Covid19

Nëse vaksinoheni, a do të thotë kjo se nuk mund të infektohemi?

Jo domosdoshmërisht. Por kjo do të thotë që keni më pak të ngjarë të sëmureni. Kur Pfizer njoftoi se vaksina e saj ishte më shumë se 95% efektive dhe Moderna tha se vaksina e saj ishte 94.5% efektive, kjo tregonte sa mirë i pengonin njerëzit që të sëmureshin. Në studime, njerëzit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë vaksinën ose një placebo. Nëse dikush në cilindo grup ndjente simptoma të COVID-19 (përfshirë ethe, kollë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje), ata raportonin tek studiuesit, të cilët më pas vendosnin nëse do të bënin test për COVID-19.

Kështu që studimet nuk i kanë testuar të gjithë p[r të parë se sa njerëz në grupin e vaksinuar u infektuan në krahasim me ata në grupin placebo. Në vend të kësaj, shkencëtarët morën ata pjesëmarrës që rezultuan pozitivë për COVID-19, dhe krahasuan se sa në grupin e vaksinuar e zhvilluan më tutje sëmundjen dhe sa në grupin e placebo zhvilluan më tej sëmundjen. Kompanitë do të vazhdojnë të testojnë njerëzit në studimet për antitrupa ndaj virusit COVID-19, që do të përfshijë njerëz që nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë të infeksionit, kështu që ata mund të kenë një kuptim më të mirë nëse vaksinat mbrojnë apo jo, dhe jo vetëm kundër sëmundjes, por edhe kundër infeksionit.

Back to top button
Close
Close