Psikologji

Të pasurit nuk i harxhojnë paratë me këto gjëra

Blerje impulsive

Sigurisht, mund të jetë tërheqëse të kapni në ajër trikon e kashmirit në dritaren e dyqanit ose makinën më të re në vitrinë. Por blerja e papritur dhe impulsive, është një gjë, që person i pasur nuk e bën kurrë. “Nëse blini gjëra që nuk ju duhen,” tha investitori miliarder Warren Buffet për revistën Forbes, “shumë shpejt do të duhet të shisni gjëra që ju nevojiten”. Nuk do të thotë që miliarderët nuk blejnë gjëra të shtrenjta, ata thjesht mendohen mirë para se të nxjerrin kartën e kreditit.

Trashëgimi ekstreme

Eshtë fantazi të mendosh se ne të gjithë mund të lëmë një mal parash për fëmijët dhe nipërit tanë. Kështu që ata nuk duhet të kursejnë, ashtu si kemi bërë ne. Por trashëgimia e madhe është diçka për të cilën njerëzit e pasur nuk i përdorin paratë e tyre. Pse? Bill Gates dhe Mark Zuckerberg të dy kanë thënë se dëshirojnë që fëmijët e tyre të gjejnë rrugën e tyre, në vend se të mbështeten tek paratë e prindërve, sipas CNBC. Të dy miliarderët po japin pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre për bamirësi, për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Marka luksoze

Milionerët mund të përballojnë që të blejnë modelet më të fundit nga dizajnerët më të mirë. Por kjo nuk do të thotë se ata pshpenzojnë paratë e tyre të fituara me vështirësi, për veshje të nivelit të lartë. Në fakt, themeluesi i IKEA, Ingvar Kamprad, i tha Newsweek.com se ai nuk vesh asgjë që nuk është nga një treg i vogël. Kjo për të “dhënë një shembull të mirë”. Bill Gates i tha revistës Time që ai ende mban një orë 10 $. Pavarësisht se është në gjendje që të përballojë një dollap plot me Rolexes.

Shtëpi me çmime absurde

Megjithëse buxheti i tyre për blerjen e shtëpive është dukshëm më i lartë, njerëzit e pasur sërish kërkojnë të bëjnë pazar. Ata duan të ndjehen sikur po marrin maksimumin e vlerës së dollarit të tyre, dhe që nuk po zhvaten. Po, ata mund të shpenzojnë miliona, por ata do të përpiqen të bëjnë pazar me çmimin, si kushdo tjetër. Disa individë të pasur madje shkojnë aq larg sa të mos blejnë fare një shtëpi ekstravagante. Sipas U.S. News and World Report, Warren Buffett mund të jetë njeriu i tretë më i pasur në botë. Por ai ende jeton në shtëpinë që bleu në vitin 1958 për 31.500 dollarë.

Të blejnë në vend që të marrin me qera

Disa njerëz të pasur shkojnë deri aty sa të mos merren fare, as me andrallat e blerjes së një shtëpie.  Shumë prej tyre zgjedhin të marrin me qera, sipas prezantuesit të emisionit “Shtëpitë e Miliarderëve”, Michael Corbett. “Marrja me qera është më popullore se kurrë, madje edhe në mesin e të pasurve,” i tha ai Huffingtonpost.com. “Dikur kishte kuptim për njerëzit, që mund t’ia lejonin vetes të blinin një shtëpi dhe ta shisnin pas dy vjetësh. Edhe pse sot tregu është përmirësuar, zor se mund të themi që kemi një bum shitjesh”.

Gjëra që nuk zgjasin

Njerëzit e pasur kanë para për të zëvendësuar një send që vjetërohet ose prishet. Por ata sërish nuk duan të humbin paratë e tyre në atë mënyrë. “Njerëzit e pasur e kuptojnë se rruga më e lirë nuk është gjithmonë më e vlefshmja”. E thotë për Learnvest Peter Bush, menaxher i një fondi të menaxhimit të pasurive në në Baton Rouge, Luiziana. “Ata mund të mendohen dhe reflektojnë gjatë, si dhe të konsiderojnë sesi ajo që paguajnë, sot krahasohet me vlerën që do të ketë me kalimin e kohës”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button