Keshilla
20 copëza urtësie të thellë, nga samurajët japonezë
Më poshtë po rendisim 20 prej ideve më të thella që udhëhiqnin jetën e samurajëve, luftëtarët-filozofë të mesjetës dhe fillimeve të epokës moderne në Japoni. Për ta, përsosmëria ishte vlera më e lartë. Pavarësisht kalimit të kohës dhe dallimeve në kultura, të gjithë mund të mësojmë gjëra të rëndësishme nga idetë e tyre.
- Para se t’i thoni dikujt mendimin tuaj, konsideroni nëse do të jenë në gjendje për ta pranuar atë.
- Njeriu duhet të korrigjojë gabimet e veta, sapo i bën. Nëse e bën këtë pa vonesë, të gjitha shkeljet do i falen shpejt.
- Ai që përdor dhunën kur është i dehur, nuk është vetëm i nxituar, por edhe burracak.
- Njeriu gjithmonë duhet të shmangë sasitë e mëdha të alkoolit, krenarisë së tepruar dhe luksit të madh.
- Të bësh një pyetje edhe kur e di përgjigjen, është thjesht një akt mirësjelljeje. Të bësh pyetje kur nuk e di përgjigjen është një domosdoshmëri absolute – nuk duhet të jesh kurrë shumë krenar, për ta bërë këtë.
- Kur hasni dështime dhe vështirësi, është jetike që të vazhdoni të ecni përpara, me guxim dhe me gëzim.
- Një person nuk ka fare vlerë, nëse nuk e kupton vlerën e vërtetë të momentit të tanishëm.
- Ai që nuk ka zotëruar trupin dhe mendjen e vet, që në krye të herës, nuk do e kapërcejë kurrë armikun.
- Njeriu duhet të marrë përgjegjësi, vetëm për atë që mund të arrihet në një ditë të vetme. Çdo ditë e re, duhet të shihet si një mundësi për arritjen e objektivave individuale.
- Asgjë tjetër nuk ka me të vërtetë rëndësi, përveç qëllimit themelor që keni vënë në këtë moment të tanishëm të kohës. Jeta e një njeriu është, një seri momentesh të tashëm, të njëpasnjëshëm.
- Njeriu duhet që gjithmonë të peshojë vlerën dhe të konfirmojë të vërtetën e çdo fjale që ka ndërmend të thotë.
- Mësimdhënia e bën atë që është nga natyra inteligjent, edhe më të mencur. Por, natyrisht nuk duhet hequr dorë nga ata që s’kanë inteligjencë.
- Ne s’mund ta dimë kurrë se sa shumë supozimet tona mbi të tjerët janë të vërteta.
- Fatkeqësia u vjen atyre që, të vetëkënaqur, mendojnë se suksesi në të ardhmen është i pashmangshëm, dhe për këtë arsye lejojnë t’u ikë nga duart, kontrolli mbi çështjet e tyre. Eshtë marrëzia më e madhe që të lësh për nesër, zgjidhjen e problemeve më urgjente.
- Nëse iluminoheni në një fushë të jetës, në këmbim do të gjeni iluminim edhe në tetë fusha të tjera.
- Edhe një fjalë e vetme e folur, shpesh është e mjaftueshme për të zbuluar forcën apo burracakërinë e një njeriu.
- Ajo që quhet shpesh bujari, është në fakt dëshmi e një ndjenje të thellë dhembshurie.
- Njeriu duhet të kalojë gjithë jetën e vet, duke mësuar me zell, sa më shumë që të mundet. Në këtë mënyrë do të bëhet një njeri më i zhvilluar dhe i realizohen, me çdo ditë që kalon. Objektivi i përsosmërisë totale nuk ka fund.
- Njeriu kurrë nuk duhet ta trajtojë një person tjetër me vrazhdësi, në qoftë se tjetri vjen tek ai për ndihmë – edhe në qoftë se është i zënë.
- Qëndrojuni fort atyre që besoni dhe mos u largoni prej tyre. Në vend që të rraskapiteni duke u përpjekur për të pranuar shumë këndvështrime të ndryshme, qëndrojini fort besimit të asaj që duket përjetësisht e vërtetë për ju. /www.bota.al