Bota

100 artiste dhe intelektuale franceze firmosin një manifest kundër #MeToo: “Vardisja nuk është agresion maskilist”

Ndërkohë që lëvizja #MeToo vazhdon ta shkundë Hollivudin, një kolektiv grash nga ana tjetër e Atlantikut vendosi të publikojë një manifest kundër atij që ato e quajnë “puritanizmi seksual”. Dokumenti, i publikuar në gazetën Le Monde, ku mes shumë firmëtareve është edhe aktorja franceze Catherine Deneuve, del në mbrojtje të “lirisë për të ngacmuar” të meshkujve dhe i kundërvihet fushatës së denoncimeve të ngritura pas çështjes Weinstein.

Përdhunimi është një krim, por t’i vish rrotull në mënyrë këmbëngulese ose të ngathët nuk është një krim, as edhe kortezia një agresion maskilist, – shkruajnë qindra përkthyes, shkrimtarë, shkencëtarë dhe gazetarë. Sipas tyre, kjo valë akuzash kundër producentit të kinemasë Harvey Weinstein ka instaluar një klimë puritanizmi seksual që duhet refuzuar. Edhe pse e konsiderojnë legjitime ndërgjegjësimin për dhunën seksuale ndaj grave, sidomos në nivel profesional, pohojnë se ky çlirim i fjalës transformohet sot në të kundërt: na detyrojnë të flasim si duhet, të heshtim për atë që bezdis dhe ato që mohojnë të përulen para udhëzimeve të tilla të shihen si tradhëtare, bashkëpuntore! / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button