Magazine

“Zemrat e tyre ishin plot me mendime”. Një ndër fragmentet më të bukur nga “Të mjerët” e Viktor Hygosë

Romani “Të mjerët” nga i madhi Viktor Hygo, është ndër veprat më të njohura dhe të vlerësuara të autorit romantik. Ideja e këtij romani mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfra përballë vendimeve të jetës mondane, të tregohet se si gruaja humbet dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe të tregohet se si demoralizimi (venitja) e fëmijëve vjen nga varfëria e tejskajshme, e cila ia copëton jetën dhe ekzistencën. Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.Të mjerët” e Viktor Hygosë nuk kanë njohur plakje pikërisht për shkak të tematikave që trajton, të cilat mbeten aktuale edhe në ditët e sotme. Më poshtë do të mund të lexoni një nga fragmentet më të bukura tëromanit në fjalë.  

“Ai ra në ndenjëse, ajo pranë tij. Fjalë më s’kishte. Yjet kishin filluar të shkëlqenin. Si ndodhte që zogjtëkëndonin, bora shkrihej, trëndafilat hapeshin, maji lulëzonte, që agimet zbardhin prapa drunjëve të zi mbi majën e malit që po dridhej? Një puthje, dhe kjo ishte e gjitha.
Të dy u trembën, dhe në errësirë e panë njëri – tjetrin me sytë brilant.
Ata nuk e ndjenin as natën e freskët e as gurin e ftohtë, as tokën e njomë e as barin e lagur; ata e shikonin njëri-tjetrin dhe zemrat e tyre ishin plot me mendime. Duart i kishin shtrënguar pa e vënë re as vetë.
Ajo nuk e pyeti atë; madje as nuk e mendoi se ku dhe si ia kishte bërë ai që të futej brenda kopshtit. Asaj i dukej shumë e natyrshme që ai duhej të ishte aty.
Kohë pas kohe, gjuri i Mariusit e prekte atë të Kozetës. Një prekje që trondiste. Ndonjëherë, Kozeta e belbëzonte ndonjë fjalë. Shpirti i dridhej në buzët e saj sikur vesa e njomë mbi një fletë luleje.
Dalëngadalë ata filluan të flasin. Mbingarkesa arriti të heshtë. Mbi kokat e tyre, nata ishte gjakftohtë dhe e lavdishme. Këto dy krijesa, të pastërta si shpirta, i treguan gjithçka njëri-tjetrit; ëndërrat e tyre, furin dhe eksitimet, monstrat, treguan se si e kishin adhuruar nga larg njëri-tjetrin, se si ishin përgjëruar për njëri-tjetrin dhe si ishin dëshpëruar kur nuk e kishin parë njëri – tjetrin. Ata i besonin njëri – tjetrit në një intimitet ideali.
Ata i treguan njëri – tjetrit, me një besim të sinqertë në iluzionet e tyre, gjithë atë dashuri, rini dhe mbetjet e fëmijërisë së tyre që e sillnin ndërmend…”

Back to top button