Covid19 AnalizaMAIN

Si reagimi ndaj pa ndemisë, ka përkeqësuar shumë së mundje të tjera

Nga Agnes Arnold-Forster

Ne po jetojmë aktualisht në një epokë vuajtjesh të parrëfyeshme. Mbi 500.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi vetëm në SHBA, mbi 120.000 në Britani dhe mbi 2 milion në të gjithë botën. Teksa Covid-19 po mbizotëron gjithë edicionet e lajmeve, mund t’iu falet nësedo të keni harruar që në këtë botë ekzistojnë edhe sëmundje të tjera.

E megjithatë ne e dimë shumë mirë se sëmundjet nuk ndalen vetëm sepse njeriu po i vendos ato në qendër të vëmendjes. Ka pasur shumë raporte mbi koston shqetësuese të pandemisë dhe bllokimeve mbi shëndetin mendor të njerëzve.

Për shembull, pandemia ka pasur një efekt të rëndë negativ tek ata që jetojnë me çrregullimetobsesive-kompulsive (OCD). Studimet në Evropë tregojnë se 30-50 për qind e atyre qëvuajnë nga OCD patën përkeqësim të simptomave të tyre gjatë pandemisë.

Më të rinjtë duket se janë prekur veçanërisht nga barra emocionale e izolimit dhe pasigurisë. Në një sondazh të fundit, të kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), 63 për qind e të rinjve 18-24 vjeç raportuan simptoma të ankthit ose depresionit, ndërsa 25 për qind raportuan rritje të përdorimit të substancave për t’u përballur me stresin, ndërsa 25 për qind pohuan se do ta konsideronin seriozisht idenë e vetëvrasjes.

Dhe thelbi është se këto çështje nuk do të zbuten shpejt sapo të mbarojë pandemia. Edhe kur të kalojë kjo krizë, dr.Shekar Saksena i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit,mendon se 10 për qind e këtyre të rinjve do të detyrohen të jetojnë me efektet afatgjata të sëmundjeve mendore që po përballen aktualisht.

Dëmi i shkaktuar nga pandemia mbi shëndetin mendor, ka tërhequr tashmë vëmendjen e duhur. Ai ka theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor, përtej vdekjeve nga koronavirusinë vlerësimin e suksesit të përgjigjeve globale të pandemisë. Kanceri gjithashtu tregon një histori të ngjashme, dhe po aq shqetësuese.

Gjatë vitit 2020, spitalet në Britani, SHBA dhe Evropë, anuluan ose shtynë operacionet urgjente të kancerit, pasi nuk mund të përballen me numrin në rritje të pacientëve me sëmundjen e koronavirusit. Përcaktimi i prognozës së kancerit është kompleks.

Por të dhënat e hershme sugjerojnë se edhe një vonesë 4javore në trajtim mund të rrisë deri në 10 për qind rrezikun e vdekjes.

Rreziku nuk është vetëm fizik, por edhe psikologjik. Pavarësisht nga këto të dhëna shqetësuese të anulimeve të operacioneve dhe kohërave të gjata të pritjes, ne ende nuk dimë shumë mbi pasojat emocionale që do të kenë këto vonesa për njerëzit që jetojnë aktualisht me një sëmundje tumorale.

E megjithatë, historitë tyre kanë filluar të shfaqen. Një burrë i diagnostikuar me kancer në zorrë në fazën 4 në qershor të vitit 2020, iu shty operacioni që e kishte të planifikuar nëdhjetor, dhe më pas “iu anulua për një kohë të pacaktuar”.

Edhe në shekullin XIX-të, mjekët dhe pacientët ishin të vetëdijshëm mbi rëndësinë e trajtimit në kohë të sëmundjeve. Siç e argumentoj në librin tim “Problemi i kancerit”, parimi “mos u vono” në trajtimin e kancerit, e ka zanafillën që në fillim të viteve 1800.

Kirurgët iu luteshin të sëmurëve me kancer, që të kërkonin këshillat e tyre sapo të zbulonin ndonjë gungë të papritur në trup. Dhe në shënimet e tyre, pacientët shprehnin një shqetësim ekstrem në pritje të diagnozës apo shërimit.

Mjekët ankoheshin për pacientët që “për shkak të modestisë së tyre të lavdërueshme”, shkonin shumë vonë tek ata për t’u kuruar. Tekstet mjekësore të hartuara për t’u lexuar nga pacientët, u rekomandonin lexuesve të tyre se me “mjetet e duhura të përdorura në kohën e duhur, shpesh një kancer mund të parandalohej; por kur sëmundja arrinte në një fazë tëcaktuar, asnjë lloj ilaçi nuk mund të bënte dot gjë.

Rishikimi i kësaj historie të gjatë të kancerit, na kujton kostot emocionale dhe fizike që ka çdo vonesë. Mbi të gjitha, edhe nëse këto pritje kanë vetëm efekte minimale në mbijetesën e pacientëve apo shëndetin e tyre afatgjatë, ne duhet të mendojmë edhe për traumën psikologjike të të jetuarit në harresë.

Veçanërisht kur ajo harresë shoqërohet me sëmundjen e kancerit, e cila ka kohë që mbart me vete një ndjenjë ankthi shumë thellë, aq sa në shekullin XIX-quhej shpesh si “sëmundja e tmerrit”. Shpesh ajo perceptohet si një pushtues i huaj.

Ndërsa kriza e Covid-19 po zbutet gradualisht, ne nuk duhet të shohim pas me keqardhje numrin e njerëzve të vdekur nga virusi apo të festojmë suksesin e vaksinave. Në vend të kësaj, ne duhet të vlerësojmë ndikimin e pandemisë në tërësi, dhe të marrim parasysh kostot fizike dhe emocionale të një sëmundjeje që e ktheu botën tonë përmbys.

Kur të vijë pandemia tjetër, ne duhet të jemi të përgatitur që jo vetëm të trajtojmë viktimat e sëmundjes epidemike, por të vazhdojmë të sigurojmë shërbimet themelore të kujdesit shëndetësor, që na duhen për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur. /

“The Conversation” – Bota.al

Back to top button
Close
Close