Ka aq shumë informacion përreth nesh sot, saqë shpesh herë e kemi të vështirë të dallojmë të vërtetën, nga një gënjeshtër. Dhe ndonjëherë gjërat që njerëzit besojnë janë jo vetëm të çuditshme, por edhe të dëmshme.
“Legjenda”: Ne përdorim vetëm 10% të trurit
E vërteta: Pjesa më e madhe e korteksit të trurit punon me kapacitet të plotë, edhe kur jemi në gjumë.
“Legjenda”: Kur mbërrijmë moshën e rritur, qelizat e trurit pushojnë së rrituri.
E vërteta: Neuronet lulëzojnë dhe ndryshojnë gjatë gjithë jetës.
“Legjenda”: Shikimi juaj përkeqësohet kur lexoni në errësirë, apo në një monitor.
E vërteta: Sytë ju lodhen shpejt në këtë mënyrë, por pasi pushoni e marrin veten.
“Legjenda”: Fijet e djegura të flokëve mund të kurohen me shampo apo kondicioner flokësh.
E vërteta: I heq qafe vetëm duke i prerë.
“Legjenda”: Qeniet njerëzore kanë vetëm 5 shqisa. shikimin, dëgjimin, nuhatjen, prekjen dhe shijen.
E vërteta: Ne kemi të paktën 21 shqisa. Shembull: shqisa e ekuilibrit dhe temperaturës.
“Legjenda”: Eshtë më e lehtë të ftohesh kur jashtë bën ftohtë.
E vërteta: Të ftohurit shkaktohet prej viruseve dhe jo temperaturës së mjedisit.
“Legjenda”: Kur teshtijmë, zemra rri pa rrahur.
E vërteta: Ritmi i zemrës ndonjëherë ndryshon kur teshtijmë, por nuk ndalet asnjëherë.
“Legjenda”: Pijet alkoolike ju ngrohin.
E vërteta: Alkooli hollon enët sipërfaqësore të gjakut, duke ju bërë të ndiheni më ngrohtë.
“Legjenda”: Djersa mund të largojë toksinat nga trupi juaj.
E vërteta: Gjëndrat e djersës e ftohin trupin tuaj.
“Legjenda”: Karrotat përmirësojnë shikimin.
E vërteta: Karrotat ndihmojnë në parandalimin e dobësimit të muskujve, por nuk jua përmirësojnë shikimin.
“Legjenda”: Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë përsosmërisht të bardhë.
E vërteta: Ngjyra natyrale e një dhëmbi është pakëz nga e verdha.
“Legjenda”: Djegiet shërohen më mirë nëse i bën me vaj.
E vërteta: Në vendin e djegur duhet të vendosësh një gjë të ftohtë. Vaji krijon një mburojë në lëkurën tuaj që e mban nxehtësinë brenda. /bota.al