin dhe Korenë e Jugut. Ndërkohë Britania dhe SHBA-ja gabuan, pavarësisht se në letër ato ishin shumë më të përgatitura.

Shumë njerëz kanë fajësuar liderë specifikë, sidomos ata populistë, për numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19 në vendet e tyre. A është e drejtë kjo gjë?

Gazetarët liberalë i urrenin që më parë udhëheqësit populistë. Ndaj në këtë situatë ata u bënëshënjestra të lehta. Trump ua lehtësoi punën, pasi bëri shumë gabime njëri pas tjetrit. Por nëfakt, nuk është kjo arsyeja pse kanë vdekur mbi gjysmë milionë amerikanë.

Arsyet kryesore që kanë shkaktuar vdekshmërinë e tepërt nuk janë vendimet presidenciale. Ato janë dështimi për të shtuar testimet, karantinat tërësisht joefektive, si dhe mungesa e gjurmimit të kontakteve, izolimi i të infektuarve dhe mbrojtja e të moshuarve.

Që të gjitha këto ishin gabime të kryera në nivelin e burokracisë së shtetit ose të shëndetit publik. E njëjta gjë ndodhi Britani. Edhe nëse do të kishim ndonjë kryeministër tjetër në vendin e Boris Xhonson, nuk do të kishim një rezultat tjetër. Ne duhet të ndalojmë të thëni vetes se sikur të kishim udhëheqës që “do të kishin ndjekur udhëzimet shkencore do të ishim mirë. Nëse mendojmë se vetëm duke pasur një president apo kryeministër të ri e rregullojmë problemin, do të jemi në telashe. Kjo është arsyeja pse unë nxitova të botoj librin tim të rirpara se të mbarojë pandemia: Ne rrezikojmë seriozisht nxjerrim leksionet e gabuara nga kjo pandemi.

Bllokimet për shkak të pandemisë kanë qenë shumë të dëmshme. A janë ato një lloj katastrofe e shkaktuar nga njeriu?

Termi “bllokim” përfshin një mori politikash të ndryshme. Bllokimet ishin mundësia e fundit, kur ishin përdorur të gjitha opsionet e tjera. Nga mesi i marsit të vitit të kaluar, Britania duhej të ndërmerrte një veprim drastik, ose do të kishim realisht një krizë të rëndë në sistemin e kujdesit shëndetësor.

E njëjta gjë vlente edhe për verilindjen e SHBA-së. Aty ku ne shkaktuar dëme të panevojshme – dhe ky është aspekti i katastrofës së shkaktuar nga njeriu – ishin përmes disa kufizimeve vërtet idiote. Unë jetoj në Kaliforni, ku u mbyllën parqet dhe plazhet, duke ia  bërë të pamundur njerëzve të ushtroheshin fizikisht dhe të dilnin shëtitje jashtë shtëpive tëtyre.

Kjo masë ishte padyshim absurde, pasi nga Kina nuk kishte asnjë provë se virusi përhapej nënatyrë. Dhe shkollat ​​publike u mbyllën për një vit të tërë akademik. As kjo nuk ishte e nevojshme. Bllokimet nuk ishin thjesht një instrument shumë i ashpër. Në shumë vende, ato ishin të hartuara në mënyra që pasqyronin një kuptim të dobët mbi virusin.

Në librin tuaj, ju e krahasoni pandeminë e Covid-19 me pandemitë e Gripit Spanjoll dhe atij aziatik të shekullit XX. Cilat janë paralelet dhe dallimet më të habitshme?

Gripi Spanjoll ishte shumë më i keq se sa Covid-19. Ai vrau një pjesë shumë të madhe të popullsisë së botës – ndoshta deri në 2 për qind. Me Covid-19, ne nuk jemi ende në nivelin  0.05 për qind. Një krahasim më i mirë është me gripin aziatik, të cilin e kanë harruar thuajse të gjithë.

Covid-19 deri tani ka vrarë një pjesë më të madhe të popullsisë së botës sesa gripi aziatik, por e arriti këtë vetëm muajt e fundit. Pavarësisht nga shifrat afërsisht të ngjashme të vdekjeve, ne reaguam ndryshe ndaj gripit aziatik.

Në atë kohë, ne nuk kishim mundësinë e bllokimeve. Gati askush nuk mund të punonte nga shtëpia. Shumë njerëz nuk kishin as telefon. Njerëzit u përqendruan në prodhimin e një vaksine sa më shpejt të ishte e mundur, teksa u përpoqën që jeta të vazhdonte si më parë.Njerëzit sapo kishin kaluar Luftën e Dytë Botërore. Qëndrimi i tyre ndaj rrezikut ishte i ndryshëm.

Sot, ne veprojmë ndonjëherë sikur të gjithë i kemi të garantuara 80 vjet jetë në planet, dhe është një shkelje tronditëse e të drejtave tona nëse nuk i marrim ato 80 vjet. Kjo është arsyeja pse në Britaninë e Madhe, ka pasur një kërkesë shumë të madhe publike për bllokime.

Sot në shkolla dhe universitete, ne nuk po i mësojmë siç duhet njerëzit për rreziqet. Ne duhet tu themi njerëzve që gjatë jetës së tyre, ato do të përjetojnë ndoshta disa fatkeqësi të mëdha. Mbase edhe 3 ose 4. Ne nuk mund të parashikojmë se kur do të ndodhin ato. Por ne mund t’ujapim këshilla për shumë prej tyre. Psikologjikisht, ne duhet të jemi të gatshëm për ndodhjen e tyre.

Cilët janë “profetët e apokalipsit“ më të këqij (jo të Covid-19) të epokës sonë?

Ambientalistët e sotëm radikalë. Ata janë zhytur padashur në narrativën e njohur të fundit tëbotës, me të cilën njerëzit janë marrë që nga kohërat më të hershme. Është e qartë që planeti ynë ka probleme serioze, që vijnë nga temperaturat mesatare më të larta.

Por le të bëjmë më mirë një debat të vërtetë në lidhje me këtë çështje, sesa t’i bazojmë gjërat rreth përvojave thuajse fetare. Le të bëjmë më mirë sesa urdhrat fetarë të shekullit XIV-të, ndjekësit e të cilëve e fshikullonin veten e tyre me kamxhik, me shpresën se kështu do tëshmangnin prekjen nga sëmundja e murtajës. /

“Spiked Review” – Bota.al

Back to top button