Indeksi Global i Paqes 2016 u publikua kohët e fundit nga think-tanku, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, duke zbuluar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.
Edicioni i 10-të i raportit vjetor, i cili u publikua më 8 qershor, renditi 163 vende në bazë të niveleve të tyre të paqes dhe paraqiti gjetjet në një hartë interaktive me ngjyra.
Secilit komb iu lëshua një vlerësim i paqes nga 5 (sa më i ulët rezultati, aq më i lartë është niveli i paqes), përcaktuar nga analiza e 23 faktorëve të ndarë në tre kategori: niveli i sigurisë dhe siguria në shoqëri, konflikti i brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizimi.
Islanda mori titullin e lakmuar të vendit më të sigurt në botë. Me një rezultat prej 1.192, kombi evropian renditet shumë lart për mungesën e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe gjendjen e qetë të shoqërisë.
Një vend tjetër nordik, Danimarka, zë vendin e dytë me një rezultat prej 1,246, ndërsa Austria është vendi i tretë më i sigurt në botë, me një rezultat prej 1.278.
Nga 11 vendet që konsiderohen se kanë një “nivel shumë të lartë” të paqes sipas Indeksit, tetë janë në Evropë, ndërsa Japonia (e quajtur e 9-ta më e sigurtë), Kanadaja (8) dhe Zelanda e Re (4) gjithashtu bëjnë një paraqitje të mirë. Edhe pse, Britania e Madhe (në vendin e 47-të) ose SHBA (103) nuk e kanë këtë paraqitje.
Më poshtë janë 11 vendet më të sigurta në Tokë, së bashku me rezultatet e tyre të paqes:
11. Finlanda – 1.429
10. Sllovenia – 1.408
9. Japonia – 1.395
8. Kanadaja – 1.388
7. Zvicra – 1.37
6. Republika Çeke – 1.36
5. Portugalia – 1.356
4. Zelanda e Re – 1.287
3. Austria – 1.278
2. Danimarka – 1.246
1. Islanda – 1.192 / Bota.al
Ndërkohë, Shqipëria për këtë vit është renditur në vendin e 57-të. Vendi ynë ka humbur tre vende, teksa në Indeksin e një viti më parë renditej në vendin e 54.