Psikologji

“Ngjarjet e vështira duhen përballuar me kurajo, shpresë, besim dhe padyshim me shumë dashuri”

Në këtë artikull duam të sjellim në vëmendjen tuaj disa nga fjalët që Jovanotti, këngëtari i mirënjohur italian, ka thënë lidhur me ngjarjet e vështira. Në këto fjalë ai i referohet rastit të vajzës së tij, Terezës, e cila vuante prej tumorit, sfidë të cilën tashmë e ka kaluar. Këto janë fjalët e Jovanottit në rolin e një babai që, si kushdo tjetër, do të bënte gjithçka për fëmijën e vet:

“Vajza ime vuri re një limfonodul që i dhimbte dhe nga ai moment nisi një aventurë e tërë që zgjati gjithëverën e shkuar me muaj tepër të vështirë. Vetëm sot, që Tereza për fat të mirë ndihet mirë dhe ia ka dalë ta mposhtë sëmundjen e të nisë shkollën, kam filluar ta mendoj me racionalitet gjithçka që ka ndodhur. Qënga takimet e realizuara, e deri tek zbulimet që kam bërë për personat që më rrethojnë, vajzat e mia, gruan time dhe Terezën, që e kanë përballuar këtë rrugëtim me një forcë, e cila më është dukur e habitshme.

Unë mendoja se isha personi më i fortë i këtij “grupi”, kur në fakt isha më i dobëti. Dhe ajo që kam mësuar në rolin e babait të përfshirë drejtpërdrejtë në çfarë po ndodhte, është që këto ngjarje sot vërtet kalohen me instrumenta dhe procedura mjekësore të avancuara, por kërkojnë një objektiv të përbashkët për personat e përfshirë. Ngjarjet e vështira kërkojnë të mendosh për të ardhmen, duke e përballuar çdo gjë me kurajo, shpresë dhe besim. Këto janë shtyllat thelbësore. Por do të shtoja edhe një element tjetër, që është më shumë i nevojshëm se gjithçka tjetër, me dashuri”.

Back to top button