The Independent
Publiku britanik votoi 52 % për të dalë nga BE dhe 48 % për të qëndruar, dhe tani Kryeministri i ardhshëm i Britanisë do të zgjidhet prej anëtarëve të partisë konservatore, jo nga publiku.
Po kështu, po flitet për pavarësi të Skocisë dhe Irlandës së Veriut.
Ndërkohë stërlina është në rënie të lirë, Mbretëria e Bashkuar nuk është më ekonomia e 5 në botë, pasi stërlina ka rënë kaq shumë, saqë Franca ia ka kaluar, dhe 122 miliardë stërlina “u fshinë” vetëm në minutat e para të hapjes së Bursës.
Por ndërkohë, ja një listë e qyteteve që duhet të largohen tashmë nga Mbretëria e Bashkuar dhe t’i bashkohen BE-së.
- Londra
Në kryeqytet, 59.9 % votuan në favor të qëndrimit, dhe në disa vende votimi arriti në 70%.
2. Edinburgu
Edinburgu iu bashkua pjesës tjetër të Skocisë në votimin për të qëndruar, me 74.44% të votave.
3. Kembrixhi
Këtu, 73.85% e publikut votoi në favor të Bashkimit Europian.
4. Oksfordi
Në qytetin rival universitar të Oksfordit, 70.27% votuan për qëndrimin në BE.
5. Brajton
Bastioni i kahershëm i liberalizmit dhe i të Gjelbërve votoi për të qëndruar, me 68.62% të votave.
6. Gllasgou
Gllasgou iu bashkua kryeqytetit skocez, duke votuar 66.59% në favor të qëndrimit.
7. St. Albans – 62.71%
8. Bristol – 61.73%.
Aberdin – 61.1%.
Manchester – 60.36%. /bota.al