Psikologji

Ky është ndoshta mesazhi më me vlerë, që çdo mësues dhe prind duhet ta lexojë

“Mamaja ime punonte si mësuese. Mbaj mend që çdo darkë, pasi kishim ngrënë darkë, ajo ulej në tënjëjtën tavolinë ku pak më parë ishin shtruar pjatat tona, për të korrigjuar detyrat e nxënësve të saj. Nuk përdorte stilolaps të kuq për të korrigjuar gabimet, por në vend të tij, i nënvijëzonte ato me një stilolaps tëgjelbër, thuajse në ngjyrën e gjetheve të bimëve.

Në një nga netët kur nuk kisha gjumë dhe më pëlqente t’i qëndroja pranë duke lexuar “Topolinon”, e pyeta se pse e përdorte atë ngjyrëm në vend të ngjyrës së kuqe që përdornin gjithë mësueset e tjera, edhe ato të miat.

Mami m’u përgjigj pa e ngritur kokën nga fletoret që po korrigjonte: “E bëj sepse në gjërat e të tjerëve duhet të hysh me delikatesë, sidomos kur ke detyrën të korrigjosh gabimet e tyrë. E kuqja është si një e ulëritur, një akuzë përpara së cilës personi nuk mund të replikojë dot. Ajo duket sikur thotë: “Ti ke gabuar” duke i drejtuar gishtin tregues me akuzë. Ndërkohë që ngjyra e gjelbër është më xhentile, si  njëbimë që rritet dhe për ta bërë një gjë të tillë, ka nevojë për mbështetje. Ngjyra e gjelbër nuk të bën tëndihesh keq, të mbështet”. – M. Maggio

Është e vërtetë, mënyra e logjikimit të kësaj mësueseje është padyshim e drejtë. Shoqëria, sidomos ajo shqiptare, ka një tendencë për ta vënë tepër në dukje gabimin e tjetrit. Mirëpo duke e bërë një gjë të tillëtek një fëmijë, sigurisht që ndikohet shumë keq në psikologjinë e tij. Ndaj dhe prindërit duhet të jenë mëpak të ashpër me fëmijët dhe mësuesit, sikurse mësuesja më sipër, duhet të gjejnë mënyra alternativë për korrigjimin e gabimeve të tyre. Sigurisht duke i lënë të kuptojnë se kanë gabuar, por duke u lënë tëkuptojnë se edhe janë të aftë të bëjnë shumë më mirë për të ndrequr gabimet e tyre.

Back to top button