Sport

Messi flet për Xavin trainer të Barcelonës dhe tregon nëse do rikthehet

Lionel Messi ka mbështetur trajnerin e ri të Barcelonës, Xavi, për ta çuar klubin në një nivel tjetër. Skuadra e Camp Nou fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e ish-mesfushorit të shtunën, duke mposhtur rivalët katalanas Espanyol 1-0 në La Liga. Mbrojtësi blaugranas, Jordi Alba, ka përshëndetur ndikimin që legjenda e klubit ka pasur në skuadër, duke pranuar se ai ndihet më i motivuar që nga emërimi i Xavit.

Dhe Messi është i bindur se shoku i tij i dikurshëm i skuadrës është njeriu i duhur për ta rikthyer Barcelonën në rrugën e duhur, pas një periudhe të vështirë për klubin. “Xavi është një trajner që di shumë, që e njeh shtëpinë në mënyrë të përsosur, që njeh gjithçka mirë që kur ishte fëmijë”, tha sulmuesi i Paris Saint-Germain për Marca.

“Ai është një person shumë i rëndësishëm për të rinjtë dhe ai është një person që do ta bëjë Barcelonën të rritet shumë, nuk kam asnjë dyshim”.

A do të kthehet Messi te Barcelona?

Xavi mund të mos jetë i vetmi hero i Barcelonës që gjen rrugën e tij për t’u kthyer në Camp Nou, pasi Messi përsëriti dëshirën e tij për të luajtur një rol në klub në vitet e ardhshme.

Ai shtoi: “Unë gjithmonë kam thënë se do të kthehem në Barcelonë sepse dua ta ndihmoj klubin në atë që mundem dhe padyshim nëse mund ta ndihmoj klubin në atë që dua, do të doja të isha në gjendje të kthehesha”.

Back to top button
Close
Close