Horizonti.al

12 fakte psikologjike me të vërtetë interesante

screen-shot-2016-11-13-at-20-55-25

Nëse ju ua thoni objektivat tuaja të tjerëve, do të jeni më pak të prirur që t’i realizoni, sepse do të humbisni motivimin, konfirmojnë studime të ndryshme.

Mendja juaj “rishkruan” fjalimet monotone të njerëzve të mërzitshëm, për t’i bërë ato më interesante.

Ekzistojnë më shumë se 400 fobi (frikëra) që janë kataloguar prej psikologëve.

Kënga juaj e preferuar është e tillë, për shkak se ju a asocioni ndoshta me një moment tejet emocional në jetën tuaj.

Lloji i muzikës që dëgjoni ndikon në mënyrën se si ju e perceptoni botën.

Nëse shpenzoni para për të tjerët, përftoni më shumë lumturi se sa nëse i shpenzoni për vete, sipas disa studimeve.

Sipas studimeve, celësi i lumturisë është që të shpenzoni para për eksperienca dhe jo për sende.

Fobitë mund të jenë kujtime që janë përcjellë nëpër breza përmes ADN-së, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Ekziston një crregullim i rrallë mendor, në të cilin njerëzit imagjinojnë sikur po kalben, sikur kanë vdekur apo sikur janë joekzistentë.

Studiuesit po debatojnë që të shtojnë edhe varësinë nga interneti në listën e crregullimeve mendore.

1 në pesë vetë në Francë kanë përjetuar depresionin, gjë që e bën vendi më të depresionuar në botë.

Ekziston një gjen që mund t’ju bëjë të jeni negativë pjesën më të madhe të kohës. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button