FBI ka njoftuar se ka nisur një hetim të ri lidhur me emailet e Hillary clinton.
Njoftimi u bë dje teksa FBI njoftonte se ka gjetur prova të reja që implikojnë kandidaten demokrate.
Tërbimi i Clinton ishte i papërmbajtshëm dhe kërkoi që të zbardhej gjithçka sa më shpejt.
Është një ngjarje e pandodhur më parë, që një kandidat të hetohet 11 ditë para zgjedhjeve.
Por si nisi e gjitha dhe përse u rihap hetimi?
Vetëm pak muaj më parë shefi i FBI-së deklaronte se “asnjë gjykatës me dy pare mend në kokë nuk do të niste një hetim ndaj Hillary Clinton”.
Por gjetja e disa emaileve në nje laptop ka përmbysur gjithçka.
FBI ka gjetur disa emaile në laptopin e ndihmëses se Clinton, Huma Abedin.
Gjetja e tyre ishte krej e rastësishme.
FBI po hetonte burrin e ndihmëses së Clinton, Anthony Weiner.
Ai ishte përfshirë disa herë në skandale seksuale me të mitur, megjithatë bashkëshortja i kishte qendruar besnike duke mos e divorcuar.
Por në gusht të këtij viti ai i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale një të miture.
Pas bërjes publik të skandalit, FBI nisi hetimet duke kontrolluar edhe laptopin në shtëpinë e Weiner dhe bashkëshortes së tij Huma Abedin, ndihmëses së afërt të Clinton.
Aty u gjetën dhjetra emaile të tjera të ish-sekretares së Shtetit.
Nuk dihet se çfarë do të sjellë hetimi ekzaktësisht, por endrrat perverse të burrit të ndihmëses, mund të shkatërrojnë endrrën e jetës së Hillary Clinton. Trump ndërkohë fërkon duart…/TemA