Shkencëtarët zbulojnë qeliza të fëmijëve që jetojnë në trurin e nënave. Studiuesit thonë se qelizat të tilla mikrokimerike mund të stimulojnë sistemin imunitar të frenojë rritjen e tumoreve
Nga Robert Martone
Lidhja ndërmjet një nëne dhe fëmijës është e thellë, dhe një studimi i ri tregon një lidhje fizike edhe më të thellë, sesa mund ta ketë menduar shumëkush. Të përbashkëtat psikologjike dhe fizike ndërpmjet nënës dhe fëmijës së saj, fillojnë që gjatë shtatzënisë, kur nëna është gjithçka për fetusin në zhvillim, furnizimin me ngrohtësi dhe ushqim, ndërsa rrahja e zemrës së saj ofron një qetësi të vazhdueshme. Lidhja fizike mes nënës dhe fetusit garantohet nga placenta, një organ i ndërtuar nga qelizat e të dyve, e cila shërben si një kanal për shkëmbimin e ushqimit, gazrave, dhe mbetjeve organike. Qelizat mund të emigrojnë përmes placentës ndërmjet nënës dhe fetusit, duke u pozicionuar në shumë organe të trupit duke përfshirë mushkëritë, tiroiden, muskujt, mëlçinë, zemrën, veshkat dhe lëkurën. Ato mund të ketë një gamë të gjerë ndikimesh, nga riparimi i indeve deri tek…