Letersi

11 të vërteta të bukura nga Harper Lee, autorja e “Të vrasësh zogun që përqesh”

Screen Shot 2016-02-25 at 18.07.07

Harper Lee, shkrimtarja e famshme amerikane e romanit të vitit 1960, “Të vrasësh zogun që përqesh” u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 89-vjeçare.

Romani i lee, i cili fitoi çmimin Pulitzer fokusohej jo vetëm në Familjen finch, në Alabamën e viteve ’30 në Amerikë, por sidomos në pabarazitë racore, gjinore dhe klasore të kohës. Ai është bërë një prej librave më të kërkuar në SHBA, i cili u jepet rregullisht për lexim studentëve dhe lexohet nga njerëz të të gjitha moshave.

Në përkujtim të një shkrimtarjeje të jashtëzakonshme, më poshtë po botojmë 11 “mësime për jetën”, të nxjerrë nga shkrimet e saj.

  1. Për vlerësimin e gjërave që zakonisht i injorojmë:

“Deri kur pata frika se mos e humbisja, nuk e dashuroja kurrë leximin. Njeriu nuk e dashuron frymëmarrjen”.

Nga “Të vrasësh zogun që përqesh”

  1. Mbi ruajtjen e perspektivës dhe përulësisë:

“Teksa rritesh, thuaj gjithmonë të vërtetën, mos u bëj dëm të tjerëve, dhe mos mendo që ti je qenia më e rëndësishme mbi tokë. I pasur apo i varfër, pastaj mund të shohësh këdo në sy e t’i thuash: “Ndoshta unë nuk jam më mirë se sa ti, por është e sigurtë se jam i barabartë”.

Harper Lee, letër drejtuar një fansi

 

  1. Mbi mësimet që edhe sot e kësaj dite nuk mësohen:

“Po aq e sigurtë sa koha, historia përsërit vetveten, dhe po aq e sigurtë që është, se njeriu është njeri, historia është i fundit vend ku ai do të kërkojë për të nxjerrë mësime”

Nga “Shko vendos një rojtar”

 

  1. Mbi rimëkëmbjen:

“Gjërat janë gjithmonë më mirë në mëngjes”

Nga “Të vrasësh zogun që përqesh”

 

  1. Mbi dashurinë dhe të dashuruarit plotësisht:

“Dashuria është e vetmja gjë në botë që është e paekuivok. Ka lloje të ndryshme dashurie, sigurisht, por me të gjitha, propozimi është, o e bën, o nuk e bën”.

Nga “Shko vendos një rojtar”

 

  1. Mbi gjykimin

“Një njeri mund të dënojë armiqtë e tij, por është më e mençur që t’i njohë”

Nga “Shko vendos një rojtar”

 

  1. Mbi atë çfarë do të thotë realisht të jesh kurajoz:

“Kurajo nuk është një njeri me armë në dorë. Eshtë të dish që ke humbur që pa filluar, por gjithësesi të fillosh, dhe t’i shkosh deri në fund, pavarësisht gjithçkaje. Ti rrallëherë fiton, por ndonjëherë ia del.

Nga “Të vrasësh zogun që përqesh”

 

  1. Mbi rëndësinë e të jetuarit në të tashmen

“Mbaj mend edhe këtë: është gjithmonë më e lehtë të kthesh kokën pas dhe të shohësh se çfarë ishim, dje, dhjetë vjet më parë. Eshtë e vështirë të shohim se çfarë jemi. Nëse e kupton këtë, do të ecësh përpara”.

Nga “Shko vendos një rojtar”

 

  1. Të mos vrasësh mendjen për atë që mendojnë të tjerët:

“Përpara se të jetoj me të tjerët, duhet të jetoj me veten time. E vetmja gjë që nuk i bindet rregullit të shumicës, është ndërgjegja e një njeriu”.

Nga “Të vrasësh zogun që përqesh”

 

  1. Mbi ndryshimin e perspektivës:

“Po të mos doje shumë, atëherë kishte me bollëk”

Nga “Shko vendos një rojtar”

 

  1. Mbi mirëkuptimin:

“Nuk do ta kuptosh kurrë një person, deri kur t’i mendosh gjërat nga pikëpamja e tij”.

Nga “Të vrasësh zogun që përqesh”

Leave a Reply

Back to top button