1. Presidenti i SHBA, Donald Trump, shkarkoi një tjetër anëtar të kabinetit të tij. Trump shkarkoi sekretarin e çështjeve të veteranëve David Shulkin dhe shpreson ta zëvendësojë atë me mjekun e Shtëpisë së Bardhë, i cili dha një vlerësim të shkëlqyeshëm të shëndetit të presidentit.
2. Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “ndoshta” do të votojë për marrëveshjen finale të Brexit, të propozuar nga Kryeministrja Theresa May. Komentet e sekretarit të jashtëm hije tregojnë se partia ka të ngjarë të mbështesë marrëveshjen në tetor.
3. Facebook po rishikon opsionet e privatësisë. Në dritën e skandalit të Cambridge Analytica, Facebook do të rishkruajë kushtet e shërbimit dhe do të prezantojë një mënyrë të re për përdoruesit, për të hyrë në arkivat e të dhënave të tyre.
4. Ekuadori shkëputi lidhjen e internetit të Julian Assange në ambasadën e vet në Londër. Vendimi u mor për shkak të postimeve në mediat sociale nga themeluesi i WikiLeaks, i cili ka qenë në këtë ambasadë që nga viti 2012.
5. Trump dëshiron të godasë Amazon. Presidenti amerikan thuhet se është “i obsesionuar” me kompaninë e Jeff Bezos dhe beson se ajo po merr trajtim postar preferencial që lëndon shitësit me pakicë.
6. Japonia dhe Koreja e Veriut mund të organizojnë një samit. Japonia është lënë jashtë në çështjet e Gadishullit Korean, kështu që ajo ka dërguar kërkesë në Korenë e Veriut, dhe Pheniani thuhet se është duke diskutuar një takim.
7. Kenia dëboi një udhëheqës të opozitës për herë të dytë. Gjykata e Lartë tha se shefi i policisë dhe kreu i emigracionit do të shpërfillnin vendimin e gjykatës nëse do të dëbonin Miguna Migunan.
8. Një padi nga aksionarët e Teslas shënoi një fitore të vogël në gjykatë. Një gjyqtar refuzoi të hedhë poshtë padinë, e cila pretendon se Elon Musk dhe anëtarët e bordit nuk vepruan në interesin më të mirë të aksionerëve gjatë një blerjeje të vitit 2016.
9. Irlanda do të mbajë një referendum mbi abortin. Vendi do të shkojë në votime më 25 maj për të votuar nëse ligjet e rrepta të abortit duhet të jenë më të lehtësuara.
10. Malala Yousafzai u kthye në Pakistan për herë të parë që kur u qëllua. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen u godit pesë vjet më parë. / bota.al