Magazine

Studimi: Cilësia e gjumit të meshkujve, mund të varet nga ciklet e Hënës

Djema, herën tjetër kur mund të gjeni veten u rrotulluar sa andej-këndej në shtrat në pamundësi për t’iu zënë gjumi, mund të dëshironi ta fajësoni Hënën. Studiuesit nga Universiteti i Upsalas në Suedi, pretendojnë se modelet e gjumit të meshkujve mund të jenë më të ndjeshëm ndaj cikleve të Hënës sesa ato të grave.

Ekipi kërkimor arriti në përfundimin se burrat mund të flenë më keq gjatë gjysmës së parë të ciklit hënor. Ne e dimë që Hëna ndikon tek baticat detare, po tek modelet e gjumit? Shumë studime të mëparshme janë përpjekur që të shqyrtojnë lidhjen midis ciklit hënor dhe gjumit.

Por rezultatet kanë qenë kryesisht jopërfundimtare dhe të paqëndrueshme. Disa studime kanë gjetur një farë lidhje, të tjerat pretendojnë se nuk ekziston asnjë lidhje e tillë. Gjithsesi, shumica e studimeve të mëparshme nuk arritën të marrin në konsideratë faktorët e njohur që ndikojnë mbi gjumin e njeriut, si apnea obstruktive e gjumit apo  pagjumësia.

“Ne përdorëm regjistrimet e gjumit në shtëpi nga 492 gra dhe 360 ​​burra. Dhe zbuluam se burrat, gjumi i të cilëve ishte regjistruar gjatë netëve në periudhën e zmadhimit të Hënës, shfaqën një cilësi më të keqe të gjumit dhe rritje të kohës zgjuar, në krahasim me burrat, gjumi i të cilëve u mat gjatë netëve në periudhën e zvogëlimit të Hënës.

Ndërkohë, gjumi i grave mbeti i pandikuar nga ciklet e Hënës. “Rezultatet tona përputheshin me problemet kronike të gjumit dhe ashpërsinë e anpesë obstruktive të gjumit”- thotë autori kryesor i studimit Kristian Benedikt, profesor i asociuar në Departamentin e Neuroshkencës në Universitetin e Upsalas.

Gjatë gjysmës së parë të ciklit hënor (pra gjatë periudhës nga forma si thelë pjepri, dhe deri në Hënën e plotë), nga Toka është e dukshme shumë më tepër nga sipërfaqja e ndriçuar e Hënës. Anasjelltas, gjatë gjysmës së dytë të ciklit hënor, reduktohet sipërfaqja e Hënës së ndriçuar dhe që mund të shihet që nga Toka.

Autorët e studimit teorizojnë se periudha e ciklit të parë hënor, mund të ndërhyjë në modelet e gjumit të meshkujve, pasi Hëna reflekton më shumë rrezet e diellit në mbrëmje, dhe më konkretisht kur njerëzit shkojnë zakonisht të flenë gjumë. Në një studim tjetër është vënë re se burrat janë më të ndjeshëm ndaj dritës së ambientit sesa gratë. / StudyFinds – Bota.al

Back to top button
Close
Close