AnalizaMAIN

Kata strofa e Evropës në Moskë

Nga Ana Palacio

Kur ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të mblidhen më 22 shkurt, ata do të duhet të përballen me pasojat politike të vizitës katastrofike që zhvilloi në Moskë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Ka nga ata që shpresojnë, se debati mbi këtë dështim do të pasohet nga përparimi shumë i nevojshëm drejt zhvillimit të një politike koherente mbi Rusinë. Pandemia e Covid-19 ka treguar se ndërprerja e fluturimeve apo më pak makina në rrugë,nuk do të ulin emetimet e gazrave serë, në nivelin që të parandalojnë ndryshimet katastrofike të klimës.

Ne na duhen shumë inovacione, në mënyrë që njerëzit të mund të fluturojnë, të drejtojnë automjetin, dhe të kenë një qasje të ndryshme në ekonominë moderne, pa e rrezikuar planetin. Koha e vizitës së Borrell në Moskë – e para e një zyrtari të BE-së që nga viti 2017 – ishte më së paku e çuditshme.

Disa javë më parë, lideri rus i opozitës Aleksei Navalniu rikthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte duke u kuruar që prej gushtit të vitit të kaluar,pas atij që ishte me shumë gjasa një helmim i urdhëruar nga Kremlini. Madje ai nuk arriti të dilte nga aeroporti, pasi u arrestua nga policia.

Pas procedurave të nxituara dhe farse gjyqësore, Navalni u dënua me gati 3 vjet burg. Ai vendim shkaktoi një valë protestash, por edhe një valë represioni nga Kremlini. Policia ka arrestuar mijëra demonstrues, shpesh duke përdorur një forcë të tepruar.

Borrell shkoi gjithsesi në Moskë. Ai mendoi se duke “lënëmënjanë retorikën negative”, vizita do të ishte një “pikënisje e mirë për një dialog të sinqertë BE-Rusi”. Logjika nuk është krejtësisht e gabuar. Siç e pranoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas asaj vizite, BE e ka një“detyrë diplomatike” mbajtjen hapur të kanalevetë komunikimit me Rusinë.

Por kërkimi i ripërtëritjes së raporteve me Kremlinin nga çdo lloj gjëje tjetër përveçse jo nga pozitat e forcës, është një “recetë”që të çon me siguri drejt katastrofës. Dhe Borrell e mësoi këtë në mënyrën më brutale gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Moskë, kur Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e quajti BE-në një “partnere jo të besueshme”, duke akuzuar udhëheqësit e saj për gënjeshtra në lidhje me helmimin e Navalnit.

Ndërsa Lavrov dha shfaqjen e tij – qartazie destinuar për teleshikuesit rusë – Borrell i habitur qëndroi në heshtje. Pastaj, si për ta çuar fyerjen deri në fund, Kremlini dëboi 3 diplomatë evropianë nga Rusia, me akuzën e pjesëmarrjes në demonstratat në mbështetje të Navalnit, një vendim që Borrell e mësoi ndërsa ishte në takimin me Lavrov.

Pas rikthimit në Bruksel, Borrell u përball me kritika të ashpra në Parlamentin Evropian, me mbi 70 eurodeputetë që kërkuan dorëheqjen e tij, për shkak të atyre që ata i quajtën “zhvillime poshtëruese”. Borrell e mbrojti vendimin e tij për të vizituar Moskën, pavarësisht nga “rreziqet e dukshme”, duke argumentuar se ai “donte të provonte nëse autoritetet ruse janë të interesuara për një përpjekje serioze për të ndryshuar gjendjen e përkeqësuar të marrëdhënieve tona”.

Borell tha se në takimin e 22 shkurtit do të bëjë“propozime konkrete” për shtimin e sanksioneve kundër Rusisë. Gjithashtu,ai mori pjesë në një video-konferencë me zyrtarë të tjerë të BE-së, me shefin e kabinetit të Navalnit, Leonid Volkov dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Antikorrupsion të Navalnit, Vladimir Ashurkov, për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Por, sido që të jenë, ato duhet të shtrihen përtej përballjes me Rusinë vetëm mbi ngjarjet e javës së kaluar. Tek e fundit, dështimi i Borrell është thjesht një simptomë e një problemi shumë më të thellë: BE-së i mungon një vizion strategjik, sidomos ndaj Rusisë.

Për Evropën, Rusia ka qenë prej kohësh si një kukull matrioshka:sa e njohur aq edhe befasuese, e thjeshtë dhe e ndërlikuar. Ose, siç e tha Uinston Çërçill në vitin 1939, Rusia është “një enigmë e mbështjellë në një mister, brenda një enigme”. Por, në fjalinë pasuese, Çërçill identifikoi çelësin për ta deshifruar atë:interesin kombëtar rus.

Dhe këtë nuk e di askush më mirë sesa presidenti rus Vladimir Putin, që e ka ndërtuar karrierën e tij politike duke i bindur rusët se interesat e tyre shërbehen më së miri nga udhëheqja e tij. Putini e ka cilësuar prej kohësh shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si pjesë të një komploti Perëndimor për ta minuar dhe mënjanuar Rusinë nga skena botërore.

Ai krijoi kështu narrativën e poshtërimit, që nga ana tjetër injoronte me lehtësi dështimet e brendshme. Rezistenca ndaj Perëndimit dhe rivendosja e statusit të Rusisë si një fuqi e domosdoshme botërore, vazhdon narrativa e Putinit, është thelbësore për ta korrigjuar këtë padrejtësi – dhe se këtë mund ta bëjë vetë ai.

Kjo qasje revanshiste u ilustrua nga aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014, të cilën Putini e portretizoi si një përpjekje për të korrigjuar gabimet historike, dhe si një përgjigje të arsyeshme ndaj zgjerimit të NATO-s në lindje. Popullariteti i tij u rrit me 20 për qind në atë periudhë.

Për më tepër, Putini është i vetëdijshëm për kaosin strategjik të Evropës. Ndërsa Shtetet e Bashkuara,të paktën meritojnë respektin për t’u trajtuar si krye-armikja e Kremlinit, BE ka qenë objekt i talljeve në mediat e kontrolluara nga regjimi, siç e zbuloi edhe trajtimi që i bëri Lavrov Borrell.

Diskretitimi i modelit evropian, ka qenë taktikisht i dobishëm për Putinin, dhe deri më tani pa ndonjë kosto. Në fakt, edhe kur liderët evropianë e fyen Borrellin, Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj për një nga projektet kryesore të Putinit:gazsjellësin “Nord Stream 2”, që do ta furnizojë atë me gazin rus.

Evropa duhet të jenë e unifikuar në të ardhmen në veprimet e saj. Kjo do të thotë se ajo duhet ti kushtojë vëmendjen e duhur jo vetëm qëllimeve të përbashkëta strategjike, por edhe ndërmarrjes së veprimeve të koordinuara për t’i realizuar ato.

Ndoshta vizita katastrofike e Borrell në Moskë – bashkë me premtimin e presidentit amerikan Xho Bajden se ka mbaruar “koha e hezitimit përballë veprimeve agresive të Rusisë” – do t’i japin Evropës shtysën e duhur për të ndryshuar qasje. / “Project Syndicate” – Bota.al

Back to top button
Close
Close