Horizonti.alMAIN

Misteret e thellësive të detit: Pesë pyetje rreth kufirit përfundimtar të Tokës

Nga Dr.Helen Scales

Deti i thellë është domeini i fundit i pa eksploruar i Tokës. Për një kohë të gjatë, ky ekosistem enigmatik ka mbajtur brenda tij përgjigjet për disa nga pyetjet më të rëndësishme në shkencë. Tani, një valë e re teknologjish po ndihmon eksplorimet që do të na ndihmojnë të zbardhim historinë e kufirit përfundimtar të Tokës.

A filloi jeta në thellësi të detit?

Jeta në Tokë filloi rreth 4 miliardë vjet më parë. Ku dhe si lindën qelizat e thjeshta mbetet ende një mister. Por ka gjithnjë e më shumë prova se ato mund të jenë shfaqur fillimisht në thellësitë e oqeanit. Në vitin 2017, paleontologët identifikuan tuba mikroskopikë dhe filamente të bëra nga hematiti i pasur me hekur të vendosur brenda shkëmbinjve që janëformuar midis 3.77 dhe 4.28 miliardë vjet më parë.

Shkëmbinjtë janë një fragment i rrallë i kores së parë oqeanike të ruajtur në tokë. Formacionet e vogla kanë formën karakteristike të mikrobeve që jetojnë sot në kanalethidrotermale në thellësitë e mëdha detare, pra burimet e nxehta që formohen nën ujë në skajet e pllakave tektonike.

Teoria e jetës që e ka origjinën nga burimet hidrotermale, ngre një mundësi emocionuese që jeta të fillojë diku tjetër në Sistemin Diellor. Shkencëtarët dyshojnë se ekzistojnë vrima hidrotermale në hënën e Saturnit, Enkeladus, dhe në oqeanin gjigant që shtrihet nën një kore akulli në hënën e Jupiterit, Europa.

Sa krijesa të pazbuluara jetojnë në thellësi të detit?

Në një studim të fundit 3-vjeçar në Oqeanin Paqësor, mjetet e drejtuara nga distanca (ROV) fotografuan gati 350.000 kafshë: peshq, oktapodë, korale, anemone, karkaleca, kallamarë, sfungjerë etj. Vetëm 15 ishin specie të njohura. Jo të gjitha imazhet ishin shumë të qarta për t’u identifikuar, por shumica ishin organizma që askush nuk i kishte parë më parë.

Sa herë që shkencëtarët vëzhgojnë thellësitë e oqeanit, ata janë shumë të sigurt se do të gjejnë diçka të re dhe të papritur. “Është gjithmonë një aventurë e jashtëzakonshme”- thotë Randi Rotjan, profesor në Universitetin e Bostonit, i sapokthyet nga një ekspeditë 1-mujore në Oqeanin Paqësor.

Ekipi kreu 21 zhytje dhe kaloi 250 orë nën ujë, duke mbledhur mostra dhe video me definicion të lartë të koraleve, sfungjerëve dhe formave të tjera të ndërlikuara të jetës. Kur ekipi i Rotjan të ketë mbaruar analizimin e gjetjeve, padyshim që do të shtojë të dhëna të reja Regjistrin Botëror të Specieve të Detit të Thellë, që deri në mesin e këtij viti përmbante 26.599 specie, një numër që po rritet gjatë gjithë kohës.

Ekipi i Rotjan po studion sistemin imunitar të koraleve që mund të jetojnë për mijëra vjet. Ai synon të kuptojë se si ripërtërihen koralet pas sulmeve nga grabitqarët që ushqehen me korale. Dhe kjo mund të ofrojë njohuri të reja se si imuniteti i lindur evoluoi midis disa prej kafshëve më të hershme shumëqelizore në Tokë. Këto njohuri mund të jenë të vlefshme për mjekësi, pasi ne ndajmë paraardhësit e lashtë me koralet.

A do të ndërtojmë ndonjëherë një bazë në thellësi të detit?

Një numër në rritje njerëzish të guximshëm dhe kureshtarë, kanë kryer vizita të shkurtra në thellësitë më të mëdha të oqeanit. Në fillim të këtij viti, Nikol Jamase u bë banorja e parë e ishujve të Paqësorit, gruaja e tretë në botë, dhe njeriu më i ri në moshë që zbriti me sondën “Challenger DeepGropën e Marianas, pika më e thellë e oqeanit në afro 11 kilometrathellësi.

Por zbritja dhe qëndrimi poshtë për një kohë të gjatë, është gjë tjetër. Njerëzit që deri më sot kanë kaluar më shumë kohë të zhytur në det janë ata të cilët kryejnë punime për instalimet e naftës dhe gazit. Ata kalojnë javë të tëra brenda kapsulave nën presion, duke udhëtuar çdo ditë 100 metra apo më shumë në thellësi.

Shkencëtarët kanë projektuar prej kohësh ndërtimin e bazave të përhershme nënujore. Njëri prej tyre ishte francezi Zhak Kusto, që në vitet 1960 ndërtoi një bazë nënujore në formën e yllit të detit në Detin e Kuq të quajtur Conshelf II”. Nipi i tij, Fabian Kusto, po planifikontani një strukturë të gjeneratës së ardhshme në thellësi të detit të quajtur Proteus.

I quajtur Stacioni i parë Ndërkombëtar Hapësinor për oqeanin, Proteus do të jetë një version më i madh dhe më i adaptueshëm i habitateve të mëparshme nënujore duke përfshirë Aquarius” në Florida, që është i vetmi ende fuksional, dhe ku në vitin 2014 Kusto kaloi 31 ditë nën ujë.

Kusto shpreson të ndërtojë një rrjet bazash nënujore “Proteus”, të cilat do të përdoret nga shkencëtarët dhe kineastët, si dhe astronautët që trajnohen për të përballuar kushtet e vështira në hapësirë. Baza e parë do të strehojë një ekip prej 12 akuanautësh dhe do të vendoset në një zonë të mbrojtur detare pranë ishullit Kuraçao.

Ajo do të jetë rreth 18 metra nën ujë, pra jo tamam si Gropa e Marianës, por gjithsesi dëshmi e konceptit mbi grupet e njerëzve që do të jetojnë dhe punojnë nën ujë.Proteusdo të ketëserat e para nënujore në botë për të kultivuar ushqim të freskët për ekuipazhin, dhe një studio transmetimi për të transmetuar mrekullitë e pafundme të thellësive.

A do ta ndryshojë kriza klimatike thellësinë e detit?

Ndryshimet klimatike po mbërrijnë tashmë deri në thellësinë e oqeanit. Një studim i vitit 2020, konfirmoi se temperatura mesatare globale midis sipërfaqes dhe 2000 metrave thellësi, është rritur nga viti në vit. Rritja mund të duket e vogël. Në vitin 2019, ishte 0.075°C mbi mesataren e viteve 19812010.

Por për shkak të vëllimit të ujit, nxehtësia e përthithur është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 3.6 miliardë bombave atomike. Deri në fund të këtij shekulli, parashikohet se temperaturat në thellësi nga 1000 deri në 4000 metra, do të rriten me 8°C.

Ngrohja e ujit të detit, do të bëjë që ai të humbasë aftësinë e tij për të mbajtur oksigjenin. Në Paqësorin verilindor, jashtë ishullit Vankuverit, nivelet e oksigjenit deri në thellësinë 3000 metra kanë rënë tashmë me 15 për qind gjatë 60 viteve të fundit. Ndërkohë një studim i kohëve të fundit, vlerëson se gjuetia e peshkut po dëmton rezervat e karbonit në shtratin e detit dhe se po shkakton emetime të ngjashme me industrinë e aviacionit.

Si duket shtrati i detit?

Është thënë shumë herë se ne dimë më shumë për sipërfaqen e Hënës sesa mbi fundin e detit. Kjo është e vërtetë, të paktën për sa i përket hartave që kemi, por situata po ndryshon në mënyrë graduale. Por duhet pasur parasysh se sipërfaqja është rreth 10 herë më e vogël se shtrati i detit të Tokës, dhe në mungesë të oqeanit, është shumë më e lehtë të shihet se çfarë ka atje lart.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët po gjejnë mënyra të reja, më të mira për të hartuar fundin e detit. Projekti Nippon Foundation-GEBCO Seabed 2030”, synon të hartojë të gjithë shtratin e detit deri në fund të kësaj dekade përmes të dhënave të dhuruara nga qeveritë, studiuesit, industria dhe individët privatë.

Hartat më të mira të shtratit të detit do të shërbejnë për të gjitha llojet e qëllimeve. Ato do të na ndihmojnë të lundrojmë, vendosjen e kabllove të telekomunikacionit dhe do të përmirësojnë të kuptuarit tonë se si topografia e shtratit të detit ndikon në rrymat dhe përzierjen e ujit, duke na lejuar të bëjmë parashikime më të mira të ndryshimeve klimatike.

Marrë me shkurtime nga Science Focus – Bota.al

Back to top button
Close
Close