Covid19

Varianti Delta i Covid-19 është shkaku i më shumë se 80% të rasteve. Por vaksinat janë ende 90% efektive 

Varianti Delta i Covid-19 është shkaku i më shumë se 80% të rasteve. Por vaksinat janë ende 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve, tha eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, Anthony Fauci gjatë një dëgjese në Senat.

Varianti shumë ngjitës Delta u gjet për herë të parë në Indi në fillim të këtij viti. Që atëherë është bërë lloji dominues i Covid-19 në SHBA dhe është zbuluar në më shumë se 90 vende të botës.

Vdekjet nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara kanë qenë mesatarisht 239 në ditë gjatë javës së kaluar, gati 48% më të larta se javën e mëparshme, tha Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA Rochelle Walensky gjatë seancës.

Ndërkohë, një zyrtar plotësisht i vaksinuar i Shtëpisë së Bardhë doli pozitiv për COVID-19 jashtë vendit dhe ka simptoma të lehta, por nuk u gjet që të ketë pasur kontakte të ngushta me drejtorët ose stafin e Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Zyrtari mbetet jashtë Shtëpisë së Bardhë në pritje të testeve shtesë për konfirmim, tha zyrtari.

Back to top button
Close
Close