Sport

10 lojtarët e Barçës, që po e presin largimin Enriques, për të vendosur të ardhme

Luis Enrique ka bërë të ditur largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit.

Tashmë Barcelona është vënë në kërkim të pasusit të tij.

Nuk janë vetëm tifozët ata që mezi po presin të njohin trajnerin e ri, pasi që edhe disa lojtarë që luajnë aktualisht te Barcelona dëshiron ta sqarojnë të ardhmen, shkruan Marca.

Lojtarët të renditur më poshtë duan ta dinë se a janë në planet e trajnerit që do ta pasojë Enriquen, transmeton Telegrafi.

Shumë emra janë përmendur deri më tani, por Ernesto Valverde dhe Jorge Sampioli janë më të avantazhuarit.

Se cili do të vijë do të ketë punë me 10 lojtarët më poshtë, pasi ata duan minuta në lojë. /Telegrafi/

1.Aleix Vidal

Mbrojtësi që erdhi me shumë bujë, pasi bëri vend në formacion, pësoi dëmtim i rëndë. Mbrojtësi mund të kthehet në lojtarin e parë që do të largohet nga klubi në verë.

2.Andre Gomes

Ai u ble për 35 milionë euro dhe deri më tani nuk ka treguar asgjë. Shumë pikëpyetje janë vënë për ta dhe trajneri i ri mund të sqarojë shumë gjëra.

3.Arda Turan

Ai refuzoi shumë oferta deri më tani nga kina, por ky mund të jetë viti i fundit për të.

4.Denis Suarez

Ai ka treguar shumë në vitin e tij të parë me këtë fanellë. Por mbetet të shihet se çfarë do të ofrojë me trajnerin e ri. Ai është gjenerata e re e mesfushës së Barcelonës.

5.Ivan Rakitic

Forma e tij e ka vënë edhe Luis Enriquenë dyshime këtë vit duke e lënë shpesh jashtë 11-shës shartuese. A do të qëndrojë?

6.Jeremy Mathieu

A mund ta arrijë formën? Kontrata e tij me klubin mbaron në vitin 2018 dhe mund të shitet në verë për të mos e humbur pa para.

7.Jordi Masip

Trajneri i ri mund të fillojë një politikë të re për portierët. Ai mund të caktojë një portier që ruan portën në të gjitha garat. Edhe ashtu Masip nuk ka minuta.

8.Paco Alcacer

Ai nuk ka pasur minutat e duhur deri më tani. A mund të qëndrojë nëse edhe trajneri i ardhshëm sillet kështu?

9.Rafinha

Luis Enrique i ka dhënë shumë minuta dhe besim.  A do ta bëjë edhe pasardhësi i tij të njëjtën?

10.Sergi Roberto

Ai luan edhe në mesfushë edhe në krahë, por ende nuk e di pozicion e tij të saktë. Do të bënte mirë që të kthehej në mesfushor. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button