MAINShkence

Universi ynë mund të ketë një dimension të pestë. Ndryshon gjithçka dimë mbi fizikën

Nga Marcus Choën

Në vitin 1905, Albert Ajnshtajni tregoi përmes Teorisë së tij të Relativitetit se hapësira është e lidhur ngushtësisht me kohën nëpërmjet kufirit kozmik të shpejtësisë së dritës. Kështu sipas kësaj teorie ne jetojmë në një Univers me 4 dimensione të hapësirë-kohës.

Por në përditshmëri, ne e mendojmë Universin në 3 dimensione të hapësirës (veri-jug, lindje-perëndim, lart-poshtë) dhe një dimension të kohës (e kaluara-e ardhmja). Ndërkohë, një dimension i pestë do të ishte një dimension shtesë i hapësirës.

Një dimension i tillë u propozua në mënyrë të pavarur nga fizikantët Oskar Klein dhe Teodor Kaluza në vitet 1920. Ata u frymëzuan nga teoria e gravitetit të Ajnshtajnit, e cila tregoi se masa përkufizohej në hapësirë-kohën 4-dimensionale.

Meqenëse nuk jemi në gjendje që t’i perceptojmë këto katër dimensione, ne ia atribuojmë lëvizjen e një trupi shumë të madh, si për shembull një planeti, dhe jo lakimit të tij, një “force” të gravitetit. A mund të shpjegohet forca tjetër e njohur në atë kohë (forca elektromagnetike), me lakimin e një dimensioni shtesë të hapësirës?

Kaluza dhe Klein zbuluan se kjo ishte e mundur. Por meqë forca elektromagnetike ishte 1.040 herë më e fortë sesa graviteti, lakimi i dimensionit shtesë duhej të ishte aq i madh sa të mbështillej në një hapësirë shumë më të vogël sesa një atom, ndaj kjo do të ishte e pamundur që të vihej re.

Kur një grimcë e tillë si një elektron udhëton nëpër hapësirë, dhe është e padukshme për ne, ajo do të sillej rrotull dimensionit të pestë, si një lloj miu mbi një rrotë. Por teoria 5-dimensionale e Kaluzas dhe Kleinit,mori një goditje të fortë nga zbulimi i dy forcave më themelore që vepronin në fushën e bërthamës atomike:forcat bërthamore të forta dhe të dobëta.

Por ideja se dimensionet shtesë shpjegojnë forcat e Universit, u ringjall gjysmë shekulli më vonë nga ithtarët e “teorisë së vargjeve”, e cila i sheh blloqet themelore të ndërtimit të Universit jo si grimca, por si “vargje” të vogla të energjisë në masë.

Për të imituar këto 4 forca, vargjet vibrojnë në hapësirë-kohën 10-dimensionale, me 6 dimensione hapësinore shumë më të vogla se sa një atom. Teoria e vargjeve, krijoi idenë se Universi ynë mund të jetë një ishull 3-dimensional, që lundron në hapësirë-kohën 10-dimensionale.

Kjo teori ngriti mundësinë intriguese për të shpjeguar se përse graviteti është kaq shumë i dobët në krahasim me tre forcat e tjera themelore. Ndërsa forcat janë të lidhura me 3 dimensionet e para, graviteti rrjedh në 6 dimensionet shtesë të hapësirës, ​​duke ia zvogëluar shumë fuqinë të parave.

Ekziston një mënyrë për të pasur një dimension të pestë më të madh, i cili është i lakuar në atë mënyrë sa që ne të mos e shohim. Kjo u sugjerua nga fizikanët Liza Randall dhe Raman Sandrëm në vitin 1999.

Një dimension hapësinor ​​shtesë, mund të shpjegojë edhe një nga misteret e mëdha kozmike: identitetin e ‘”materies së errët“, pra gjërat e padukshme që duket se janë 6 herë më të mëdha edhe se sa yjet dhe galaktikat e dukshme.

Në vitin 2021, një grup fizikantësh nga Universiteti Johanes Gutenberg në Mainc të Gjermanisë, propozuan se graviteti i grimcave të panjohura deri më tani, të cilat përhapen në një dimension të pestë të fshehur, mund të shfaqet në Universin tonë 4-dimensional si graviteti shtesë, që ne aktualisht ia atribuojmë materies së errët.

Edhe pse duket si një mundësi emocionuese, vlen të theksohet se për materien e errët nuk ka mungesë të kandidatëve të mundshëm, përfshirë grimcat nën-atomike të njohura si aksione, vrimat e zeza dhe materia e kohës së kundërt nga e ardhmja! /

“Science Focus” – Bota.al

Back to top button
Close
Close