Nga Arjun Walia
Një gjë është e zakonshme tek gjithë ‘revolucionarët’, që kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në të gjithë historinë njerëzore dhe kanë patur një ndikim të përhershëm në ndërgjegjen globale. Emrat që vijnë në mendje janë Gandi, Malkolm X, Martin Luter King, Çe Gevara, Nelson Mandela dhe shumë të tjerë. Ne i hasim ata në tekstet e historisë, letërsi, kudo.
Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por pse të gjithë emrat që vijnë në mendje janë gjithmonë revolucionarët meshkuj, kur ka pasur shumë figura femërore, të cilat kanë krijuar vepra dhe patur po aq shumë ndikim, në mos më shumë? Kjo nuk është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur:për një kohë shumë të gjatë, bota ka qenë e dominuar nga meshkujt, ata qenë në postet kyçe të pushtetit, ndërsa e kanë shtypur, tallur dhe kontrolluar rolin e gjinisë femërore.
Kjo nuk shumë e ndryshme nga racizmi, apo edhe shumë shembuj të tjerë të pabarazisë që ende ekzistojnë sot në botë. Po paraqes këtu shkurtimisht 10 gra, të cilat kanë patur dhe kanë një ndikim të madh në lëvizjen për barazinë gjinore dhe jo vetëm…
[real3dflipbook id=”913″] |