Ashtu si kalorësit europianë shoqëruan lindjen e kombeve të Mesjetës, samurajët, luftëtarë që ishin edhe poetë, ndoqën hap pas hapi historinë e Japonisë. Të dy ishin anëtarë të një elite ushtarake të specializuar, të devotshëm ndaj prijësit të tyre dhe mbrojtës të feudeve të tij. Jo vetëm. Kalorësit dhe samurajët kishin të përbashkët edhe disiplinën e hekurt, kodin e ngurtë të nderit, bensikërinë dhe mjeshtërinë në përdorimin e armëve
Armaturat e tyre mbrojnë robotët e filmave vizatimorë japonezë, Mazinga Z në krye. Dhe kodi i tyre i ashpër i sjelljes ndikon edhe sot perandoritë e mëdha industriale japoneze. Janë samurajët, ai “grusht njerëzish kurajozë që kanë krijuar Japoninë, luftëtarë të gatshëm të jepnin jetën për një fjalë që tashmë duket e harruar: nderin”. Në këtë definicion plot pasion, marrë nga filmi Samuraji i Fundit, përmbahen të gjithë përbërësit e samurajëve.
Feudalë
Ashtu si kalorësit europianë shoqëruan lindjen e kombeve të Mesjetës, samurajët ndoqën hap pas hapi historinë e Japonisë. Të dy ishin anëtarë të një elite ushtarake të specializuar, të devotshëm ndaj prijësit të tyre dhe mbrojtës të feudeve të tij. Jo vetëm. Kalorësit dhe samurajët kishin të përbashkët edhe disiplinën e hekurt, kodin e ngurtë të nderit, bensikërisë dhe mjeshtërisë në përdorimin e armëve.
Të lindur si shërbyes besnikë të fisnikërisë së lashtë japoneze, samurajët (nga saburau “të shërbesh”) e nisën ngjitjen e tyre në shekullin VII falë një reforme të madhe, e quajtur Taika: një kthesë e frymëzuar nga moeli kinez, që për t’i dhënë fund luftërave mes fiseve i dha pushtet të madh perandorit, transformoi zotërinjtë lokalë në dinjitarë të oborrit dhe samurajët në administratorë të aftë të feudeve të padronëve të tyre.
Si mbreti Artur
“Babai i të gjithë samurajëve” ishte gjysmëlegjendari Yamato Takeru, një mbret artur japonez bëmat e të cilit janë të rrëfyera në poemën epike Koijiki (“Kujtime të ngjarjeve të lashta”) shkruar në fillim të shekullit VIII. Nuk dihet nëse luftëtari, i hyrë në legjendë si model i kalorësit kurajoz dhe pa njollë që kontribuoi për bashkimin e Japonisë perandorake, ka ekzistuar vërtetë. Megjithatë, emri i tij u bë simbol i bushidos, kodi i sjelljes i samurajëve. “Shprehja bushido buron nga bushi, luftëtar, dhe do, që do të thotë “udhë”, shpjegon Roberto Granati, studiues ia rteve marcialë dhe historisë ushtarake japoneze. “Udha e luftëtarit ishte një filozofi. Një sistem jete dhe një përmbledhje rregullash të frymëzuara nga parimet e mëshirës, të besnikërisë dhe të përcmimit të vdekjes”.
Besnikëria ndaj padronit u bë një prej vlerave parësore të edukimit të samurajëve. Lidhja e varësisë ishte kaq e fortë saqë në shekullin X ceremonia e vënies në post mes vasalëve dhe padronit parashikonte një betim, të mbiskruar në një rrotull që pasi lexohej digjej dhe tretej në ujë, që më pas samuraji e pinte. Një pakt që zgjaste deri në vdekje të njërit prej tyre, por edhe më tej: betimi parashikonte që të gjithë samurajët e një klani, në shenjë besnikërie, mund të vendosnin të vetëvriteshin dhe të ndiqnin padronin në jetën e përtejme, sipas ritualit të quajtur junshi. Kjo praktikë u nxor jashtë ligjit në 1663; gjë që nuk e pengoi gjeneralin Nogi Maresuke, që në 1912 të ndiqte fatin e perandorit të tij. Duke lënë një epitaf që kujtonte një maksimë të lashtë të bushido: “Një samuraj nuk ka dy padronë”.
“Raste vetëvrasjesh kolektive u vërejtën edhe pas Luftës së Dytë Botërore mes oficerëve që nuk pranoni dorëzimin, përvec fenomenit të aviatorëve kamikazë”, shpjegon Granati. “Por mes parimeve të bushido ishte edhe përcmimi për armikun e dorëzuar, që provokonte dhunën brutale të japonezëve ndaj të burgosurve të Luftës së Dytë.
Luftëtarë dhe poetë
Një prej vetëvrasjeve të para për të cilën flasin kronikat japoneze ishte ajo e luftëtarit poet: Minamoto no Yorimasa, që jetoi në shekullin XII. Ishte ai që futi zakonin e lënies së poezisë së lamtumirës: E tija thoshte: “Si një pemë e tharë prej të cilës nuk celin më lule, e trishtë ishte jeta ime, e dënuar të mos jepte frute”.
Për t’u vetëvrarë, zakonisht samurajët ndiqnin ritualin e harakirit, që përkthehet “shkatërrim”. Për japonezët, barku (hara) ishte vendi i shpirtit, kështu që shkatërrimi nënkuptonte simbolikisht që nuk kishte faje për të fshehur. Prerja bëhej me thikën tradicionale, duke e carë barkun nga e majta në të djathtë e pastaj lart në drejtim të zemrës, duke qëndruar në gjunjë për të mos lejuar vendosjen e trupit në mënyrë të turpshme gjatë agonisë së vdekjes. Më solemn se sa harakiri, sepukku bënte të nevojshëm një kaishakunin, një shok i përzgjedhur që i priste kokën samurajit përpara se fytyra e këtij të prishej nga dhimbjet. Edhe gratë e kastës së samurajëve kishin një ceremoni të tyren, jigai, që parashikonte prerjen e fytit dhe lidhjen e këmbëve.
Strategë
“Luftëtarët e nderit” ishin edhe mjeshtra të aftë të strategjisë ushtarake. Takeda Shingen, që ka jetuar në shekullin XVI, revolucionarizoi teknikat e luftës: jo vetëm përfshiu ashigarutë mes samurajëve, luftëtarë që luftonin në këmbë dhe jo me kuaj, por përfshiu edhe mundësitë e mëdha të armëve të zjarrit që shumë samurajë i konsideronin rrezik ndaj vlerave tradicionale. Motoja e vendosur në cadrën e tij, e huazuar nga arti i luftës i Sun Tzu, sintetizonte filozofinë e tij: “I shpejtë si era, i ngadaltë si një pyll, sulmo dhe shkatërro si zjarr, qëndro i palëkundur si mali”.
Tre pasardhësit e Shingen nuk hynë në histori për ashpërsinë e tyre. U quajtën respektivisht “Ai që korri orizin, Ai që bëri përzierjen dhe Ai që hëngri tortën”. “Oda Nobunaga, Toyotomi Hideyoshi dhe Togukava Ieyasu bashkuan Japoninë nën shenjën e samurajëve, por në vend të modestisë, thjeshtësisë dhe dhimbsurisë që pritej nga këta shërbyer besnikë të perandorit, preferuan mizorinë, madhështinë dhe etjen për pushtet”, shpejgon Roberto Granati. Nëse Toyotomi Hideyoshi meritoi nofkën Napoleoni i Japonisë për karrierën e tij të shpejtë nga këmbësor në gjeneral, Togukava Leyasu ua hapi për herë të parë portat në kastën luftëtare dy perëndimorëve: marinarit anglez Uilliam Adams, të cilit i dha titullin prestigjoz hatamoto, një feud, një bashkëshoprte dhe një të ardhur 250 koku, dhe shokut të tij holandez Jan Joosten van Lodenstejin, të cilit i dha një banesë brenda mureve të kryeqytetit që ndërkohë ishte transferuar në Edo (sot Tokio). Nën dominimin e tij filloi e ashtuquajtura periudhë Edo “apo e paqes së madhe” që vazhdoi deri në shekullin XIX: torta që hëngri Ieyasu ishte arkipelagu japonez.
Paqja e madhe
Samurajët pa patur më luftëra për të luftuar, u bënë thjeshtë administratorë të tokave të zotërve të tyre. Shumë prej tyre mbetën dhe pa padronë, duke iu kushtuar studimit dhe mësimit të arteve marciale. Tani mund ta shfaqnin vetëm në duele aftësinë e tyre. Ishte koha e shpatarit legjendar, strateg dhe gjysmë brigant Miyamoto Musashi, kuintesenca e roninëve. Quheshin kështu samurajët pa zot ë përshkonin Japoninë në kërkim të aventurve dhe fatit. Për të thuhej se nuk kishte humbur asnjëherë një duel, falë edhe strategjive të luftimit të përmbledhura në Librin e pesë unazave, manuali i tij i strategjisë ushtarake. Një traktat që sot është mes librave më të lexuar nga menaxherët e rinj japonezë, bashkë me Artin e Luftës të Sun Tzu.
Konteksti
Feudalizmi në Japoni, ashtu si edhe në Evropë, ishte rezultati i luftërave shekullore të vazhdueshme midis lordëve ruralë. Në fillimet e periudhës feudale, luftëtarë kalorës, ndesheshin për kontrollin e tokave dhe pushtetit. Samurai-t ishin me gjak fisnik të klaneve të hershme të Japonisë ose të paktën kështu pretendohej. Samurai-t dalloheshin nga katanat dhe masamunet e tyre (lloj shpatash në Japoni). Ndër luftërat e shumta, më 1192, Yoritomo Minamoto, fitoi për herë të parë titullin Shogun. Titulli atij do i jepej nga Perandori i atëhershëm dhe simbolizonte udhëheqësin ushtarak. Pikërisht në kohën e këtij shoguni, Yoritomo-s, feudalizmi filloi të gdhendej ngadalë në shoqërinë japoneze. Perandori qëndroi në pushtet dhe gëzonte respekt por ai e humbi të gjithë pushtetin politik, duke u kthyer në një shërbyes suprem fetar. Ndërkohë, shoguni mblodhi rreth vetes të gjithë pushtetin. Shoguni kontrollonte të gjithë aspektet jetësore në vend, si administrimin e taksave, hartimin dhe vendosjen e ligjeve, si edhe gëzonte kontroll të plotë mbi samurait, që i ishin betuar atij për bindje. Ndër samurait më të spikatur ishin Daimjot. Këta të fundit ishin pronarë të mëdhenj tokash me të drejta të pakufizuara, dhe ashtu si në Evropë, ata pranonin ti jepnin tokat e tyre samurai-ve të vegjël në këmbim të besnikërisë së tyre dhe shërbimit ushtarak.
Në se samurait zhgënjenin ose tradhtonin zotin e tyre ose thjeshtë thyenin këtë kod, duhet të kryenin një rit vetëvrasje të emëruar Harakiri (ose Sepuku). Në se ata i frikësoheshin vdekjes, atëherë ata mund të degradonin deri në statusin e Ronin; ata samurai nuk ishin më të mirëpritur në rradhët e shoqërisë japoneze. Me ushtritë e tyre të kryesuar nga samurait, Daimjot luftuan midis njëri-tjetrit për pushtet. Luftrat e tyre ndodhnin pasi Daimjot ishin shumë pak të varur ndaj Shogunit. Poshtë samurai- ve qëndronin artizanët, zejtarët dhe fshatarët.
Tregtarët nuk konsideroheshin shumë në shoqëri, edhe pse këta filluan të pasuroheshin dhe si rrjedhim të zinin ngadalë vendin e tyre në shoqëri. Një vend në shoqërinë feudale japoneze zinin gjithashtu edhe Ninxhat. Këta u formuan si klasë më vete gjatë shekullit të XIV. Me stilin e tyre origjinal Ninxhatsu, ninxhat stërviteshin në artet marciale në vende të caktuara. Ata ishin mercenarë të mirëfilltë; punësoheshin zakonisht për të spiunuar ose për të vrarë. Çdo ninxha ishte pjesëtar i një grupi ninxhash, dhe përgjigjej vetëm përpara grupit të tij. Sot, jo rrallë herë në filma tregohet një pamje krejt tjetër e tyre duke ngatërruar realitetin me legjendën. Karakteristikë e tyre ishte veshja e zezë; maska mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës. Janë të dyshimta cilësitë e tyre morale ose në se ndiqnin ndonjë kod si të Boshido-s./Bota.al