Enciklopedike

Shoqëritë e fshehta që influencuan historinë: Shoqëria “Guido Von List”

Screen Shot 2015-06-20 at 10.15.30

Përpara se nazistët të vinin në pushtet në Gjermani, Perandoria Austriake, ishte fillesa e një bashkimi të çuditshëm të nacionalizmit racor, okultizmit dhe anti-semitizmit. Një praktikues i kësaj trioje demoniake ishte Guido von List, gazetar, poet, dhe okultist vjenez, që u përqendrua veçanërisht tek alfabeti i përdorur nga popujt gjermanikë të Evropës para-kristiane.

Pavarësisht nga fakti se List, ishte paksa një sharlatan mistik, që i kishte dhënë vetë titullin aristokrat “von”, marka e tij e nacionalizmit të fshehtë austro-gjerman (që zakonisht quhet Ariosofi), u duartrokit menjëherë nga shumica e elitës së Vjenës.

E themeluar në vitin 1905, Shoqëria “Guido von List” përfshinte industrialistin Fridrih Vaniek së bashku me Karl Lugerin, një antisemit famëkeq, lideri i Partisë Kristian Sociale, që në vitin 1905 u zgjodh kryetar i bashkisë së Vjenës.

Ndërsa anëtarësimet në shoqëri vazhduan të shtohen, grupi filloi të duket më shumë si një lëvizje politike dhe u plotësua me simbolet e tij(duke përfshirë edhe svastikën) dhe gjestet (anëtarët e shoqërisë, e përshëndesnin njëri-tjetrin me përshendetje Heil). Me interesat e tyre të deklaruara, mbi misticizmin e lashtë gjerman dhe superioritetin e supozuar të racës ariane, Shoqëria “Guido von List” mbolli farën e Nacional Socializimit, dhe më pas i dha lëvizjes shumë prej gjesteve të saj teatrale dhe simbolet./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button