AnalizaMAIN

Tërheqja nga Afganistani, pse SHBA-ja duhet të mos harrojë leksionet e Vietnamit

Nga Ali Noorani

Pasi u larguam nga Vietnami në vitin 1973, ne menduam se e kishim mbaruar misionin tonë atje. Edhe pasi të largohemi nga Afganistani brenda këtij viti, do të shpresojmë për të njëjtën gjë. Menjëherë pas rënies së Saigonit në vitin 1975, rreth 125.000 refugjatë vietnamezë mbërritën në Shtetet e Bashkuara, si rezultat i një evakuimi të sponsorizuar nga Uashingtoni.

Pastaj, gjatë viteve 1976-1977, SHBA-ja refuzoi të lejonte hyrjen e vietnamezëve të tjerë, përveç rasteve të bashkimit familjar. Pra ata që morën anën e forcave amerikane, dhe ata që ne besonim se po vazhdonin të vuanin. Dhe nxjerrja e tyre nga Azia Juglindore nuk do të ishte aq e thjeshtë.

Në janarin e vitit 1979, korrespodenti i emisionit “60 Minuta”, Ed Bradli i përshkroi botës gjendjen e vështirë të “njerëzve të anijes”, që iknin nga Vietnami me anije të vogla të mbushura me qindra fëmijë dhe familje. Ai ishte një raportim që tronditi Shtetet e Bashkuara, duke çuar në rritjen e numrit të refugjatëve që do të zhvendosnim.

Ajo mund të jetë e vetmja shpresë edhe për refugjatët e mundshëm afganë. Njëzet vjet pas sulmeve të sponsorizuara nga Talibanët kundër SHBA-së, presidenti Xho Bajden ka vendosur që t’i tërheqë forcat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator.

Gjatë dy dekadave të luftës, siç shkroi Eliot Kohen në “The Atlantic”, “qindra mijëra afganë, përkthyes dhe pilotë helikopterësh, mësues shkollash dhe burokratë, kanë lidhur fatin e tyre me ne, ndaj SHBA-ja u detyrohet diçka atyre”.

Në këtë pikë, mënyra e vetme që kanë afganët për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, është programi i Vizave të Emigracionit Special. Dhjetorin e vitit të kaluar, Kongresi Amerikan miratoi 4.000 viza shtesë për aplikantët nga Afganistani. Por as kjo shtesë nuk e përballon dot fluksin e madh të kërkesave, që është mbi 17.000.

Nuk ka asnjë oqean përmes së cilit mund të shpëtohen refugjatët afganë. Kalimet malore në jug çojnë në Pakistan, tashmë shtëpia e gati 1.5 milion refugjatëve afganë të regjistruar. Shkretëtira në perëndim të çon në Iran, Turqi, në Ballkan dhe pastaj drejt kufijve të jashtëm të mbyllur të Bashkimit Evropian.

Afro 6 muaj pas raportit të Bradlit në korrik 1979, guvernatori Robert Rei i Ajouas, një nga mbështetësit më të mëdhenj të refugjatëve vietnamezë ishte me zv/presidentin Uollter Mondale në një konferencë të posaçme në Gjenevë mbi krizën e refugjatëve në Vietnam.

Në fjalën e tij Mondale i rikthehu të pranishmit 41 vjet pas në kohë, gjatë javës kur kombet ishin mbledhur për të diskutuar situatën me të cilën po përballeshin hebrenjtë në Gjermani dhe Austri.

Ai u kujtoi të pranishmëve:“Në prag të asaj konference, Hitleri e sfidoi botës. Ai tha: “Unë vetëm mund të shpresoj që bota tjetër, e cila si një simpati të tillë të madhe për këta kriminelë, do të jetë së paku mjaftueshëm bujare për ta shndërruar simpatinë në ndihmë praktike’. Secili prej nesh ka dëgjuar një argument të ngjashëm në lidhje me gjendjen e refugjatëve në Indokinë”.

Në vitin 1938, bota dështoi që ta përballonte atë sfidë. Në vitin 1979, Mondale njoftoi se SHBA-ja do të priste një shtesë prej 168.000 refugjatësh të tjerë vietnamezë vitin e ardhshëm. “Le të mos jemi si të tjerët. Le të heqim dorë nga ajo trashëgimi e turpshme. Le të shkojmë përtej metaforës, dhe të nderojmë parimet morale që trashëgojmë. Le të bëjmë diçka kuptimplote – diçka të thellë – për të ndalur këtë mjerim. Ne përballemi me një problem botëror. Le të krijojmë një zgjidhje botërore. Historia nuk do të na e falë nëse dështojmë. Historia nuk do të na e harrojë nëse kemi sukses”- tha Mondale. Dhe administrata aktuale e Xho Bajdenit duhet t’i ketë parasysh këto fjalë. / “The Hill” – Bota.al

Back to top button