Keshilla

“Miqtë e tu mund të duan të mirën tënde, por kurrë nuk duan të shohin më mirë se vetja”

Je duke blerë një shtëpi? Mos fol. Je duke blerë një makinë? Mos fol. Je duke bërë një udhëtim? Mos fol. Je në një marrëdhënie? Mos fol. 99% e rasteve kur ëndrrat tona nuk realizohen, është për shkak se flasim herët. Gabojmë duke i ndarë projektet dhe idetë tona me personat që hiqen si familjarët apo miqtë tanë. Ndaj mos u ndje. Puno dhe lëre gjithçka të ndodhë në momentin dhe kohën e duhur.

Mos harro asnjëherë se pjesa më e madhe e miqve të tu mund të duan të mirën tënde, por kurrsesi nuk duan të të shohin më mirë se vetja. Sado të duan, prapë nuk do të dëshironin të shihnin më sipër vetes së tyre, ndaj ji më i/e rezervuar në ndarjen e planeve që ke për të ardhmen. Fillimisht realizoji ato, pastaj mund t’i ndash. Mos u lejo mundësi apo hapësirë të tjerëve të ndërhyjnë në planet e tua për t’i prishur ato. Sepse kështu ndodh, kur i ndan planet me të tjerët, ti u lejon atyre mundësi të ndërhyjnë në to dhe të prishin punë.

Nëse do që gjërat të shkojnë sipas planit që ke menduar vetë, mbaji disa gjëra rezervë për veten tënde deri në momentin e duhur. Populli ynë ka një shprehje shumë të vlefshme në këto raste. “Mos i beso as rrobës që ke veshur”. Dhe është e vërtetë, pasi edhe veshja mund të të lërë në baltë në momente të caktuara, të griset, të ndotet. Ndaj, sado t’i besosh dikujt, prapë duhet të mbash disa projekte vetëm për vete. Janë të tuat dhe mbaji si të tilla deri në momentin që i realizon. Në të kundërt, ke për t’u zhgënjyer shpesh herë që ke folur përpara kohe me të tjerët…

Back to top button