Bota

190 të vrarë nga puçi në Turqi, kryeministri: Do diskutojmë rikthimin e dënimit me vdekje

Screen Shot 2016-07-16 at 12.01.18Umit Duncar, i cili ishte zgjedhur si shef në detyrë i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 190.

Ndërkohë, kryeministri turk doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke thënë se autorët do të marrin dënimin më të lartë. Sipas Binali Yildirim edhe pse Turqia e ka hequr dënimin me vdekje, qeveria do të diskutojë mundësinë e rikthimit të tij.

“Arritëm t’i bëjmë ballë situatës së krijuar. Qytetarët tanë i janë kthyer tashmë jetës normale. Organizatorët e grushtit të shtetit do të dalin para drejtësisë, ndërsa dua të shpreh mirënjohjen time për përgjigjen e unifikuar që populli turk i dha tentativës për puç” – tha kreu i ekzekutivit.

Ndërkohë, Ankaraja zyrtare vijon të akuzojë Fetullah Gylen si organizator të ngjarjeve të mbrëmshme, edhe pse ky i fundit e ka dënuar tentativën për puç ushtarak.

Lista e të vrarëve:

41 oficerë të policisë

2 ushtarë

47 civilë

104 njerëz të përshkruar si puçistë.

Leave a Reply

Back to top button