Covid19

Lërini prokurorët të investigojnë origjinën e Covid-19

Nga Mike Pompeo & David B.Rivkin Jr.

“The Wall Street Journal

A do ta mësojmë ndonjëherë se nga erdhi Covid-19? Jo nëse fjala e fundit vjen nga komuniteti i shërbimeve sekrete amerikane, që i raportoi këtë javë Shtëpisë së Bardhë se faji i Kinës është i besueshëm, por i pa provueshëm.

Pekini ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet mbi këtë çështje, të cilat i ka etiketuar si “të ngjashme me ato që gjurmojnë terrorizmin”. Madje, Ministria e Jashtme e Kinës e denoncoi raportin e dyshimtë të shërbimeve sekrete amerikane:“ rast se ata duan që të akuzojnë pa baza Kinën, atëherë bëjnë mirë të jenë të përgatitur për kundërsulmin e Kinës”.

Për pjesën tjetër të botës, dhënia e një përgjigje shteruese ndaj kësaj pyetjeje, është thelbësore për caktimin e fajit dhe parandalimin e pandemive të ardhshme. Fatmirësisht, ne kemi një institucion të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund mosmarrëveshjeve të forta: sistemingjyqësor amerikan.

Gjyqësori ynë respektohet globalisht për paanësinë dhe respektimin e tij skrupuloz ndaj njëprocesit të rregullt ligjor. Ai u garanton palëve mjetet për të imponuar paraqitjen e provave, me mbështetjen e kërcënimit ndaj sanksioneve apo edhe një gjykimi të paracaktuar.

Në këtë mënyrë Pekini nuk do të jetë në gjendje t’i shmanget përgjegjësisë. Me kaq shumë humbje të shkaktuara nga pandemia, pala amerikane ka një nxitje të madhe për ta ndjekur këtë rast në rrugë gjyqësore. Dhe disa padi janë regjistruar tashmë në sistem.

Por ato padi dhe të tjera të ngjashme përballen me një pengesë të madhe:Akti i Imunitetit të Sovranitetit Huaj, FSIA. Ky akt është arsyeja pse të paktën 8 padi janë rrëzuar deri tani, me arsyetimin se shtetet e huaja në përgjithësi mbrohen nga proceset gjyqësore në gjykatat amerikane.

E megjithatë, ky imunitet nuk është një mandat kushtetues, por vetëm një çështje e gjykimit të Kongresit Amerikan. Ky i fundit mund të miratojë disa përjashtime, dhe në fakt e ka

bërë këtë gjë. Hartuesit e ligjit duhet të miratojnë një përjashtim të ri të FSIA,e mohon imunitetin sovran ndaj kombeve që nuk informojnë apo dezinformojnë qëllimisht komunitetin global mbi natyrën dhe shtrirjen e një epidemie lokale, e cila bëhet më pas një pandemi globale.

Dështimi i Pekinit në dhjetorin e vitit 2019 për të përmbushur kërkesën e njoftimit 24-orësh sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit të vitit 2005, pjesë e së cilës është edhe vetëKina, duhet të jetë një shkak i mjaftueshëm.

Kjo do të lejonte vazhdimin e proceseve gjyqësore, ndaj fajësia e Kinës për pandeminë e Covid-19 mund të gjykohet hapur. Po ashtu Kongresi Amerikan duhet të tërheqë imunitetinqë kanë organizatat ndërkombëtare që ndihmuan dhe mbështetën përpjekjet e Kinës për të minimizuar rreziqet e transmetimit të virusit dhe shëndetit.

Shërbimet perëndimore inteligjencës,kanë sugjeruar se ishte Pekini ai që e udhëzoi Organizatën Botërore të Shëndetit në fillim të pandemisë, se çfarë duhej të thoshte mbi Covid-19. Paditësit mund ta përdorin këtë zbulim për të identifikuar subjektet e tjera qeveritare dhe private që kanë bashkëpunuar me Pekinin, për ti mbajtur ata përgjegjës.

Ky proces gjyqësor do të kishte një përfitim të shtuar për të demaskuar pjesën më të madhe të infrastrukturës pro-Kinës brenda organizatave ndërkombëtare dhe kompanive perëndimore, qendrave të studimit dhe institucioneve të tjera.

të sigurohemi që Kina nuk do të vonojë procedurat, ndryshimi i FSIA-s duhet ose të krijojë një organ tëri federal që kërkon zhdëmtim, ose tu japë gjykatave federale juridiksion mbi pretendimet e lidhura me Covid-19 sipas ligjit shtetëror.

Disa mund të kundërshtojnë dhe të thonë se këto masa mund të ndërhyjnë në diplomacinë amerikane. Por Kongresi mund ta adresojë edhe këtë shqetësim. Akti i Drejtësisë Kundër Sponsorëve të Terrorizmit i vitit 2016 -që i hoqi imunitetin sovran vendeve që ofrojnëmbështetje materiale për sulmet terroriste në territorin e Amerikës – autorizoi qeverinë federale të ndërhyjë në proceset gjyqësor për të siguruar një zgjidhje diplomatike që kompenson paditësit dhe zbut dëmet në të ardhmen.

Ka shumë kuptim që i njëjti model të ndiqet edhe në këtë rast. Kjo do t’i siguronte administratës Biden shtysën për të deklasifikuar informacionet e shërbimit të inteligjencëspër origjinën e Covid-19, dhe për t`i vënë ato në dispozicion të palëve në konflikt. Edhe këtuka një precedent, që rrjedh nga çështjet civile mbi çështjen Iran-Contra dhe sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Të pandehurit në procedurat ligjore amerikane kanë zakonisht të drejtë të paraqesin kundërpadi, dhe të kërkojnë përgjegjësi ndaj të pandehurve të tjerë të mundshëm. Pekini e ka akuzuar ushtrinë amerikane për krijimin e virusit Covid-19 në laboratorin ushtarak Fort Detrik, dhe përhapjen e tij gjatë Lojërave Botërore Ushtarake në vitin 2019 në Vuhan, në të cilat mori pjesë një ekip amerikan.

Për të siguruar që Pekinit ti jepet çdo mundësi për të mbrojtur veten, përfshirë ngritjen e kundërpadive kundër Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden duhet të heqë dorë nga imuniteti qeveritar, një hap që mund ta ndërmarrë në mënyrë të njëanshme pa ndryshime statutore.

Pekini le ta provojë në gjykatë teorinë e tij të pabesueshme. Duke pasur parasysh lidhjet e saj të ngushta tregtare me SHBA-në,Kina nuk do të ishte në gjendje të injoronte paditë në gjykatat amerikane. Nëse refuzon të marrë pjesë në proces, gjykatat do të marrin vendime të ekzekutueshme dhe të paracaktuara.

Kina do të gjendet nën një presion të madh për të shmangur kompensimin e çdo dëmi dhe zbatimin e çdo urdhri të dhënë nga gjykata. Paditësit e suksesshëm mund të nisin të kërkojnë sekuestrimin e pronave të kompanive shtetërore kineze në të gjithë botën.

Zakonisht, korporatat nuk janë përgjegjëse për borxhet e pronarëve të tyre. Por ekziston një përjashtim kur pronari është i përfshirë çdo ditë në drejtimin e kompanisë. Duke pasur parasysh kontrollin e përhapur të Partisë Komuniste Kineze mbi kompanitë shtetërore por edhe private kineze, kjo nuk duhet të jetë e vështirë të vërtetohet.

Për këto masa mund të arrihet një mbështetje e gjerë dypartiake. Republikanët dhe Demokratët kanë shfaqur një dëshirë të madhe për ta mbajtur Pekinin përgjegjës, dhe administrata Biden e ka bërë prioritet të sajin mbrojtjen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Presidenti ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të sigurohet që Kina të luajë sipas rregullave.Botimet ushtarake kineze përmbajnë artikuj që shprehin interes në zhvillimin e armëve biologjike. Kina e kupton se armët biologjike janë shumë efektive kundër shoqërive të hapura, ku izolimi i rreptë dhe masat e karantinës nxisin rezistencën e shoqërisë, dhe mund të përdoren për të nxjerrë jashtë loje transportuesit e avionëve dhe bazat ushtarake, të cilat janë vendimtare për aftësinë e SHBA për të projektuar fuqinë e saj në rajonin e Indo-Paqësorit.

Përtej pandemisë aktuale, respektimi i normave ndërkombëtare është thelbësor për ta penguar Kinën nga ndërmarrje e veprimeve të tjera keqdashëse, përfshirë ato kundër Tajvanit. Lejimi që Pekini t’ia hedhë pa lagur përgjegjësisë në përhapjen fillestare të Covid-19, do të sillte përfitime shtesë strategjike për të.

Në propagandën e tij, Pekini është përpjekur të përfitojë nga trajtimi gjoja superior i Covid-19, duke pretenduar se kjo dëshmon superioritetin e sistemit të tij totalitar politik mbi shoqëritë e hapura demokratike. Ndërkohë mbajtja përgjegjëse e Pekinit, do të bëjë shumë për të hedhur poshtë pohimet e tij se SHBA-të janë një fuqi në rënie.

Ndërsa Pekini e respekton ende fuqinë ushtarake amerikane, ai tenton vazhdimisht të sfidojëvullnetin politik dhe forcën ekonomike të SHBA-së. Në këtë rast, ai do të përballej me një armik të frikshëm, dhe një ushtri avokatësh në një fushëbeteje të ndershme gjyqësore.

Shënim: Mike Pompeo është bashkëpunëtor në Institutin Hadson. Ai shërbeu si drejtor i CIA-s në vitet 2017-2018, dhe si Sekretar i Shtetit në vitet 2018-2021. David B.Rivkin është jurist i njohur në Uashington. Ai ka shërbyer në Departamentin e Drejtësisë dhe Zyrën e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë në administratat Reagan dhe George H.W Bush.

Back to top button
Close
Close