Bota

147 të vrarë nga sulmi në universitetin e Kenias

Screen Shot 2015-04-03 at 3.14.01 PMBilanci zyrtar është 147 viktima, pothuajse të gjithë studentë, dhe 79 të plagosur. Sulmi i militantëve islamikë të al Shabab në universitetin e Garisas, më i përgjakshmi për Kenian pas atij në ambasadën amerikane në 1998-ën. Forcat e rendit neutralizuar anëtarët e komandos duke i vrarë vetëm në fund të ditës. Ministri i Brendshëm u shpreh se operacioni kushte përfunduar me vrasjen e të katër terroristëve, dhe se kjo ishte një ditë e trishtuar për endin pasi ata arritën të vrisnin shumë të rinj. Garisa ndodhet rreth 200 kilometra nga kufiri me Somalinë nga ku vijnë dhe militantët e grupit të lidhur me Al Kaedën. Sulmi nisi në orët e para të mëngjesit ndërsa studentët ndodheshin në gjumë në dhomat e konviktit. Terroristët kishin si objektiv studentët e krishterë. Në përfundim të masakrës u evakuan rreth 590 studentë.

Leave a Reply

Back to top button