Michael Gerson në Washington Post shkruan: Asnjë udhëheqës, me aq sa kujtojmë, nuk ka përfituar më shumë nga pritshmëritë e ulëta. Një President me standarde të larta të integritetit do të ishte i shkatërruar, nëse pësonte një skandal që përfshin ndihmësit e afërt dhe një qeveri të huaj. Për Trumpin… Pse, çfarë prisnit?
Boston Globe shkruan: Nëse ka ndonjë gjë të mirë në 100 ditët e para të Trump-it, kjo është se papërshtatshmëria e tij për zyrën – temperamenti i tij, intoleranca për detajet, acarimi i tij i dukshëm nga kërkesat e qeverisjes – e kanë mbrojtur kombin nga instinktet e veta më të këqija. /bota.al