Magazine

Rrjetëzimi i bizneseve dhe bashkëpunimi me institucionet, një faktor vendimtar për Integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Konferenca e Shoqatës Rajonale të OEA / DEKLARATE PËR SHTYP

10 NENTOR 2022 – Integrimi ekonomik rajonal i vendeve palë të CEFTA-s është thelbësor për të ndërtuar ekonomi të shëndetshme tëcilat inkurajojnë tregtinë, konkurrencën dhe investimet dhe përgatisin bizneset dhe qytetarët e Rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Krijimi dhe njohja e ndërsjellë e Programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA), si programi i parë i bazuar në marrëdhënie besimi dhe njohje tëndërsjellë me rëndësi në përmbushjen e standardeve të BE-së, ka vlerë të madhe strategjike për ekonomitë e CEFTA-s. Sipas vlerësimeve që rezultuan nga konferenca e Shoqatës Rajonale tëOEA-ve në Beograd, ku u mblodhën përfaqësues nga Autoritetet Doganore dhe bizneset të cilat operojnë në Ballkanin Perëndimor dhe brenda CEFTA-s, ky program përfaqëson një inkurajim tëmadh për integrim Rajonal dhe në BE. Konferenca është pjesë e një dialogu të rregullt mbi perspektivën e mëtejshme të Programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OEA) dhe të ndikimit qëprogrami ka në prosperitetin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe CEFTA-s.

Konferenca e Shoqatës Rajonale të Operatorëve Ekonomik tëAutorizuar (OEA) me titull “Përmirësimi i programeve OEA në Rajon – Përqafimi i kulturës së të dhënave digjitale për përmirësime të vazhdueshme, transparencë të përmirësuar, partneritet dhe reziliencë më të fortë”, u hap nga Tanja Bošković, menaxhere e projektit në GIZ, e cila deklaroi se ky event është i rëndësishëm për të përgëzuar arritjet dhe fitoret, por edhe për të diskutuar rreth sfidave me të cilat mund të përballemi kur drejtojmë Programe për Operatorë Ekonomikë të Autorizuar (OEA), si dhe për të eksploruar së bashku mundësitë që na shpërfaqen nëse duam të çojmëlehtësimin e tregtisë në rajon në nivele të reja. “Këto programe janësubjekte vlerësimi në mënyrë të përhershme në mbarë botën, vlerësohen të dhëna të cilat ndihmojnë në përmirësimin e punës dhe në ndikimin e OEA-ve. Gjithçka kërkon një përfshirje më të madhe të sektorit privat dhe më shumë konsultime me palët e interesuara publike dhe private dhe kjo është një nga arsyet pse jemi bashkë këtu. Janë bizneset që e bëjnë tregtinë realitet. Kontributi i tyre është themelor dhe kjo konferencë ofron një mundësi për të pohuar edhe një herë sa i fortë dhe me sa rëndësi është ky partneritet”, theksoi znj. Bošković.

SH.T.Z. Emanuele Giaufret, Ambasadori i Bashkimit Evropian nëSerbi theksoi se integrimi rajonal ekonomik është element themelor në garantimin e një të ardhme të begatë për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe element jetik në Bashkimin Evropian. “Kjo do tëndihmojë rajonin në shumë drejtime, përfshirë në nxitjen e rritjes ekonomike, përthithjen e investimeve, përmirësimin e arsimit dhe mundësive të punësimit”, tha z. Giaufret.

Giaufret kujtoi se Bashkimi Evropian financon një projekt i cili i kushtohet nxitjes së marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve tatimore dhe subjekteve tregtare, duke inkurajuar në këtë mënyrë kontrolle dhe inspektime doganore më të shpejta, një aspekt kyç i integrimit ekonomik rajonal. Projekti ka një fond total prej 4.35 milionë euro.

SH.S.Znj. Anke Konrad, Ambasadorja Gjermane në Serbi, theksoi se takimi i Berlin tregon angazhimin për mbështetjen ndaj integrimit të rajonit si dhe hapave përpara në drejtim të Bashkimit Evropian (BE). “Zbatimi i Programeve të Operatorëve Ekonomikëtë Autorizuar (OEA) është themelor për zbatimin e prioriteteve tëintegrimit ekonomik rajonal i cili sjell ekonomitë e vendeve CEFTA në Tregun e Vetëm Evropian”, deklaroi znj. Konrad. “E konsiderojmë nisëm tepër përparimtare për përmbushjen e kritereve për një treg më të shpejtë dhe të sigurt, bazuar në një rregullim i cili ka për qëllim të krijojë një mjedis të parashikueshëm për bizneset dhe i cili përgatit ekonomitë e vendeve CEFTA për të ecur përpara, drejt anëtarësimit në BE”, theksoi znj. Konrad.

Branko Radujko, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Serbisë, tha se sot, në një kohë kur bota përballet me pasiguri të mëdha dhe furnizimi me mallrat më të rëndësishme është i vështirë, është shumë e rëndësishme që procedurat doganore të zhvillohen me shpejtësi dhe në kushte të sigurta. “Detyrat me përparësi të Administratës Doganore të Serbisë janë kryerja e procedurave doganore efikase dhe transparente, me trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit, grumbullimi efikas i detyrimeve të importit, vendosmëria në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër kontrabandës, rrjedhimisht digjitalizimi i procedurave doganore dhe i administratës doganore në tërësi. 47 kompani operojnë në Serbi me statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA) pasi përmbushin standardet më të larta profesionale dhe të sigurisë që kërkon ky status. Me siguri do të ketë edhe më shumë. Si pjesë e nismës Open Bakan, kemi filluar njohjen e ndërsjellë të certifikatave të OEA-ve dhe jemi të hapur në këtë drejtim ndaj gjithë partnerëve e tjerë”, theksoi z. Radujko.

Vladimir Bajić, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Malit të Zi, theksoi se subjektet tregtare malazeze më së shumti kryejnë aktivitet tregtar me kompani në rajon dhe se aktiviteti i radhës që Mali i Zi synon të ndërmarrë është validimi i OEA-ve në përputhje me Vendimin e Sekretariatit të CEFTA-s, në mënyrë që zotëruesit e statusit OEA të gëzojnë privilegje në Palët e CEFTA-s. “Vetëm atëherë, pas njohjes së ndërsjellë të Programit të OEA-ve, shoqëritë mund të kenë përfitime reale, veçanërisht nëse bashkëpunojnë me shoqëri në rajon të cilat e kanë këtë status.” Qëllimi parësor i përmirësimit të Programit OEA është siguria e zinxhirit të furnizimit, pra që të gjithë pjesëmarrësit në tregtinë ndërkombëtare, si prodhuesit, eksportuesit importues…të kenë këtë status, gjë që është e realizueshme në këtë rajon. Në këtë mënyrë, kompanitë përfshihen në një zinxhir të sigurt furnizimi që sjell përmirësime në përgjegjësinë sociale të ekonomisë kombëtare dhe në këtë mënyrë kontribuon në luftën kundër të gjitha formave të veprimtarive të paligjshme”, tha z. Bajić.

Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Shqipërisë kujtoi se në përparimin e madh që doganat kanë bërë në fushën e OEA-ve, Ekipi i Validimit të CEFTA-s, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme TAXUD, në përfundim të një mision vlerësimi disaditor në Tiranë, konkludoi se Programi i Doganave Shqiptare për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë (AEOS), ka përmbushur standardet e Protokollit Shtesë 5 CEFTA, duke marrë një opinion pozitiv.

“Është prioriteti ynë që çdo OEA të ketë më pak kontrolle, duke shmangur dorëzimin e dokumentacioneve dhe të verifikimeve tëdyfishta pasi janë më shumë se 200 shoqëri që përfitojnë nga statusi i OEA-ve dhe mbulojnë vëllim të konsiderueshëm tregtar në Ballkanin Perëndimor”, theksoi z. Gazheli.

Sllavica Kutirov, Drejtoreshë e Përgjithshme e Adminsitratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, informoi se në dhjetë vitet e fundit ka pasur një përmirësim të madh në shkëmbimin e të dhënave në nivel CEFTA, si dhe në përfshirjen e institucioneve tjera. “Vitet e fundit Programi OEA ka marrë përmasa të mëdha dhe për momentin kemi 24 shoqëri me status OEA në vendin tonë. Jemi të fokusuar në aktivitetet për njohjen e ndërsjellë të OEA-ve në Rajon, kështu që në këtë moment kemi krijuar njohje të ndërsjellëme Serbinë ndërsa ky proces me Shqipërinë është në fazën përfundimtare”, tha znj. Kutirov. “Konsiderojmë se transformimi digjital i Doganës është me rëndësi të madhe dhe procesi kryesor i digjitalizimit ka nisur në vitin 2019, kur është vendosur në zbatim Sistemi i ri i Përpunimit të Deklaratave Doganore dhe Dokumenteve të Akcizës. Kjo na dha mundësinë për të integruar zgjidhje të tjera doganore dhe sistemi ofroi një platformë mëefikase për përpunim të të dhënave dhe cilësi më të mirë në shkëmbimin e të dhënave. Për më tepër, po shtojmë sisteme të reja TI në portofolin tonë të digjitalizimit, në përputhje me kërkesat e BE-së. Një nivel digjitalizimi më i lartë do të na japë mundësinë për të përmirësuar përpunimin e të dhënave, dhe do të mundësojëanaliza risku të përbashkëta dhe thjeshtime të mëtejshme në procesin e zhdoganimit, si dhe mundësinë për të bërë një hap përpara në lehtësimin e tregtisë. Këtë muaj po punohet për të mundësuar shërbimin e çlirimit të mallrave në qarkullim të lirë brenda 1 ore, për deklarata të përzgjedhura në kanalin jeshil, dhe për të cilat detyrimet janë paguar ose garantuar. Kjo risi do të jetënë përfitim më së shumti të shoqërive me status OEA, si operatorë ekonomikë të besuar, të njohur në procesin e analizës së riskut”, shtoi znj. Kutirov.

Nina Drakiq, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se forcimi i bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet administratave doganore dhe komunitetit të biznesit është me rëndësi të veçantë për përmirësimin dhe thjeshtimin e procedurave doganore me qëllim qëtë krijohen lidhje më të mira në tregun CEFTA, duke synuar uljen e kostove të biznesit dhe rritjen e konkurrencës ndërmjet këtyre ekonomive. “Rritja ekonomike varet nga një kuadër i mirëlegjislativ dhe formal, por ndoshta varet edhe më shumë nga procedurat operacionale shoqëruese të cilat duhet të jenë të mire përcaktuara pasi ato duhet të përmbushen për kryerjen e çdo aktiviteti ekonomik.” Zbatimi i plotë i statusit OEA me sigurimin e të gjitha përfitimeve që ofron dhe njohja e ndërsjellë e statusit në të gjitha palët e CEFTA-s do të sillte një çlirim për operatorët ekonomikë në palët përfituese me pagesa deri në një të katërtën e kostove operative”, shtoi znj Drakiq.

Danijela Gaçeviq, përfaqësuese e Sekretariatit të CEFTA-s, theksoi se në agjendën e OEA-ve është janë arritur shumë rezultate. “Pas harmonizimit të programeve të palëve me rregullat e BE-së dhe vlerësimit të suksesshëm, aktualisht shumë shoqëri mund të përfitojnë nga njohja në CEFTA. Konfirmimi nga Komiteti i Përbashkët është ende në pritje, dhe shpresojmë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të sigurojnë që përfitimet e mundshme të bëhen realitet”, theksoi znj. Gaçeviq.

Tijana Stefanoviq, kryetare e Shoqatës Rajonale të OEA-ve, vlerësoi se programet funksionale të OAE-ve në rajon me përfitime të prekshme ofrojnë një mundësi për zhvillim të konsiderueshëm të tregtisë dhe ekonomive të të gjithë rajonit të CEFTA-s. “Roli i Shoqatës së OEA-ve është që të përmirësojë partneritetin midis qeverive dhe strukturave qeveritare dhe bizneseve, duke krijuar lidhje ndërmjet sektorit publik dhe privat, dhe t’i afrojë ato për përmbushjen një qëllimi të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe afrimin e BE-së, nëpërmjet programeve efikase dhe funksionale të OEA-ve, marrëveshjeve për njohje tëndërsjellë, një zinxhir furnizimi të mbrojtur dhe të sigurt, si dhe partneriteteve dhe besueshmërisë më të lartë midis bizneseve, administratave doganore dhe strukturave të tjera qeveritare në shtetet anëtare të CEFTA-s”, theksoi znj. Stefanović.

Gjatë konferencës dyditore, përfaqësues të nivelit të lartë të Doganave nga Rajoni, shoqëri që kanë marrë statusin prestigjioz OEA, si dhe përfaqësues të Shoqatës së themeluar rishtazi në nivel Rajonal për OEA do të trajtojnë shumë tematika që lidhen me përmirësimin e bashkëpunimi ndërmjet administratave në Rajon dhe shoqërive me qëllim përmirësimin e kushteve për tregtinë në CEFTA. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për herë të parë të njihen me përvojat e Doganave Evropiane dhe botërore si dhe të shoqatave të OEA-ve (Brazil, Peru, SHBA).

Konferenca e Shoqatës Rajonale të OEA-ve u mbështet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), e cila në emër të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) zbaton projektin ” Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”.

Back to top button