Keshilla

“Nuk duhet ta krahasosh veten me të tjerët, por me veten tënde dje”

Fjalim nga Jordan Peterson

Njerëzit me të cilët e krahason veten, nuk i njeh mirë. Ajo çfarë sheh është ajo që duket, por ti nuk e njeh mirë realitetin e jetës së tyre.

Është e vërtetë që gjithmonë do të ketë njerëz që ia dalin më mirë se ty. Po ta krahasosh veten me ta, normale që do të ndihesh inferior. Mirëpo një krahasim i tillë nuk është i drejtë të bëhet, pasi ti nuk e di se çfarë kanë kaluar ata persona për të arritur aty ku janë. Aq më tepër që edhe ti ke problemet e tua për tëkaluar, të cilat mund të jenë më të mëdha se të të tjerëve që po e krahason veten.

Mund të shohësh dikë që po ecën me Porsche në rrugë dhe të mendosh se sa me fat është ai person. Ama pas asaj “shëtitje” mundet që ai person të jetë duke shkuar në varreza, sepse pak ditë më parë i ka ndërruar jetë njeriu më i dashur i jetës së vet. Mendimi që krijojmë në raste të tilla, është thjesht njëiluzion i asaj çfarë shohim, por jo asaj që ekziston vërtet. Bëni kujdes kur bëni krahasime.

Vetja duhet krahasuar gjithmonë me atë çfarë do të arrish, duke menduar sa progres ke bërë përditë. Vetja duhet nxitur kur shihesh në pasqyrë dhe kupton se nuk ke bërë asnjë ndryshim krahasuar me dje. Ky ështëkrahasimi i duhur, përmirësimi dita-ditës. Vetëm kështu mund të ecësh përpara. Shihe veten në pasqyrë, reflekto se për çfarë ke mësuar apo çfarë ke ndryshuar nga dje dhe nëse bilanci të del negativ, ndrysho.

Bëj kujdes edhe me kë i ndan lajmet e mira. Ti ke nevojë të të dëgjojë dikush që lumturohet me sukseset e tua. Ama bëj kujdes edhe me kë i ndan lajmet e këqija. Ti ke nevojë për dikë që të mbështet, që e duron inatin tënd dhe të jep këshillat e duhura. Nuk ke nevojë për njerëz ziliqarë dhe aq më pak, për persona qëtë kritikojnë në momentet më të këqija.

Të gjithë jemi në gjendje të marrim vendime të mençura, të kujdesshme dhe të duhura. Nëse e bëjmë këtëgjë, normalisht gjërat në jetën tonë do të përmirësohen.

Back to top button
Close
Close