Speciale

11 SHTATOR 2011 / Teoritë e komplotit fillojnë që në mars 1962

Mars 1962

Operacioni Northwoods: Hartuesit e planeve ushtarakë hedhin një propozim, ku eksplorohen të gjithë opsionet e mundshëm për të siguruar mbështetje për një ndërhyrje të mundshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës. Këto ide përfshinin veprime terroriste të stimuluara nga qeveria amerikane. Një tjetër sugjerim ishte rrëzimi i një avioni të telekomanduar, i maskuar si një avion civil. Planet u dërguan tek Sekretari i Mbrojtjes i SHBA për miratim, por ata nuk u zbatuan asnjëherë. Disa dekada më vonë, të dy konceptet – ai i operacioneve të terroristëve falsë kundër civilëve, dhe ai i përdorimit të avionëve të telekomanduar për të simuluar një avion civil – kanë shkaktuar ndezjen e teorive konspirative që pretendojnë se qeveria e SHBA ka qenë në gjendje të përdorte të njëjtat taktika në ditën e 11 shtatorit 2001.

JANAR 2000

Dy rrëmbyesit e parë të avionëve të 11 shtatorit mbërrijnë në SHBA përmes aeroportit të Los Angelesit. Nawaf al-Hazmi dhe Khalid al-Mihdhar ishin të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste të al Kaedës nga CIA, e cila kishte monitoruar lëvizjet e tyre ndërkohë që ndodheshin jashtë vendit. Por CIA nuk informon FBI-në, kështu që të dy terroristët nuk shfaqen në listën e të dyshuarve për terrorizëm – dhe duke qenë se kishin viza të vlefshme, hyjnë në Amerikë.

Al-Hazmi dhe al-Mihdhar vendosen në San Diego, duke përdorur emrat e tyre të vërtetë në dokumentat zyrtarë. Njëri prej tyre është i listuar madje në numratorin telefonik të qytetit. Ata fillojnë të marrin mësime në një shkollë fluturimi, por shumë shpejt dëbohen për shkak se nuk dinë mirë gjuhën.

Në vitin 2001, më në fund CIA paralajmëron FBI-në se al-Hazmi dhe al-Mihdhar mund të jenë në SHBA, por tashmë terroristët kanë kohë që janë larguar nga San Diego dhe nuk mund të gjurmohen. Skeptikët e 11 shtatorit kanë hedhur dyshime në lidhje me versionin zyrtar se si dy prej operativëve më të rrezikshëm të al Kaedës kanë mundur të jetojnë për kaq gjatë pa u vënë re.

SHTATOR 2000

Një think tank amerikan, Projekti për Shekullin e Ri Amerikan boton një raport të titulluar “Ndërtimi i Mbrojtjes së Amerikës: Strategjia, Forcat dhe Burimet për një shekull të ri”. Raporti mbron transformimin e ushtrisë së SHBA, duke e bërë atë më të aftë për të mbështetur aspiratën e tyre për një politikë të jashtme amerikane më aktive dhe internacionaliste. Por, autorët pranojnë se “procesi i transformimit, edhe nëse sjell ndryshime revolucionarë, me shumë gjasa do të jetë shumë i gjatë, në rast se nuk do të ketë një ngjarje katastrofike dhe katalizuese – si një Pearl Harbour i ri”. Ky resht ka tërhequr vëmendjen e kritikëve, të cilët argumentojnë se 11 shtatori mund të ketë qenë një përpjekje për të prodhuar efektin e Pearl harbourit. Megjithatë, raporti nuk mbron një veprim katastrofik, ai thjeshtë parashikon pasojat katastrofike nëse ndodh një i tillë. Mes firmëtarëve të raportit, Paul Wolfowitz i cili u bë më vonë numri dy i Pentagonit, dhe Lewis Scooter Libby, që më vonë do të bëhej shefi i kabinetit i zëvendëspresidentit Cheney.

11 SHTATOR 2001

Sipas versionit zyrtar, janë rrëmbyer katër avionë civilë. Tre prej tyre u përplasën qëllimisht me godina, dhe i katërti u rrëzua në një fushë në Pensilvani. 2996 vetë gjetën vdekjen.

0846: Fluturimi 11 i American Airlines përplaset në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

0903: Avioni i dytë, United Airlines Flight 175 përplaset në Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

0937: Në Uashington DC, Fluturimi 77 i American Airlines përplaset në Pentagon. Teoritë konspirative hedhin hipotezën që përplasja është e dyshimtë sepse nuk ekziston një filmim i qartë nga kamerat e sigurisë që të tregojë një avion që godet ndërtesën dhe se dëmi i shkaktuar fasadës duket shumë i vogël për tu shkaktuar nga një avion civil i madh.

0945: Fluturimi 89 i Delta Airlines i ndërrohet drejtimi në Klivlënd për shkak të dyshimeve se mund të jetë rrëmbyer. Kryebashkiaku mban një konferencë shtypi ku thotë: “Fillimisht patëm informacione se avioni ishte rrëmbyer dhe se në të kishte një bombë”. Shumë shpejt u mësua se fluturimi 89 nuk ishte rrëmbyer dhe menjëherë media lokale bën korrigjimet. Sidoqoftë, lajmet e parë të pasaktëe vazhdojnë të jenë në fokus të teorive konspirative.

1002: Fluturimi 93 i United Airlines. Avioni përplaset në Shenksvil, Pensilvani. Sipas teorive konspirative, avioni nuk u rrëzua asnjëherë këtu, për arsye se nuk janë gjetur copëra të mëdha të mbetjeve të avionit në skenën e ngjarjes. Thuhet gjithashtu se avioni mund të jetë qëlluar në ajër, dhe mbetjet e tij janë përhapur në një zonë të gjerë.

1720: Ndërtesa 7 e Qendrës Botërore të Tregtisë, një ndërtesë 47 katëshe pranë dy kullave të mëdha shembet. Nuk ishte goditur nga asnjëri prej dy avionëve të rrëmbyer. Teoritë konspirative mbi 11 shtatorin thonë se u shkatërrua qëllimisht, sepse kishte dokumenta kompromentues në zyrat e CIA, Departamentit të Mbrojtjes dhe Shërbimit të Fshehtë, që ndodheshin në ndërtesë.

12 SHTATOR 2001

Menjëherë pas 11 shtatorit, doli në pah një teori konspirative sipas të cilët qytetarë izraelitë dhe hebrenj ishin parlajmëruar që të qëndronin larg nga ajo zonë nga një person që kish patur dijeni paraprake për sulmet. Historia, që ishte e pavërtetë, e pati burimin në Beirut, shumë shpejt u përhap në Lindjen e Mesme dhe u shfrytëzua nga faqet antisemite të internetit në të katër anët e botës.

10 NENTOR 2001

Presidenti Bush për herë të parë i kundërvihet përhapjes së teorive konspirative mbi 11 shtatorin. Duke folur në selinë e OKB në Nju Jork, ai tha: “Ne duhet të flasim të vërtetën për terroriizmin. Le të mos tolerojmë asnjëherë teoritë e tmerrshme konspirative në lidhje me sulmet e 11 shtatorit; gënjeshtra dashakeqe që përpiqen të largojnë fajin nga terroristët, që janë fajtorët e vërtetë”.

PRANVERE 2002

Gazetari francez Thierry Meyssan boton librin “11 shtatori: Gënjeshtra e madhe dhe Pentagate”. Eshtë rrëfimi i tij për 11 shtatorin, ku thotë se avioni i Fluturimit 77 të American Airlines nuk u rrëzua në Pentagon.

MAJ 2002

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave nxjerr raportin e saj mbi shkaqet e shembjes së ndërtesave në Nju Jork në 11 shtator 2001. Kapitulli 5 përshkruan shembjen e Ndërtesës numër 7 të Qendrës Botërore të Tregtisë, që sipas Agjencisë është shkaktuar prej zjarrit të zgjatur i cili dobësoi kolonat që mbanin ndërtesën.

DHJETOR 2002

Botohet raporti i komisionit të përbashkët hetimor të Kongresit në lidhje me dështimet e shërbimeve të inteligjencës para 11 shtatorit. Më shumë se 30 faqe të versionit të botuar janë redaktuar më herët nga qeveria, për shkak të shqetësimeve që lidheshin me sigurinë kombëtare.Më vonë është marrë vesh se shumica e faqeve të redaktuara kishin të bënin me veprimtarinë e dy rrëmbyesve të parë në San Diego si dhe lidhjet e tyre të mundshme me nënshtetas sauditë që jetonin atje. Bashkëdrejtuesi i komisionit, senatori Bob Graham mendon se vecanërisht FBI nuk dorëzoi prova në lidhje me veprimtarinë e dy rrëmbyesve që jetuan në San Diego.

22 KORRIK 2004

Botimi i Raportit të komisionit të 11 shtatorit i ofron publikut versionin më gjithëpërfshirës të asaj cfarë ndodhi atë ditë, por zbulimet e tij nuk arrijnë gjithësesi të ndalin rrjedhën e teorive konspirative.

MARS 2005

Revista amerikane, Popular Mechanics boton një investigim të titulluar “Zbërthimi i legjendave mbi 11 shtatorin”. Më vonë, artikulli zgjerohet dhe botohet si një libër.

PRILL 2005

Loose Change, një fil m i prodhuar nga regjisori debutues Dylan Avery del në internet. Ai shpërdnahet kryesisht në rrjet dhe shumë shpejt shndërrohet në një fenomen mbarëbotëror, i parë dhjetëra milionë herë. Loose Change merret me shumë aspekte të versionit zyrtar mbi 11 shtatorin, duke përfshirë shembjen e Kullave Binjake dhe Kullës Nr. 7, rënien e avionit në Pentagon dhe atë të avionit në Pensil;vani. Eshtë më popullori i një numri filmash në internet që merren me sfidimin e versionit zyrtar mbi ngjarhjet e asaj dite. Të tjerë shembuj të zhanrit përfshijnë “Misteret e 11 shtatorit” dhe “Terrorstorm”.

DHJETOR 2005

James Fetzer, një profesor filozofie në pension themelon rganizatën “Akademikët për të vërtetën e 11 shtatorit” një lëvizje e cila është përkushtuar për “ekspozimin e falsiteteve dhe zbulimin e të vërtetave” mbi ngjarjet e 11 shtatorit 2001.

16 MAJ 2006

Filmime të Pentagonit jepen përpara Judicial Watch, një fondacion me qendër në Uashington që mbron llogaridhënien dhe transparencën në qeverisje. Filmimet nga dy kamera sigurie tregojnë një objekt që nuk duket qartë i cili i afrohet ndërtesës dhe pasohet menjëherë nga një shpërthim shumë i madh. Por cilësia e filmimit është shumë e dobët dhe prova jo e plotë. Më vonë, Judicial Watch siguron filmime të marra nga kamera të tjera sigurie nga FBI. Por këto pamje, që janë marrë nga kamera të një pike karburanti aty pranë dhe një hoteli nuk kanë detaje të mjaftueshëm për të kënaqur skeptikët.

31 KORRIK 2006

Botohen në internet prova të procesit kundër Zacarias Moussaoui. Në vitin 2005, Moussaoui u shpall fajtor për komplotim me rrëmbyesit e avionëve. Një pjesë e madhe e provve lidhen me ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë fotografi të vendeve të përplasjes së avionëv e si dhe dokumenta që u përkisnin rrëmbyesve.

25 TETOR 2006

Departamenti i Shtetit hap një faqe interneti me titull “Teoritë kryesore konspirative të 11 shtatorit”, si pjesë e faqes së vet të internetit me titull “Identifikimi i Keqinformimit”.

12 SHTATOR 2006

Inspektori i Përgjithshëm i Pentagonit deklasifikon një dokument që vlerëson performancën e ushtrisë së SHBA ditën e 11 shtatorit. Inspektori zbuloi se anëtarë të ushtrisë kishin keqinformuar Komisionin e 11 shtatorit në lidhje me ngjarjet në mëngjesin e sulmeve, por që kjo kish ndodhur për shkak të mënyrës së keqe të mbajtjes së të dhënave dhe burokracisë. Inspektorët shkruanin se nuk kishte prova që ushtria ish përpjekur të keqinformonte qëllimit komisionin në lidhje me ngjarjet e asaj dite. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button