Psikologji

“Mos qëndro asnjëherë në një vend me persona që nuk arrijnë t’i shohin vlerat e tua”

Një baba i tha një herë vajzës së tij: “Je diplomuar me të gjitha dhjeta, ndaj urdhëro makinën që kam blerë shumë vite më parë për të ta bërë dhuratë. Tani është paksa e vjetër, por përpara se të ta jap, çoje në një vend parkimi që është i interesuar të blejë makina dhe thuaji që do ta shesësh. Më vonë më thuaj se sa do të ofrojnë”.

Vajza shkon dhe pyët. Kur kthehet, i thotë të atiti: “Ba, më kanë ofruar 1.000 euro dhe më thanë që është shumë e konsumuar. Nuk mund të më ofronin më tepër”.
Babai ka vazhduar të këmbëngulë: “Në rregull, çoje në një servis dhe pyeti po të njëjtën gjë. Më thuaj se sa do të ofrojnë”.

Pasi shkoi në një servis të interesuar për blerje makinash, ajo kthehet tek i ati dhe i thotë: “Më ofruan vetëm 100 euro, ba. Më thanë se ishte makinë shumë e vjetër dhe ishte maksimumi që mund të ofronin”.
Ndërkohë i ati vazhdoi: “Mirë, nuk ka problem. Shko tani në një klub automobilistik dhe tregoji personave të interesuar për makina, makinën tënde. Pyeti se sa mund të ta blejnë, pasi do ta shesësh”.

Vajza kthehet e lumtur në shtëpi dhe i thotë të atit: “Ba, disa veta më kanë ofruar edhe 100.000 euro duke më thënë që ishte një model Holden Torana, mjaft e kërkuar nga shumë koleksionistë”.

I ati ia ktheu: “Vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur. Nëse nuk ndihesh e vlerësuar, mos u acaro. Kjo gjë tregon se je në vendin e gabuar. Kush i njeh vlerat e tua, është një person që të vlerëson. Mos qëndro asnjëherë në një vend me persona që nuk arrijnë t’i shohin vlerat e tua”.

Back to top button