Horizonti.al

1623 / Kur urdhëri i Rosikrusantëve tmerroi Parisin

Screen Shot 2016-03-18 at 09.37.11

Urdhëri i lashtë mistik i rosikrusantëve (kryqëkuqve) është një prej shoqërive të fshehta më të mirënjohura, që kanë mbërthyer gjithmonë imagjinatën e publikut. Thuhet se origjina e tyre është në Egjiptin e lashtë. Ndërkohë që nuk ka siguri për këtë, ajo që dihet është se në vitin 1623 nisën të ndodhin gjëra të cuditshme në Paris. Në atë vit nisën të shfaqen shenja përreth qytetit, që duket se shpallnin ardhjen e rosikrusantëve. Shenjat thoshin: “Ne, përfaqësues të Kolegjit parësor të Vëllezërve të Kryqit të Kuq po qëndrojmë në mënyrë të padukshme dhe të dukshme në këtë qytet përmes Hirësisë së më të Lartit, drejt të cilit kthehen zemrat ë Të Drejtëve. Ne shfaqim dhe mësojmë pa libra apo shenja, se si të fliten gjithë gjuhët e vendeve ku dëshirojmë të jemi, dhe ne i largojmë njerëzit nga gabimi dhe vdekja”.

Shumë shpejt nisën të qarkullojnë histori se ishin 36 agjentë që vepronin në emër të shoqërisë misterioze, të cilët ishin betuar me dënim të Krishtërimit në këmbim të aftësisë për t’u teleportuar, për një pasuri të pafundme, si dhe aftësinë për të qenë në cdo vend dhe në cdo kohë. Pak a shumë kjo është ajo që dihet.

Zërat për urdhërin e fshehtë ishin shfaqur së fundmi në Gjermani, por askush nuk e di me saktësi se cfarë ndodhte në Francë. Kishte nga ata që thoshin se shenjat ishin vendosour nga dikush që kish dëgjuar për historitë e tyre në Gjermani dhe kishte vendosur që të trembte fqinjët parizienë. Në atë kohë, populli i Parisit ishte cmendur disi prej shtrigave, dhe ka gjasa që këto shenja i hodhën benzinë zjarrit, duke e bërë kohë të vështirë për të qenë shkencëtar. Ende nuk dihet nga erdhën shenjat, por nëse qëllimi i tyre ishte të tmerronin Parisin, ia dolën./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close