Zodiak

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë t’u besojnë kollaj të tjerëve

Astrologjia luan një rol të madh në atë që ne besojmë. Ndërsa disa njerëz bëhen mosbesues si rezultat i përvojave të jetës, zodiaku gjithashtu i mbush disa shenja me një pengesë natyrore kur bëhet fjala për besimin. Për shkak të shenjës së tyre, disa njerëz lindin më skeptikë se të tjerët.

Besimi është një çështje kryesore për këto 5 shenja të horoskopit:

1. Demi

Shenja e Demit është ndoshta shenja më mosbesuese e horoskopit. Edhe nëse e njohin dikë prej vitesh, prapë kanë dyshime tek ai person. Ata presin që ai person, edhe nëse është një mik i vjetër i tyre, do të përpiqet t’i manipulojë në një moment a në një tjetër. Në gjithçka në jetë, që nga ajo çfarë thonë, premtojnë dhe veçanërisht në marrëdhënie – Demi është gjithmonë skeptik.

2. Akrepi

Akrepët janë të lindur me një natyrë të dyshimtë. Dhe madje edhe më shumë se kaq – Akrepët mbajnëshumë të fshehta. Ata mendojnë se siç i fshihen vetë gjërat, të gjithë të tjerët veprojnë po njësojgjithashtu. Si rezultat, ata janë dyshues për gjithçka që thonë ose bëjnë njerëzit e tjerë.

Ata nuk i besojnë asgjëje që del nga goja e të tjerëve. Dhe nëse ka një gjë që Akrepat urrejnë më shumë se çdo gjë tjetër në univers, ajo është gënjeshtra dhe gënjeshtarët. Ata presin që njerëzit të gënjejnë dhe të mos i besojnë askujt.

3. Binjakët

Binjakët e dinë se kanë një personalitet të dyfishtë dhe mund të jenë me dy fytyra. Duke qenë shenjëinteligjente siç edhe janë, ata e kuptojnë se nëse atyre nuk mund t’u besohet – atëherë ata ndoshta nuk duhet t’u besojnë as njerëzve të tjerë. Dhe ndaj nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Ata gjithmonë kanë një dyshim të vazhdueshëm se njerëzit e tjerë po përpiqen t’i manipulojnë ata, dhe kjo është një arsye pse Binjakët janë kaq sipërfaqësorë në biseda dhe të rrëmbyeshëm.

4. Luani

Luanët ecin me besimin se “gjithçka që mund të ndodhë, do të ndodhë”. Dhe ata anojnë drejt mendimit se më e keqja do të ndodhë dhe kjo i bën mosbesues që nga fillimi.

Duhet t’u ndodhë vetëm diçka e vogël kundër parashikimeve të tyre, dhe si rezultat – ata përfundojnë duke mos i besuar askujt – madje edhe njerëzve të cilëve u kanë besuar në të kaluarën. Të jesh në gjendje t’i besosh dikujt një here, nuk është garanci se mund t’u besosh herën tjetër”, kjo është motoja e luanëve.

5. Bricjapi

Bricjapi është një tjetër shenjë me këmbë në tokë. Ndërsa skepticizmi i Bricjapit mbështetet edhe nga astrologjia, që në moshë të re, përvoja e tyre e jetës tenton të bëhet një profeci vetë-përmbushëse që mbështet bindjet e tyre mosbesuese.

Bricjapët kanë standarde të larta, dhe duke parë vazhdimisht njerëzit e tjerë që nuk i përmbushin premtimet e tyre, vetëm u përforcohen bindjet se nuk mund t’i besojnë askujt. Ka një arsye që shumë Bricjapë janë juristë!

Back to top button