Seria: 100 ditët që ndryshuan botën
Në fillimin e viteve 1980, Lufta e Ftohtë hyri në një fazë të re kritike. Të gjithë shenjat flasin për një përshkallëzim – deri kur Mikhail Gorbachevi futet në skenë. Në 11 mars 1985, njeriu me shenjë në kokë zgjidhet në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste. 54-vjecari pret disi tentakulat e partisë dhe shërbimit të fshehtë, i jep fund garës së armatimit dhe e reformon në mënyrë kaq radikale Bashkimin Sovjetik, saqë në të njëjtën kohë sjell fundin e tij si dhe shtron rrugën për ribashkimin e Gjermanive.
Po nga erdhi ky ndryshim mendje? Përgjigja qëndron në të kaluarën: si anëtar i Komitetit Qendror në vitet 1970, Gorbachevi ishte lejuar të udhëtonte në perëndim, gjë që kish patur një ndikim shumë të fortë në politikën e tij të mëvonshme. Atje u infektua me një virus – ndjesinë e lirisë./bota.al