Psikologji

Keni prindër të zënë me punë? Nuk ju kushtojnë shumë kohë? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Jeta e ditëve të sotme bart plot vështirësi, si për të rriturit, edhe për fëmijët. Çdokush është i zënë me një punë të caktuar përgjatë ditës, duke i lënë më pak hapësirë kohës që duhet kaluar me personat e dashur. Mirëpo një gjë e tillë ndihet më tepër prej fëmijëve, të cilët ndihen si të lënë pas dore, në rast se jetojnë me prindër mjaft të zënë me punë. Si mund ta përballosh një situatë të tillë?

  1. Jini empatikë

Nëse i shihni gjërat vetëm nga këndvështrimi juaj, normalisht do t’ju duket sikur keni të drejtë. Vendoseni një herë veten në vend të personit tjetër dhe kuptojeni arsyen se pse po punon aq shumë, apo pse nuk gjendet për shumë kohë pranë jush. Jo gjithçka është ashtu siç ju e gjykoni nga këndvështrimi juaj.

  1. Edhe ata duan të kalojnë kohë me ty.

Çdo prind dëshiron të kalojë kohë me fëmijën e vet. Binde veten për këtë gjë. Nëse ti lumturohesh kur kalon kohë me prindërit, ata lumturohen shumëfish kur kalojnë kohë me ty. Mos e dysho këtë fakt, pasi nëse nuk e beson, thjesht sa  do të shtosh stresin në familje.

  1. Kalo çdo moment të mundshëm me ta

Nëse e ke vënë re që prindërit kanë pak kohë të lirë për të kaluar me ty, sigurohu që në atë periudhë të mos merresh me gjëra të tjera. Bëji më përpara gjithë punët që duhet të bësh, në mënyrë që atë kohë që ata kanë të lirë, të jesh pranë tyre.

  1. Tregoji ndjenjat e tua

Shprehe çfarë ndjen. Diskuto me prindërit për çdo gjë që të kalon në mendje, duke mbajtur një komunikim të sinqertë me ta. Bëji të kuptojnë arsyet se pse ndihesh keq, ndoshta kështu edhe ata do të mundohen të kalojnë më tepër kohë me ty.

  1. Mos i kritiko

Diskutimi është mënyra më e mirë për t’ia dalë me situatat e vështira. Duke u shndërruar në persona kritikë, apo duke u ballafaquar ashpër me prindërit tuaj, nuk keni për të zgjidhur gjë, pasi ky nuk është një vendim që ata kanë dashur dhe e kanë marrë.

  1. Mos i krahaso prindërit e tu me të tjerët

Çdokush ka përgjegjësitë e veta në punë, si dhe synimet e veta se çfarë do të arrijë në jetë. Prindërit e tu sigurisht punojnë për të siguruar edhe një të ardhme më të mirë për ty, ndaj kurrsesi mos i krahaso me prindërit e shokëve apo shoqeve të tua.

  1. Ruaje qetësinë

Mundohu me aq sa ke mundësi ta shndërrosh shtëpinë në një vend të qetë. Prindërit e tu me siguri vijnë të lodhur nga puna. Kuptoji drejt dhe mundohu që të paktën kohën që kalojnë në shtëpi me ty, mos ta kenë stresuese. Përkundrazi, sigurohu të qëndrojnë në një vend të qetë dhe të pastër.

Back to top button