Zodiak

Katër fakte interesante për çdo shenjë horoskopi. Me siguri do të gjeni veten në to

Dashi

1. Personat e kësaj shenje janë më të veçantët në një takim romantik nga të gjitha shenjat e zodiakut.

2. Ata thonë fjalën ‘Unë’ më shumë se çdo shenjë tjetër e zodiakut, gjithçka ka të bëjë me ta.

3. Atyre u duhet më shumë kohë për të vendosur se çfarë të hanë për drekë sesa të marrin një vendim të rëndësishëm në jetë – janë shumë impulsivë.

4. Kur ata premtojnë të bëjnë diçka ata e bëjnë atë, por më shpesh ata bëjnë diçka super të gabuar dhe pendohen për të më vonë.

Demi

1. Demi është më i miri për marrëdhëniet në distancë, ata nuk e shohin distancën si një problem në lidhje.

2. E vetmja herë kur Demi ndihet i plotësuar, është kur gjendet në natyrë.

3. Mund të jenë shumë, shumë dembelë. Ata kënaqen me ditët kur nuk bëjnë asgjë më të mundimshme sesa të hanë ushqim dhe të mbajnë në dorë telekomandën e televizorit.

4. Janë njerëz shumë të thjeshtë dhe kënaqen me gjërat e thjeshta në jetë: duke fjetur, pirë, ngrënë … Kryesisht duke ngrënë.

Binjakët

1. Nëse nuk kanë gjë për të bërë, çmenden. Ata gjithashtu mërziten lehtë, duan të merrën përherë me diçka që i tërheq.

2. Binjakët janë të jashtëzakonshëm në kryerjen e shumë detyrave.

3. Atyre u pëlqen të shohin të dy anët e çdo historie, kështu që mund të duken të pandershëm, por në fakt janë shumë besnikë.

4. Në kundërshtim me çfarë mendohet për ta, në fakt nuk kanë dy fytyra, kanë më shumë.

Gaforrja

1. Gaforret rrallë falin dhe nuk harrojnë kurrë.

2. Ata mbajnë gjithçka. Nuk i hedhin kurrë gjërat. Mos u habitni nëse ata kanë diçka që nga periudha e kopshtit në fëmijëri.

3. Gaforret adhurojnë gjithçka të cilësisë së mirë dhe nuk kujdesen shumë për teknologjinë.

4. Ushqimi është dashuri për ta, dhe kur ndihen të mërzitur, kërkojnë ngushëllim në ushqim.

Luani

1. Luani mund të bëjë gjithçka të nevojshme për të tërhequr gjithë vëmendjen e të tjerëve.

2. Ata nuk janë aq egoistë sa duken. Luani do të bëjë asgjë për të ndihmuar një mik, edhe nëse kjo do të thotë ta bëjnë veten të duket keq.

3. Ata janë më bujarët nga të gjitha shenjat e zodiakut – duan të blejnë shumë dhurata për njerëzit e dashur.

4. Nëse Luani nuk është prioriteti numër një në jetën tuaj, po bëni diçka shumë të gabuar, sepse mund t’i humbni përgjithmonë.

Virgjëresha

1. Nuk keni pse të pyesni Virgjëreshën nëse gota është gjysmë e mbushur ose gjysmë bosh, për ta është gjithmonë e ndotur.

2. Ata kanë mendime shumë specifike se si duhet të funksionojnë gjërat. Nëse shtrati i tyre nuk është perfekt, nuk do të jenë në gjendje të flenë fare.

3. Edhe pse mund të duken shenjë e qetë, e humbasin lehtë durimin. Sidomos në trafik, kur shpesh thyejnë rregullat e qarkullimit për të kaluar trafikun.

4. Ata e përfundojnë gjithmonë një detyrë që marrin përsipër, pa marrë parasysh se sa kohë u duhet – 10 minuta apo 10 orë.

Peshorja

1. Peshorja kënaqet duke e kërkuar ekuilibrin, më shumë sesa ta gjejë atë në të vërtetë.

2. Frika më e madhe e Peshores është të qenit i padrejtë ndaj dikujt.

3. Seriozisht, ata i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së tyre të jashtme dhe lëndohen kur të tjerët i vënënë dukje defektet e tyre.

4. Mos u ndjeni shumë të lumtur nëse Peshorja ju bën një kompliment – ata janë shumë taktikë dhe nuk u pëlqen të ofendojnë askënd, ama jo gjithmonë i thonë me gjithë mend komplimentet.

Akrepi

1. Akrepi e di nëse ju e pëlqeni apo jo. Janë shumë të zgjuar për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve.

2. Është ndër të paktit në horoskop që pëlqen të thurin teori konspirative për gjithçka.

3. Ata nuk u besojnë njerëzve. Edhe nëse i njihni prej vitesh, me siguri nuk i dini shumë detaje intime rreth tyre.

4. Njerëzit e kësaj shenje shpresojnë se njerëzit do të jenë plotësisht të sinqertë me ta, ama gjithmonëmbajnë rezervat e tyre.

Shigjetari

1. T’i thuhet Shigjetarit diçka që nuk munden ta bëjnë, do t’i çmendë ata. E urrejnë shumë, kur dikush i nxjerr në pah ato që nuk munden të bëjnë dot.

2. Ata janë absolutisht filozofët më të mëdhenj në të gjithë zodiakun. Mund të diskutojnë idetëe tyre për orë të tëra gjithë filozofi për jetën.

3. Shigjetari nuk jeton në të kaluarën dhe nuk jeton patjetër as në të tashmen. Janë gjithmonë të fokusuar në të ardhmen.

4. Ata nuk janë gjykues, por ata e dinë shumë mirë nëse i pëlqen dikush. Arrijnë ta nuhasin pëlqimin e tëtjerëve për ta.

Bricjapi

1. Janë ata që martohen më vonë në jetë. U mjafton vetja e tyre në jetë.

2. Nëse planifikoni të ndaheni nga një Bricjap, por nuk dini se si, thjesht sugjeroni të bëni diçka çmendurisht aventuriere. Kanë për t’u larguar prej jush sapo ta hidhni si ide.

3. Ata pothuajse asnjëherë nuk e bëjnë të parët lëvizjen e parë.

4. Bricjapi NUK ka tolerancë për njerëzit që refuzojnë të bëjnë vepra të mira në ndihmë të të tjerëve.

Ujori

1. Ujori ishte ndoshta personi i parë që ka thënë se “rregullat duhet të thyhen” – mund t’jua garantoj këtë gjë.

2. Ata janë shpirtra të lirë. Janë shumë mendjehapur dhe më pak gjykuesit nga të gjitha shenjat e zodiakut.

3. Ujori kujdeset për mirëqenien e secilit person në mënyrë të barabartë.

4. Ata kanë dy anë të personalitetit të tyre, njëra shumë e turpshme dhe e rezervuar dhe tjetra shumë e zhurmshme dhe me dëshirën për aventura.

Peshqit

1. Mos u habitni nëse ata kanë një mik imagjinar – e gjithë bota e tyre është në imagjinatën e tyre.

2. Ato janë shenja e vetme, nga e cila mund të përfitohet më lehtë se sa nga shenjat e tjera.

3. Peshqit mund të jenë ose shumë në modë, ose të mos kenë fare sens mode.

4. Ata nuk e mbajnë mend se çfarë hëngrën për drekë, por mund të kujtojnë me lehtësi diçka që ka ndodhur edhe 5 vjet më parë.

Back to top button
Close
Close