Keshilla

Mendimi i Oprah Winfrey për meshkujt: “Mos e bëj asnjëherë të ndihet më i rëndësishëm se ti”.

“Nëse të do, asgjë s’mund ta mbajë larg teje. Nëse nuk të do, asgjë s’mund ta bëjë të qëndrojë pranë teje. Mjaft e justifikove sjelljen e një mashkulli. Jepi mundësi intuitës (ose shpirtit) tënd të të shpëtojnë nga dhimbjet e zemrës.

Mjaft u mundove të ndryshosh veten për një lidhje që nuk është e thënë të krijohet. Asnjëherë mos e fal jetën tënde për një mashkull, përpara se ta kuptosh se çfarë të bën realisht të lumtur. Nëse një marrëdhënie përfundon sepse një mashkull nuk të trajton siç e meriton, atëherë mos qëndro me ta as si shoqe. Aq shoqet nuk e lëndrojnë njëra tjetrën.

Mos qëndro me të duke menduar se çdo gjë do të përmirësohet. Në një moment tjetër mund të pendohesh që qëndrove kur gjërat nuk po ndryshonin. Personi i vetëm që mund të kontrollosh në një marrëdhënie, është vetja jote. Shmangi meshkujt që kanë fëmijë me femra të ndryshme. Nëse ai nuk u martua me gruan e parë që pati fëmijë, mendon se ty do të trajtojë më ndryshe? Gjithmonë vendos kufij midis shoqërisë tënde dhe shoqërisë së tij. Vendos kufij edhe për mënyrën se si një mashkull të trajton. Nëse diçka të mërzit, fol. Mos e lejo një mashkull të vendosë për gjithçka.

Është e pamundur ta ndryshosh sjelljen e një mashkulli. Ndryshimi vjen nga përbrenda. Mos e bëj asnjëherë të ndihet më i rëndësishëm nga vetja jote. Edhe nëse është më i edukuar, apo nëse bën një punë më të mirë. Është thjesht një mashkull, asgjë më shumë se kaq.

Mos e lejo një mashkull të përkufizojë personin që ti përfaqëson. Mos ia rrëmbe burrin askujt. Nëse ai e ka tradhëtuar gruan me ty, në të ardhmen do të tradhëtojë ty me një femër tjetër. Një mashkull të trajton sipas mënyrës që ti e lejon të të trajtojë.

Merr kohën e duhur për t’u shëruar ndërmjet marrëdhënieve. Nuk ka asgjë më të bukur se sa vetmia në këto raste, kur mëson ta nisësh me më shumë përvojë një lidhje të re. Pajtohu me defektet e tua përpara se të nisësh një marrëdhënie të re. Nuk duhet të kërkosh dikë që do të të kompletojë. Një lidhje përbëhet nga dy persona të veçantë që pranojnë të veçantat e njëri tjetrit dhe mësohen me to.

Lidhjet janë argëtuese. Edhe nëse ai nuk është perfekti. Bëje atë të ndiejë mungesën tënde ndonjëherë. Nëse një mashkull e di gjithmonë se ku je, apo se çfarë po bën, ka shumë gjasa që lidhja të bëhet e mërzitshme. Mos u lidh me një mashkull që nuk të jep gjithçka, për të cilën ti ke nevojë. Frika e të qëndruarit të vetme i bën shumë femra të qëndrojnë në marrëdhënie abusive, apo të dhimbshme.

Dr Phil thotë: “Ti je personi më i mirë që dikush mund të ketë në jetën e tij dhe nëse një mashkull të keqtrajton, atëherë ai është duke humbur diçka me vlerë. Ka shumë meshkuj që të shohin, ndaj bëj zgjedhjen e duhur. Gra, kujdesuni për zemrat tuaja!”

Back to top button
Close
Close